Çfarë është parlamenti?

 

Parlamenti është një (ose dy) asamble, e të zgjedhurve nga populli, që siguron përfaqësimin e tij. Si mbajtësi i pushtetit legjislativ,  parlamenti është vendi i diskutimit dhe votimit të ligjeve dhe buxhetit të shtetit si dhe i kontrollit të qeverisë. Duke patur parasysh etimologjinë e fjalës prej foljes parler , ai është “vendi ku flitet”. Parlamenti është vëndi ku diskutohet e debatohet për të arritur në marrjen e vendimeve.

Në Evropë parlamentet kanë lindur për të kundërshtuar pushtetin e pakufizuar të Sovranit, sidomos në vendosjen e taksave. Vota dhe kontrolli ishin atëhere të lidhura ngushtë. Sot të dy funksionet janë zgjeruar dhe ndarë. Parlamenti diskuton, pastaj voton ligjin. Qeveria, e cila ka pregatitur projektligjin, e ekzekuton ligjin e miratuar. Paralelisht, parlamenti kontrollon veprimin e qeverisë duke pasur mundësinë e rrëzimit të saj nëpërmjet mocioneve, interpelancave, hetimit parlamentar, votimit të buxhetit dhe kontrollit të zbatimit të tij.

Në Shqipëri parlamenti quhet Kuvendi i Shqipërisë. Si datë e krijimit të tij konsiderohet ajo e Kongresit të Lushnjës, 21 janar 1920.

Shih Historia e parlamentarizmit në Shqipëri

Parlamenti në të shumtën e rasteve është i përbërë nga dy dhoma (rasti i parlamenteve bikamerale). Në një rregjim presidencial, si ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Parlamenti ka kompetenca shumë të rëndësishme të funksionit legjislativ dhe të kontrollit, por nuk mund të rrëzoj Qeverinë, sepse ajo drejtohet nga Presidenti që është i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli.

Në një rregjim parlamentar, Qeveria merr votbesimin nga Parlamenti, përgjigjet para tij dhe ai mund ta rrëzoj atë. Historikisht parlamentarizmi ka synuar zgjerimin e të drejtave dhe pushteteve të parlamentit kundrejt pushtetit ekzekutiv të monarkive të centralizuara. Në ditët tona parlamentarizmi është një formë e rregjimit përfaqësues, në të cilin parlamenti konsiderohet më prioritar ndaj autoriteteve të tjera. Kështu, ai mund të rrëzoj qeverinë dhe nuk mund të shpërndahet prej saj. Quhet parlamentarizëm racional kur tërësia e procedurave të së drejtës kushtetuese krijon mundësi për të gjetur zgjidhje të “arësyeshme” të problemeve politike dhe elektorale, që rrisin stabilitetin qeveritar. Në këtë rast, atributet e parlamenit dhe rregullat e funksionimit të tij përshkruhen në mënyrë të saktë në Kushtetutë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi