Formësimi i një politike publike

Një politikë publike përkufizohet si një rradhë vendimesh ose veprimesh koherente, të ndërmara prej aktorëve të ndryshëm, publikë ose nganjëherë privat, burimet, lidhjet institucionale dhe interesat e të cilëve ndryshojnë, për të zgjidhur një problem të konsideruar politikisht si shoqëror. Kjo tërësi vendimesh dhe veprimesh, të formalizuar në akte përkatëse me natyrë më shumë ose më pak detyruese, synon të ndryshoj sjelljen e grupeve sociale të supozuar në origjinën e problemit  që duhet të zgjidhet (grupi i shënjuar), në interes të grupeve sociale që pësojnë efektet negative të problemit në fjalë (përfituesit finalë).

Kështu, që një politikë publike të mund të formësohet, ajo duhet të marrë parasysh:

            a) Zgjidhjen e një problemi publik:

Një politikë publike synon të zgjidhi një problem social të njojtur politikisht si publik, dhe që kërkon rivendosjen e komunikimit të ndërprerë ose të rrezikuar midis shumë aktorëve social. Përkufizimi i propozuar supozon rinjohjen e një problemi, dmth të një situate sociale të pakënaqur, zgjidhja e së cilës i nënshtrohet një veprimi të sektorit publik.

            b) Ekzistencën e një grupi të shënjuar në origjinë të problemit publik:

Çdo politikë publike synon të orjentoj sjelljen e grupeve të shënjuar, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose duke vepruar mbi mjedisin e tyre. “Modeli shkakësor” që nënkupton koherencën e politikës publike çon në identifikimin e grupeve të shënjuara të politikës, dmth të grupeve sociale, sjellja e të cilëve supozohet se është në origjinë të problemit publik që duhet zgjidhur.

            c) Koherencën të paktën e qëllimshme (në funksion të një qëllimi):

Një politikë publike zbatohet me një orjentim të dhënë. Ajo supozon një “teori të ndryshimit social” ose  një “model shkakësor”, që politika publike do të tentoj për të zgjidhur problemin publik të konsideruar. Ajo supozon gjithashtu që vendimet ose veprimet e ndërmarra janë të lidhura me njëra tjetrën përmes një programi. Kështu, një mungesë e koherencës manifestohet në rastin kur masat e programuara, që synojnë vetë grupet e shënjuara, nuk janë në përputhje me qëllimin e legjislatorit.

            d) Ekzistencën e shumë vendimeve dhe veprimeve:

Politikat publike karakterizohen nga një tërësi veprimesh që tejkalojnë nivelin e vendimit të vetëm ose specifik; në këtë rast ato  konsiderohen si një “lëvizje sociale e përgjithshme”.

            e) Programin e ndërhyrjeve:

Kjo tërësi vendimesh dhe veprimesh duhet të përmbaj masa zbatuese konkrete dhe të specifikuara. Në këtë mënyrë plani i masave mund të konsiderohet si një element i një politike publike. Nëse veprimet nuk janë të specifikuara, ai do të ishte i pazbatueshëm. Programi i ndërhyrjeve  duhet të sigurojë një vazhdimësi të elementëve përbërës të një politike publike.

            f) Rolin kyç të aktorëve publik:

 Kjo tërësi vendimesh dhe veprimesh nuk mund të konsiderohet një politikë publike nëse ata që i ndërmarrin nuk sillen si aktorë publikë; e thënë ndryshe, duhet që aktorët e një sistemi politiko-administrativ ose aktorët privat të kenë legjitimitetin e vendimarrjes ose të veprojnë mbi bazën e një delegimi sipas procedurave ligjore. Nëse ky kusht nuk është plotësuar,  tërësia e vendimeve të marra do të konsiderohet si një politikë “korporatiste” ose madje “private. Kështu, politikat e zbatuara nga kompanitë shumëkombëshe kërkojnë vendime dhe përgjegjësi tepër të brëndëshme.

             g) Egzistencën e akteve të formalizuara:

Një politikë publike supozon prodhimin e akteve, ose outputeve, që do të orjentojnë sjelljen e grupeve ose individëve të shënjuar në origjinën e problemit. Në këtë kuptim, përkufizimi i një politike publike supozon ekzistencën e një fase të zbatimit konkret të masave të vendosura. Ndërkaq, analizat e politikave publike në disa raste, vënë në pah një mosndërhyrje të aktorëve politiko-administrativ, ose një mungesë të një numri mjetesh të ndërhyrjes.

Formësimi i një politike publike duhet të mbaj parasysh edhe disa elementë përbërës të politikës.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi