Çfarë është reforma e Shtetit?

Termi “reformë e Shtetit” përcakton veprimet e tipit legjislativ ose rregullator, që duhet të sjellin një ndryshim thelbësor të organizimit, të fushës së tij të veprimit, ose të metodave të funksionimit të shtetit, domethënë të administratës së tij. Objektivi i kësaj lloj reforme strukturore,  sipas “menaxhimit të ri publik“, është të paksojë kostot e funksionimit, eventualisht nëpërmjet rritjes së produktivitetit, të përmirësoj shërbimin ndaj qytetarëve, të zvogëloj taksat, ose akoma të paksoj autoritetin e shtetit mbi ekonominë. Në vendet e zhvilluara, gjatë viteve 1980, 1990 dhe 2000 reforma të rëndësishme të Shtetit janë kryer në favor të informatizimit dhe zbatimit të parimeve të “qeverisjes së mirë“. Sipas OCDE, reforma e Shtetit është e nevojshme për të rritur performancën e tij. Ajo përgjithësisht konsiston në kalimin e shtetit prej një funksionimi administrativ në një funksionim menaxhues, nga një sistem burokratik në një tërësi mekanizmash të frymëzuara nga “menaxhimi i ri publik“.

Reforma e Shtetit nuk është një ide e re. Mund të konsiderohet që ajo është një kostante e përhershme, nëse krahasohet historia institucionale e Francës dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar qysh prej 1815.

Shprehja “reformë e Shtetit” në Francë fillon të përdoret në vitet 1990 për të përcaktuar veprimet e bëra për të përmirësuar funksionimin e administratës. Si term ajo ekzistonte në vitet 1930, por me një kuptim të ndryshëm: atëherë ajo nënkuptonte reformat e institucioneve. Me Raportin e misionit mbi përgjegjësitë dhe organizimin e Shtetit, në vitin 1994 kalohet prej reformës administrative në reformën e Shtetit. Nocioni ndryshon dimension dhe zgjerohet: Reforma e Shtetit përfshin Reformën Institucionale dhe Reformën Administrative. Në të vërtetë, shprehja e re përcakton një politikë të reformës të administratës (reforma administrative) tani e tutje të bashkuar me një ripërkufizim të përgjegjësive të Shtetit dhe të misioneve të tij kryesore. Së fundi, qysh prej viteve 2000, shprehja “modernizim i Shtetit” përdoret zakonisht krahas asaj “të reformës së Shtetit”.

Reforma e Shtetit disponon struktura institucionale: një ministër ose sekretar shteti dhe struktura ndërministeriale. Aktualisht, për shëmbull në Francë, shërbimet e ndryshme të ngarkuara me reformën e Shtetit janë rigrupuar në gjirin e Drejtorisë së përgjithshme të Modernizimit të Shtetit, e krijuar me dekretin e 30 dhjetorit 2005. Ajo rezulton si rigrupim i katër strukturave: Delegacionit të modernizimit të menaxhimit publik dhe te strukturave të Shtetit, Delegacionit të thjeshtimeve administrative, Axhensisë për zhvillimin e administrimit elektronik dhe Drejtorisë së Reformës buxhetore. Në eksperiencën e qeverive shqiptare, një strukturë e tillë analoge, Ministri Shtetit për Reformat, ka funksionuar për herë të parë në qeverinë Nano (1997).

Më shumë për këtë temë:
Ç’farë është Reforma Strukturore

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi