ORI in English
Ç’është procesi i Integrimit Rajonal
Mbështetur në prioritetet e politikës së saj të jashtme, Shqipëria i kushton një vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal në gjithë tërësinë e tij. Shqipëria e konsideron bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si shtylla të rëndësishme që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe si parakushte për proceset integruese evropiane dhe euro-atlantike në rajon. (…më shumë…)
BE, promotori kryesor i bashkepunimit rajonal
Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i procesit të stabilizim asocimit – procesi që udhëheq vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Ai ndihmon rajonin për të adresuar sfidat e përbashkëta të tilla si mungesat e energjisë, ndotja, infrastruktura e transportit, aktivitetet ndërkufitare kriminale,etj. Progresi në bashkëpunimin rajonal është monitoruar në raportet vjetore të progresit. (…më shumë…)
Proçesi i Berlinit
Ai që njihet tashmë si “Procesi i Berlinit” do të jetë edhe forma përmes së cilës do të mbahet ritmi integrues i Ballkanit. Në kushtet e rritjes së forcave euroskeptike në Bruksel dhe një stopimi 5-vjeçar të zgjerimit deklaruar nga presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker, procesi i hapur në Berlin shihet si rruga për ta mbajtur gjallë dialogun politik integrues të vendit. (…më shumë…)