Politikat Publike si mision i qeverisjes

» Klasifikimi i politikave publike

Politikat publike janë të shumta.  Sipas studjuesit amerikan Th.J.Lowi, në parim, ekzistojnë katër kategori të mëdha të politikave publike: ato distributive, rregullatore, ridistributive dhe konstitutive. Në mvartësi të tipit të përftuesve prej politikave publike (individ apo grup) dhe tipit të detyrimit (direkt apo indirekt). që përdoret për zbatimin e tyre, ato paraqiten në tabellën e mëposhtëme: […]

» Formësimi i një politike publike

Një politikë publike përkufizohet si një rradhë vendimesh ose veprimesh koherente, të ndërmara prej aktorëve të ndryshëm, publikë ose nganjëherë privat, burimet, lidhjet institucionale dhe interesat e të cilëve ndryshojnë, për të zgjidhur një problem të konsideruar politikisht si shoqëror. Kjo tërësi vendimesh dhe veprimesh, të formalizuar në akte përkatëse me natyrë më shumë ose […]

» Fazat e politikave publike

Fazat e një procesi të politikave publike formojnë atë që zakonisht quhet cikli i politikave publike. Një model standart i ciklit të politikave publike është si më poshtë: – identifikimi i problemit (Problem definition). Që Shteti të filloj të veprojë mbi një problem, duhet së pari të njohë ekzistencën e tij. Kjo është pika e […]

» Përbërsit e një politike publike

E lidhur ngushtë me kushtet e formësimit të një politike publike, janë dhe pesë elementët përbërës të saj: – Një përmbajtje: një politikë publike është një tërësi elementesh material (për shëmbull, teksti juridik), elementesh buxhetorë dhe aktesh administrative; këtu futet edhe elementi simbolik që motivon veprimin e Shtetit: fjalimet e disa aktorëve, disa qëndrime në fushata […]

» Aktorët e politikave publike

Pikënisja nga duhet të nisemi është që nuk janë asnjëherë as politikanët, as qeveritarët, ata që prodhojnë vetë politikat publike. Përgjithësisht është e pranuar që aktorët e politikave publike janë: – Aktorët institucional (qeveritë dhe parlamentet) – Administrata publike – Partitë – “Aktorët e rinj institucional” (gjykatat kushtetuese dhe autoritetet rregullatore) – Subjektet private bartëse […]

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan