Organizimi i ministrive

Ministria është person juridik, publik, që përfaqësohet dhe drejtohet nga ministri. Ministria mbështet, në aspektin teknik, veprimtarinë e ministrit. Fusha e veprimtarisë shtetërore, që përfshihet brenda një ministrie, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Struktura dhe organika e ministrisë përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përkatës. Rregullat e organizimit dhe funksionimit të ministrisë përcaktohen në rregulloren e brendshme, që miratohet nga ministri.

Çdo ministri ka njëherësh një kabinet, një administratë qëndrore me seli në Tiranë dhe shërbimet e dekoncentruara sipas ndarrjes administrative territoriale të vendit. Kabineti përbëhet nga bashkëpunëtorët personal të ministrit, që zakonisht quhen funksionarë politik. Detyrat brënda kabinetit përcaktohen nga ministri, i cili bën edhe  emërimin ose shkarkimin i funksionarëve politikë. Kabineti nuk është një strukturë e përhershme, ajo ndryshon me ndryshimin e ministrit.

 Zëvendësministri zëvendëson ministrin, ai emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil i i ministrisë. Ai emërohet në detyrë sipas procedurave të shërbimit civil. Sekretari i Përgjithshëm drejton dhe koordinon punën në aparatin e ministrisë për të përmbushur funksionin mbështetës të veprimtarisë ministrisë dhe të Këshillit të Ministrave. Ai sheh  përputhshmërinë e ligjore të akteve dhe administron buxhetin e ministrisë.

 Administrata qëndrore është e grupuar sipas Drejtorive të përgjithshme dhe Drejtorive në përbërje të tyre. Këto janë struktura të përhershme dhe personeli i tyre ka statusin e nënpunësit të shërbimit civil. Ato duhet të marrin pjesë në formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave publike sipas sektorëve përkatës në përputhje me ligjet në fuqi dhe programin politik të qeverisë. Në një kontekst të përgjithshëm, funksionet kryesore të tyre janë:

            – rregullimi dhe kontrolli,

            – programimi dhe koordinimi,

            – asistenca teknike ndaj institucioneve publike,

            – menaxhimi i brëndshëm.

Megjithatë, funksionet dhe detyrat ministeriale nuk janë të ngurta, ato janë në mvartësi të strukturës së ministrisë. Ato përbëjnë atë që quhet burokracia ministeriale, që luan një rol qëndror në procesin e vendimmarrjes publike.

Ministritë disponojnë gjithashtu shërbimet e dekoncetruara në territorin e vendit në përputhje me ndarjen administrative. Funksionet e tyre kanë një karakter administrativ në zbatim të ligjeve dhe vendimeve të caktuara të qeverisë. Ato nuk duhet të ngatërrohen me organet e qeverisjes vendore. Të tilla janë për shëmbull, drejtoritë arësimore, drejtoritë shëndetësisë, drejtoritë e privatizimit, etj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi