Forcat e Armatosura

Forcat e Armatosura  kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin nr.7978, datë 26.7.1995 “Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, megjithëse në websitin e Ministrisë së Mbrojtjes ky nuk është i publikuar. Ligji që përcakton pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të detyrës dhe të shërbimit ushtarak, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre, është Ligji Nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të forcave të armatosura”

Shtetasi shqiptar, nga dita që fillon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak, fiton statusin e ushtarakut dhe gëzon të drejtat, si dhe përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore.

Këtë status e gëzojnë: ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, ushtarakët e shërbimit aktiv të përkohshëm, ushtarakët e shërbimit aktiv të detyrueshëm, të thirrurit në stërvitje ushtarake, për kohën e stërvitjes, ushtarakët në rezervë, në lirim ose në pension, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin përkatës dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore.

Në Status përcaktohen të drejtat dhe detyrat e ushtarakut, pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet, trajtimi i familjarëve të ushtarakut kur ushtaraku humbet jetën, si dhe të drejtat shoqërore të ushtarakut dhe familjes së tij.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi