Vlerësimi i drejtësisë sociale në politikat publike
“SIM Europa” është një instrument i vlerësimit të drejtësisë sociale që rezulton përmes monitorimit të politikave sociale të BE-së për 28 vendet anëtare. Duke kombinuar të dhënat statistikore dhe vlerësimet e ekspertëve, SIM (Monitori i Përfshirjes Sociale) synon të zbulojë erozionin social apo/dhe progresin dhe të nxjerrë rekomandimet përkatëse për politikat publike.
Kombinimi i të dhënave të performancës së politikave sociale (vlerat e indeksit) me informacionet online të marra prej sondazheve me fokus politikat dhe iniciativat e qeverisë, (vlerat e reformës), shërben për tri qëllime:
a) për të siguruar në kohë të dhëna (ne baze vjetore), në mënyrë që të ribalancojë dominimin e pjesës makroekonomike ne qeverisje ekonomike të BE-së;
b) të nxjerrë të dhëna të krahasueshme midis vendeve anëtare mbi reformat e politikave sociale;
c) për të treguar dhe zgjidhur kompromiset e qeverive në lidhje me politikat shtrënguese.
“SIM Evropa” vlerëson:
drejtësinë sociale – cila është situata aktuale ?,
vlerësimin e reformave – c’farë bëjnë qeveritë kombëtare? dhe cila është shtytja e përgjithshme e reformave të tyre?, dhe
rekomandimet që rrjedhin – si mund të përmirësohet situata?.
“SIM Evropa” përqëndrohet në gjashtë dimensionet e përfshirjes sociale: 1) parandalimi i varfërisë, 2) arsimimi i barabartë, 3) hyrja në tregun e punës, 4) kohezioni social dhe jo-diskriminimi, 5) shëndeti, dhe 6) drejtësia midis brezave.
Rezultatet do të përdoren për të vlerësuar dhe formuluar rekomandime konkrete për reformat në politikat publike në shtetet anëtare dhe në BE. Qëllimi i “SIM Evropa” është që të sigurojë një qasje të bazuar në fakte për ndryshimin e politikave sociale në shtetet anëtare të BE-së.
Dy raporte, Indeksi i Drejtësisë Sociale dhe Reformbarometër, që do të botohen dy herë në vit, formojnë “Monitorin e Përfshirjes Sociale Evropës” (SIM Europe). Për më tepër, do të ketë disa botime që do të informojnë rreth Politikës Sociale gjatë gjithë vitit.
“SIM Evropa” është një bashkëpunim i përbashkët hulumtimi i Bertelsmann Stiftung dhe London School of Economics (LSE).