Parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës publike

Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Në Shqipëri një ligj i tillë miratua në tetor 2012, megjithatë objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës publike, kryesisht asaj qëndrore.

Në përputhje me këtë ligj administrata publike, është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, kryer shërbimet publike dhe hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit te Ministrave. Administrata shtetërore ka personalitet juridik publik dhe përbëhet nga struktura të organizuara në mënyrë hierarkike.

Administrata publike organizohet dhe funksionon sipas parimeve të unitetit dhe hierarkisë, llogaridhënies, dekoncentrimit, qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësisë, ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të administratës publike.

1. Sipas parimit të unitetit dhe hierarkisë, administrata publike organizohet në mënyrë të atillë që çdo organ, institucion apo njësi administrative, është në varësinë dhe i raporton një organi, institucioni apo njësie administrative eprore.

2. Sipas parimit të llogaridhënies, çdo organ, institucion apo njësi administrative, i nënshtrohet drejtimit dhe mbikqyrjes nga organi epror përkatës, si për veprimtarinë e vetë ashtu edhe për atë të organeve, institucioneve apo njësive administrative vartëse.

3. Sipas parimit të dekoncentrimit, kryerja e funksioneve administrative, që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me personat privatë, organizohet të kryhet sa më afër tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit të tyre në informacion, në shërbimet publike, si dhe një pjesëmarrjeje të përshtatshme në proçedimin administrativ sipas ligji.

4. Sipas parimit të qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive, ndarja dhe caktimi i funksioneve dhe detyrave administrative, ndërmjet organeve, institucioneve dhe njësive administrative, duhet të jetë specifike, të shmangë mbivendosjen, transparente dhe të bëhet publik në mënyrë të përshtatshme.

5. Sipas parimit të ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, caktimi dhe shpërndarja e përgjegjësive si dhe organizimi i administratës publike, duhet të sigurojë efektivitetin në kryerjen e funksioneve dhe detyrave, efiçencën në arritjen e objektivave të politikave te miratuara si dhe ekonominë në përdorimin e të mirave dhe fondeve publike.

6. Sipas parimit të bashkëpunimit organet, institucionet dhe njësitë administrative si dhe nëpunësit publikë në të gjitha nivelet e administratës, bashkëpunojnë ndërmjet tyre si dhe me organet e institucionet e pavarura, për arritjen e objektivave ligjore që u janë besuar, në përputhje me ligjin.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi