Sigurimet

“Sigurimi” është një shërbim që jep një pagesë kur kur papritmas ndodh një rrezik. Termi “rrezik” nënkupton humbjen e mundshme në lidhje me një ngjarje të pritshme në të ardhmen, e cila shkakton dëm.

Aktualisht sigurimet përbëjnë një sektor ekonomik që përmbledh të gjitha veprimtaritë e konceptimit, të prodhimit dhe të tregtimit të këtij lloj shërbimi, që është me interes publik, por që përgjithësisht kryhet prej subjekteve të së drejtës private.

Në kuptimi ligjor, “veprimtari sigurimi” nënkupton nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave të sigurimit, të lidhura midis shoqërisë së sigurimit dhe të të siguruarit. “Veprimtari risigurimi” nënkupton nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave të risigurimit, të lidhura midis shoqërisë së sigurimit dhe shoqërisë së risigurimit, për të siguruar atë pjesë të rrezikut që tejkalon mbulimin maksimal të përgjegjësive të shoqërisë së sigurimit.

Veprimtaria e shoqërive vendase të sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në  sigurime dhe risigurime dhe degëve të shoqërive të huaja, që ushtrojne veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të operacioneve që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit rregullohet në bazë të ligjit  Nr.9267, datë 29.7.2004  “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, ndryshuar me ligjet nr. 9338, datë 16.12.2004  dhe nr. 9685, datë 26.02.2007.  Objekt i këtij ligji është vendosja e parimeve dhe e rregullave të përgjithshme për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime dhe mbikëqyrjen nga shteti të subjekteve që marrin përsipër të ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj.

Pra, “sigurim” nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje financiare ose të një dëmi material nga i siguruari tek siguruesi, sipas një kontrate sigurimi.  Sigurimi quhet i detyruar kur për të ekziston një detyrim ligjor, ndërsa quhet vullnetar kur për të nuk ekziston një detyrim ligjor.

“Risigurim” nënkupton transferimin e një pjese të rrezikut nga shoqëria e sigurimit te shoqëria e risigurimit, sipas një marrëveshjeje risigurimi.

“Bashkësigurim” nënkupton veprimtarinë, nëpërmjet së cilës dy ose më shumë sigurues marrin përsipër së bashku një rrezik, sipas përqindjeve të përcaktuara në marrëveshjen e lidhur midis tyre.

“Shoqëri sigurimi” nënkupton një person juridik me seli qendrore në territorin e Republikës së Shqipërisë, i licencuar për të ushtruar veprimtari sigurimi nga Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve. “Shoqëri risigurimi” nënkupton një person juridik i licencuar për të ushtruar veprimtari risigurimi nga Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve, në përputhje me këtë ligj.

“Licencë” nënkupton aktin administrativ të dhënë me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve, që i njeh të drejtën një personi fizik apo juridik të krijojë, të ushtrojë dhe të zgjerojë veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit.

Veprimtaria e sigurimit që mbulon më shumë se një klasë sigurimi do të klasifikohet në grupe sigurimi si më poshtë:

1. Grupi  “Sigurim i aksidenteve dhe e shëndetit”.

2. Grupi “Sigurime motorike”.

3. Grupi “Sigurimi i marinës dhe i transportit”.

4. Grupi “Sigurimi i avionëve”.

5. Grupi “Sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë”.

6. Grupi “Sigurimi i përgjegjësive”.

7. Grupi “Sigurimi i kreditit dhe i garancisë”.

8. Grupi “Sigurimi i jetës”.

Në një grupim më të përgjithshëm dallohen:  Sigurimi jo-jetës  dhe Sigurimi i jetës.

Në sektorin e transportit sigurimi i detyrueshëm rregullohet me ligjin Nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ndryshuar me ligjin nr.10455, datë 21.7.2011. Sipas këtij ligji, sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin:

a) sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik;

b) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik,

c) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të avionit,

ç) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues,

Pronari i çdo mjeti transporti, përpara përdorimit të mjetit, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim.

Kur mjeti i transportit është subjekt i detyrimit për t’u regjistruar apo licencuar dhe, sipas ligjit, duhet të ketë një certifikatë regjistrimi apo licencimi, autoritetet përgjegjëse mund ta lëshojnë certifikatën e regjistrimit ose ndonjë dokument tjetër, të barasvlershëm me të, vetëm pasi pronari i mjetit të transportit provon me dokumente se e ka lidhur kontratën e sigurimit,

“Kartoni jeshil” është çertifikata ndërkombëtare e sigurimit, sipas përcaktimeve të Marrëveshjes së Kretës.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan