Ç’janë politikat publike?

Termi “politikë publike” është  shumë i vonshëm. Ai është futur në gjuhën e shkencave politike dhe administrative evropiane në vitet ’70 si përkthim fjalë për fjalë i termit “public policy”.

Në bazë të këndvështrimit të shoqërisë dhe të raporteve të saj me politikën, politika mund të ndahet në tre degë, që sipas teminologjisë anglosaksone quhen: politics, policy dhe polity. Me politics nënkuptohen veprimtaritë e partive të ndryshme politike, ose të grupeve të ndryshme për të bërë të mundur marrjen e pushtetit politik. Me policy nënkuptohen ligjet ose aktet e tjera juridike të realizuara nga pushteti politik për të menaxhuar pasurinë publike. Me polity nënkuptohet konsensusi nga ana e trupit elektoral për pushtetin politik dhe kohezioni ndër-shoqëror i grupeve dhe shtresave të ndryshme. Tre aspektet ndërthuren dhe influencojnë në njëra tjetrën duke realizuar dinamika komplekse socio-politike.

Në qasjen anglosaksone termi policy, duket i kundërt me termin politics, në kuptimin thjesht të raporteve të partive dhe të politikanëve.  Në Evropën kontinentale është e përhapur ideja se politika në kuptimin e politics dhe politika në kuptimin e policy janë dy aspekte të të njëjtit fenomen. Në qasjen anglosaksone të dy termat njohin një diferencë jo vetëm leksikore, por edhe thelbësore. Në Europë, vetëm Britania e Madhe njeh diferencën midis politics dhe policy për shkak të uniformitetit të gjuhës dhe shkëmbimit tradicional kultural me SHBA. Për të gjithë vendet e tjera europiane, termat ruajnë formën e tyre të importuar dhe diferencimi midis politics dhe policy është praktikisht në proces. Edhe në gjuhën shqipe dallimet në termat nuk vihen në dukje sepse përfshihen në të njëjtën fjalë: “politika”.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan