Funksionet regaliane të Shtetit

Etimologjia e termit regalian vjen prej latinishtes regalis, që do të thotë i mbretit, që i përket mbretit. Si mbiemër ai përcakton atë që lidhet me sovranitetin, kompetencë eskluzive e Shtetit. Ai përdoret gjithashtu si mbiemër në shprehjet “funksionet regaliane”, “të drejtat regaliane”, “pushtetet regaliane”.

Quhen funksione ose të drejta regaliane ato që i përkasin eskluzivisht mbretit, sovranit ose Shtetit dhe që nuk mund të bëhen objekt i delegimit. Konstitucionalistët quajnë “funksione regaliane të Shtetit” funksionet e mëdha të Shtetit, që bazojnë edhe vetë ekzistencën e Shtetit. Prej analizës së konceptit të sovranitetit lindin funksionet regaliane.

Lista e të drejtave regaliane mund të ndryshojë sipas sistemeve ose rrymave të mendimit politik:

  • Bërja e ligjeve,
  • Emetimi i monedhës (prej Bankës Qëndrore),
  • Ngritja e ushtërisë, shpallja e luftës, nënshkrimi i paqes,
  • Sigurimi i doganave
  • Mbledhja e taksave,
  • Bërja e drejtësisë,
  • Dhënia e faljeve,
  • Realizimi i infrastrukturës publike, etj

Nocioni i “sigurisë” është në qëndër të prerogativave të funksioneve regaliane, funksioni i parë i Shtetit, që garanton kushtet e jetës në shoqëri.

Liberalët kanë një vision më kufizues të funksioneve regaliane të Shtetit:

  • Siguria e jashtëme (diplomacia dhe mbrojtja e territorit),
  • Siguria e brëndëshme dhe mbajtja e rendit publik,
  • Përcaktimi i së drejtës dhe drejtësia,
  • Sovraniteti ekonomik dhe financiar (emetimi i monedhës)

Zakonisht ministri regaliane konsiderohen ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Jashtëme, e Drejtësisë, e Financave dhe ajo e Brëndëshme.

Vendet e BE që përdorin monedhën euro të drejtën e emetimit të monedhës dhe të rentës së emetimit e kanë transferuar tek Banka Qëndrore Europiane në përputhje me nenin 104 të Traktatit të Maastricht dhe nenin 123 të Traktatit të Lisbonës

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan