Ç’është Referendumi?

Referendumi është një institucion juridik elektoral.

Referendumi është një procedurë e demokracisë gjysëmdirekte nëpërmjet të cilit qytetarët e një territori të dhënë thirren për të shprehur një qëndrim mbi një propozim që u nënshtrohet atyre, që një autoritet tjetër ka marrë ose që do të marrë.

Nëse shumica e demokracive bashkëkohore kanë organizuar referendume gjatë historisë së tyre, vetëm në pak vende këto janë institucionalizuar si një mënyrë e rregullt qeverisje. Gjysma e 800 referendumeve të organizuar në nivel kombëtar në botë deri në fund të vitit 1993, kanë qënë në Zvicër. Në shumicën e vendeve vendimi për të organizuar një referendum mbështetet mbi partitë politike në pushtet në mënyrë që të bëjnë të vlefshme orjentimet e tyre. Përdorimi i referendumeve ka një rritje të ndjeshme vetëm në Zvicër, në Itali dhe në disa shtete të SHBA.

Kërkesat, disiplina dhe karakteristikat janë të rregulluara në mënyra të ndryshme në akte të ndryshme ligjore.

Praktika e procesit të referendumit si shprehje  e demokracisë direkte ka treguar një numër kufizimesh, që mund të përmblidhen në tre:

  • Referendumi është i lidhur me axhendën politike të organizatorëve të tyre, që kontrollojnë sidomos kalendarin e tyre si dhe formulimin e çështjes (pyetjes) të shtruar (proces i kontrolluar dhe pro hegjemonik).
  • Çështjet e trajtuara janë nganjëherë komplekse dhe mund të kërkojnë një ekspertizë të caktuar, që nuk është e dëgjueshme në një debat të rrethuar me emocione ose gjatë një konsultimi të hapur populist.

Referendumi, me përkufizim, shërben për të përforcuar dhe madje për të ratifikuar marrjen e vendimit me shumicë të thjeshtë në dëm të interesave të pakicave dhe të individëve

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi