Organizimi i Administratës
“Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre. […]
Një shërbim civil modern dhe kushtetues në një vend demokratik është i mundshëm vetëm kur plotëson një sërë kushtesh: • Ndarje ndërmjet sferës publike dhe sferës private. • Ndarje ndërmjet politikës dhe administratës. • Zhvillimi i përgjegjshmërisë individuale të nëpunësve civilë duke anashkaluar proceset e mëparshme kolegjiale të vendim-marrjes. Kjo kërkon menaxhere publikë të mirë-arsimuar […]
Në kuptimin e ligjit, organe të administratës publike janë: – organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative; – organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative; – organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative; – organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës […]