Veprimtaria Administrative
Akti administrativ është një koncept thelbësor i të drejtës administrative. Akti administrativ duhet konceptuar si deklarim ose shfaqje e vullnetit të pushtetit nga organet që ushtrojnë veprimtari administrative, i kryer në përputhje të plotë me kushtetutën dhe me ligjet në tërësi, që zbatohet nëpërmjet vullnetit të lirë të subjekteve të cilëve u drejtohet ose me […]
Organet administrative gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme ndeshen me çështje të ndryshme, të cilat kërkojnë të konkretizohen në një vullnet të caktuar juridik. Ky vullnet i organit pasqyrohet në një akt administrativ, i cili zgjidh çështjen konkrete administrative. E gjithë kjo realizohet nëpërmjet një procedure ligjore, të quajtur procedim administrativ. Procedimi administrativ mund të […]