Mbrojtja Sociale

Mbrojtja sociale është tërësia e mekanizmave të ndihmës kolektive që u lejon individëve ose familjeve të përballojnë financiarisht pasojat e rreziqeve sociale, dmth situatave që mund të shkaktojnë ulje të burimeve ose rritje të shpenzimeve (pleqëria, sëmundjet, invaliditeti, papunësia, shpenzime të familjes, etj). Mbrojtja sociale përfshin njëherësh objektiva materialë (për shëmbull, t’u lejojë individëve të mbijetojnë kur ata janë sëmurë, ose të moshuar, ose të përballojnë shpenzime të një familje me shumë anëtarë) dhe objektiva socialë (të ul mosbarazinë para rreziqeve të jetës dhe të sigurojë individëve një minimum të ardhurash për t’ju siguruar atyre një integrim në shoqëri).

Ajo jepet nga institucione: së pari janë Sigurimet shoqërore (mbrojtja kundër sëmundjeve, pleqërisë, etj), por jo vetëm ato. Është gjithashtu vetë Shteti, buxheti i të cilit siguron disa shpenzime (bursat shkollore, shpërblimet për të papunët, kur u takojnë, etj) dhe organet e qeverisjes vendore (për shëmbull, komunat mund të marrin në ngarkim shpenzime të pensionistëve që kanë pak të ardhura, si shpenzimet e transportit). Së fundi, organizata private (organizatat e Karitas-it) marrin në ngarkim gjithashtu një pjesë të mbrojtjes sociale, sidomos për pjesët më të marxhinalizuar të popullsisë.

Shumica e shpenzimeve të mbrojtjes sociale financohen nga kontributet e detyrueshme. Tatimet lejojnë të paguhen shpenzimet e rregjistruara në buxhetet e shtetit ose të qeverisjes vendore. Kuotat sociale të punëmarrsve dhe të punëdhënësve lejojnë të financohen shpenzimet e sigurimeve shoqërore.  Organizatat private janë financuar prej ndihmave të veçanta dhe prej subvencioneve eventualisht të marra nga Shteti, nga qeverisja vendore ose edhe nga organizmat mbi nacionale (Bashkimi evropian derdh subvecione në disa shoqata që merren me ndihmën ushqimore ose strehimin e të përjashtuarve, për shëmbull).

Rreziqet kryesore të mbuluara nga mbrojtja sociale janë si më poshtë:

–       shëndeti, që përfshin sëmundjet, invaliditetin, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;

–       familja, që integron pagesat familjare (alokimet familjare, ndihmat për fëmijët), shpërblimet ditore dhe pagesat ndaj nënave;

–       pleqëria dhe mbijetesa, që përfshijnë kryesisht pensionet;

–       banesa, që përfshin kryesisht alokimet për banesën;

–       punësimi, që përmbledh disa dispozitiva që lidhen me kualifikim dhe rikualifikimin profesional si dhe pagesat e papunësisë;

–       varfëria dhe përjashtimi social, që grupon pagesa të ndryshme në favor të personave të mbetur pa të ardhura.

Mbrojtja sociale realizohet nëpërmjet organizmave të ndryshme të sigurimeve shoqërore (sigurimi shëndetësor, pagesat familjare, sigurimi i pleqërisë, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale) dhe institucioneve të tjera (regjimet plotësuese të pensionit, regjimi i papunësisë, regjimet plotësuese fakultative të sigurimit shëndetësor dhe institucionet e ndihmës. Organizimi është shumë iaë ndryshëm sipas vendeve.

Sistemi i mbrojtjes sociale luan një rol shumë të rëndësishëm në shpërndarjen e rishpërndarjen e të ardhurës kombëtare në favor të shtresave me nivel më të ulët të ardhurash, duke ndihmuar kështu për një drejtësi më të madhe shoqërore dhe zbutjen e kontradiktave ndërmjet shtresave të ndryshme.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi