Organizimi i Administratës

» Parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës publike

Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Në Shqipëri një ligj i tillë miratua në tetor 2012, megjithatë objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës publike, kryesisht asaj qëndrore. Në përputhje me këtë ligj administrata publike, është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben […]

» Ç’është Shërbimi Civil?

Një shërbim civil modern dhe kushtetues në një vend demokratik është i mundshëm vetëm kur plotëson një sërë kushtesh: • Ndarje ndërmjet sferës publike dhe sferës private. • Ndarje ndërmjet politikës dhe administratës. • Zhvillimi i përgjegjshmërisë individuale të nëpunësve civilë duke anashkaluar proceset e mëparshme kolegjiale të vendim-marrjes. Kjo kërkon menaxhere publikë të mirë-arsimuar […]

» Shërbimi civil në Shqipëri

Shërbimi civil udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, meritës, transparencës dhe profesionalizmit dhe paanësisë politike, si dhe garanton qëndrueshmërinë në detyrë të nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil. Ligji për nënpunësin e Shërbimit Civil ka për qëllim krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në […]

» Organet administrative dhe veprimtaria e tyre

Në kuptimin e ligjit, organe të administratës publike janë: – organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative; – organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative; – organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative; – organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës […]

» Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioni i Shërbimit Civil

Departamenti i Administratës Publike është krijuar me Vendimin nr. 443, datë 05.09.1994, të Këshillit të Ministrave dhe funksionon në kuadër të strukturës së Ministrisë së Brendshme në varësi direkte të Ministrit të Brendshëm. Departamenti i Administratës Publike ka për mision zhvillimin dhe implementimin e reformës në shërbimin civil. Në zbatim të misionit të tij Departamenti […]

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan