Aktorët e politikave publike

Pikënisja nga duhet të nisemi është që nuk janë asnjëherë as politikanët, as qeveritarët, ata që prodhojnë vetë politikat publike. Përgjithësisht është e pranuar që aktorët e politikave publike janë:

– Aktorët institucional (qeveritë dhe parlamentet)

– Administrata publike

– Partitë

– “Aktorët e rinj institucional” (gjykatat kushtetuese dhe autoritetet rregullatore)

– Subjektet private bartëse të interesave specifike (grupe, lëvizje, shoqata)

– Ekspertët

aktorët institucional i dorës së parë është roli i politikanëve në qeveri dhe në parlament. Të qeverisësh do të thotë të bësh politika publike. Burimet e qeverisë janë gjithmonë po ato: fuqia kushtetuese, kontrolli mbi financat publike, informacioni dhe media. Vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të rolit të shefit të ekzekutivit për shkak të ndikimit të ndërvarësisë ekonomike. Megjithatë zgjidhja e problemeve varet nga kapacitetet e vet qeverisë. Megjithë “rënien” e parlamenteve, në shumë aspekte parlamentet luajnë një rol të rëndësishëm në politikat publike. Kjo varet nga kapaciteti përfaqësues i tyre, nga kontrolli i partive, nga rregullat e brëndëshme të parlamenteve (sidomos kontrolli i qeverisë mbi kalendarin e punimeve dhe procedurat e zbatuara në komisionet parlamentare), nga kapacitetet dhe profesionalizmi i shërbimeve parlamentare. Parlamenti mund të loz një rol të rëndësishëm sidomos në vlerësimin e politikave publike.

Gjithçka që vendoset nga politikanët, kalon nëpër “duart” e administratës publike, ose të burokracisë, e cila, sipas ligjit, duhet të jetë neutrale, racionale, legale dhe funksionale. Ka një numër të madh modelesh dhe strukturash të organizimit të saj, të cilat, në parim, vendosin atë lidhje të nevojshme me pushtetin politik. Forca e saj buron nga pushteti legjitim i politikës, ndërsa suksesi i politikave publike varet shumë nga profesionalizmi i administratës. Në procesin e bërjes së politikave është me rëndësi të njihen raportet e bashkëveprimit të administratës me aktorët e tjerë të grupeve të interesit dhe ekspertët e jashtëm, si dhe konfliktet e interesave brënda vetë administratës.

Në fazat e ndryshme të procesit të bërjes së politikave gjithmonë e më shumë po rritet roli i organizatave private dhe të shoqërisë civile (grupet e lobbing apo të think thank). Shpesh këto organizma, megjithëse të pavarura, ndërthuren me partitë dhe grupet e interesit; megjithatë ato janë të varura më shumë nga strukturat qeveritare që disponojnë burimet e rëndësishme të financimit. Në këtë kategori futen dhe grupet private mediatike, sidomos ato të televizionit dhe të gazetave.

Në realiste, rolet e aktorëve të përmëndur më sipër ndërthuren midis tyre duke formuar sisteme aktorësh, që ndërhyjnë në mënyrë pak a shumë të konsoliduar në procesin e bërjes së politikave publike. Ndikimi i tyre në sistemin politik është gjithmonë dhe më i madh. Sipas disa studjuesve, tre janë modelet e ndërveprimit midis aktorëve të politikave publike:

  • Trekëndëshi i hekurt (Iron triangles)
  • Rrjetet e politikës (Policy Networks)
  • Komunitetet e politikës (Policy communities)

iron triangles përfshihen tre grupe aktorësh: Komisionet parlamentare, axhensitë administrative qeveritare dhe grupet e interesit. Këta trekëndësha janë të shumtë sepse veprojnë në të gjitha fushat e politikave publike. Qëndrueshmëria e tyre bazohet në kapacitetet reciproke të sejcilit përbërës për arritur synimet e tyre dhe për këtë arësye sejcili kontribuon në funksionalitetin e trekëndëshit në të gjitha fazat e procesit.

Modeli i rrjeteve ndryshon nga modeli i trekëndëshit sepse është shumë më pak i strukturuar, ai është më i hapur ndaj pjesmarrsve, por ndërveprimet e tyre janë të rastit dhe episodike. Për këto arësye ndikimi i tyre mund të çoj në politika publike më pak të qëndrueshme dhe jo të kontrollueshme. Ky model është më i përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sistemet politike të Europës është formuluar modeli i komuniteteve të politikës (policy communities). Në këtë model aktorët vazhdojnë të jenë të shumtë, si në atë të rrjeteve, por janë gjithmonë të njëjtë. Këto komunitete funksionojnë përmes kontakteve me politikanët, njërzit e administratës, përfaqësuesit e grupeve të interesit si edhe me ekspertët e njohur. Ky ndërveprim varet nga njohjet personale dhe synon në procesin vendmmarrës për të arritur një zgjidhje që kënaq interesat reciproke. Ky model është shpesh i ngjashëm me atë të qeverisë së partisë.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan