Çfarë janë financat publike?

Financat publike janë financat e personave publikë, domethënë:

  • të Shtetit dhe ndërmarrjeve të tij publike,
  • të qeverisjes vendore dhe ndërrmarjeve të tyre,

Në disa raste financat publike nënkuptojnë edhe financat e personave private që ushtrojnë misione të caktuara të shërbimit publik. Financat e Bashkimit Evropian bëjnë pjesë gjithashtu në tërësinë e financave publike, megjithëse BE nuk ka cilësinë e një personi publik.

Gjithashtu financat publike përkufizohen sipas tre pikpamjeve:

     1. Sipas pikëpamjes ekonomike, përkufizimi i financave publike përfshin operacionet financiare të personave publikë, ku bëjnë pjesë  veprimet buxhetore, si të ardhurat, shpenzimet,, si dhe veprimet e thesarit, si huaja dhe menaxhimi i borxhit.

        2. Sipas pikëpamjes juridike, financat publike përbëjnë degën e së drejtës publike që studjon rregullat që aplikohen mbi operacionet që lidhen me paratë publike.

        3. Sipas pikëpamjes së të drejtës, financat publike përbëjnë një degë të së Drejtës publike.

Si disiplinë, financat publike mbulojnë studimin e rregullave dhe të proceseve që lidhen me paratë publike. Këtu përfshihen gjithashtu proceset me të cilat shteti dhe entet publike administrojnë flukset monetare. Është një fushë që kryqëzohet me të drejtën fiskale, me të drejtën kushtetuese si dhe me kontabilitetin publik.

Financat publike kanë të bëjnë me shkencat sociale dhe kanë si objekt studimin e fenomenit financiar publik në tërësinë e tij: të hyrat, shpenzimet, thesarin, procedurat buxhetore dhe llogarimbajtëse, politikat buxhetore, etj aktorët kryesorë të të cilëve janë Shteti, kolektivat territoriale, ndërmarrjet publike si dhe organizmat sociale dhe ndërkombëtare. Në brëndësi të sektorit të përgjithshëm të financave, ai i financës publike përfshin financimin, buxhetin dhe komptabilitetin:

  • e organizmave ndërqeveritare, në nivel rajonal (p.sh. evropian) ose botëror, në veçanti BQE, BEI, FMI dhe Banka Botërore. Ky është terreni i financës publike ndërkombëtare.
  • e Shtetit dhe kolektiviteteve të tjera territoriale (rajonet, departamentet, komunat). Në shumicën e vendeve institucioni qëndror në fushën e financave publike është Ministria e Financave,
  • bankat qëndrore,
  • organizmat para-shtetërore (p.sh. sigurimet shoqërore, shërbimet publike jo të dhëna privatëve, etj).

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan