Ç’është vlerësimi i Politikave Publike?

Vlerësimi i Politikave Publike është shfaqur në Shtetet e Bashkuara në vitet 1960, para se të zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar, në vendet Skandinave, pastaj në vendet e tjera të demokracive perëndimore njëzet vjet më vonë. Duke filluar nga viti 1990, me inisiativën e Bashkimit Evropian janë vendosur rregulla sistematike në kuadër të financimeve që ai u jep  shteteve anëtare. I lidhur fort me racionalizimin e veprimit publik, vlerësimi i politikave publike synon të përcaktoj se në çfarë mase një politikë publike ka arritur objektivat e vendosura dhe ka prodhuar impaktet e pritura nga publiku.

Në Evropë vlerësimi konsiston përgjithësisht në analizimin e rezultateve të një ndërhyrjeje publike për të ditur nëse janë arritur objektivat e vendosura. Në një kuptim më të gjërë, vlerësimi synon ndërtimin e një gjykimi mbi vlerën e ndërhyrjes publike, që bazohet mbi “rezultatet e saj, impaktet e saj dhe nevojat që kjo ndërhyrje kërkon të plotësoj” dhe duke u mbështetur mbi të dhënat empirike të grumbulluara e të analizuara në mënyrë specifike për këtë qëllim. Në Francë në një dekret të vitit 1990 preçizohej: ” të vlerësohet një politikë do të thotë të kërkohet nëse mjetet juridike, administrative ose financiare të vënë në dispozicion, mund të prodhojnë efektet e pritura prej kësaj politike dhe të priten objektivat e fiksuara”.

Kur vlerësimi porositet nga një institucion, ai i përgjigjet përgjithësisht pyetjeve precize (për shëmbull, “Në ç’farë rasti ndërhyrja X ka lejuar të papunët të gjejnë një punë të qëndrueshme dhe përse?”). Marrësit e konkluzioneve dhe rekomandimeve të vlerësimit janë kryesisht autoritete publike, por gjithashtu institucione demokratike, partnerët e tyre publik ose privat, komuniteti shkencor ose më përgjithësisht, qytetarët.

Vlerësimi quhet “ex ante” nëse ai kryhet para fillimit të ndërhyrjes së studjuar; i ndërmjetëm ose final, nëse ai zhvillohet gjatë ose në fund të ndërhyrjes; “ex post” kur ai kryhet pas përfundimit të ndërhyrjes së vlerësuar. Vlerësimi mund të bëhet nga brënda nëpërmjet përgjegjësave operacional të ndërhyrjes (autovlerësimi), ose nëpërmjet një shërbimi të specializuar në vlerësime, ose akoma i besohet një të treti, një autoriteti administrativ të pavarur, ose një ekipi profesionistësh me kontrat.

Për porositësit e një vlerësimi, ai shërben për të:

– njojtur, përshkruar dhe matur (pa gjykuar) realitetin e një programi, ose të një ndërhyrjeje, sa ai plotësoi nevojën, arritjen e objektivave të tij dhe të efekteve të tyre. Ky është qëllimi i quajtur njohës i vlerësimit.

– gjykuar: vlerësimi ndihmon përgjegjësit politik të bëjnë një gjykim mbi arritjet dhe dështimet e ndërhyrjeve; vlerësimi bazohet mbi të dhëna empirike dhe kritere eksplicite, si dhe një analizë të mbështetur (qëllimi normativ).

– përmirësuar dhe vendosur se ç’duhet të bëj: vlerësimi shërben për të ndihmuar marrjen e vendimit, përshëmbull, riorjentimin strategjik ose përshtatjen operacionale të politikave publike (qëllimi instrumental).

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi