Propozimi Shtetiweb

 

PROPOZIMI SHTETIWEB

PER REFORMEN ADMINISTRATIVE DHE TERRITORIALE

 

Ky propozim përmbledh rezultatet e një procesi konsultimi tre-mujor në të 12 Qarqet aktuale përmes 250 intervistave dhe 12 Tryezave të Punës

 

Prezantimet e Propozimit ShtetiWeb i gjeni në Decentralizimi & Riorganizimi Territorial

 

Hartat e Reja të Rajoneve dhe Bashkive i gjeni në Ndarja e Re administrative Territoriale

 

Ju mund të jepni mendimet tuaja rreth Propozimit të Shtetiweb nëpërmjet Forumit Curiaweb.

 

 

NJOFTIM PER SHTYP

Portali ShtetiWeb.org prezantoi sot 7 Mars 2014, rezultatet e fazes se pare te inisiatives “Per reformen e Ndarjes Administrarive nepermjet konsultimit te qytetareve”. Pergatitja e studimit dhe rezultateve perkatese eshte mbeshtetur ne konsultimin individual te rreth 250 personave ne gjithe vendin, qytetare te cilet kane mbuluar ne te kaluaren funksione legjislative dhe egzekutive ne te gjitha shkallet e pushtetit lokal, ose kane qene te lidhur profesionalisht me te. Ne nje faze te dyte, rezultatet e ketyre bisedave jane hedhur per diskutim ne 12 tavolina pune te organizuara ne baze qarku. Hartat e propozuara te ndarjes se re territoriale se bashku me siperfaqet, kufinjte administrative, numrin e popullates dhe qendrat perkatese adminstrative reflektojne propozimet e mbledhura gjate kesaj periudhe tre-mujore.

Ne vizionin e ShtetiWeb reforma e ndarjes territoriale duhet te ece paralelisht me reformen e decentralizimit ne pergjithesi, dhe te decentralizimit fiskal ne vecanti. Ndarja territoriale dhe decentralizimi jane dy shtyllat mbi te cilat duhet te riorganizohet qeverisja vendore per te mundesuar sherbime cilesore dhe eficiente ndaj qytetareve. Kjo reforme kerkon dhe pergatitjen e nje pakete me mbi 20 ligje qe duhen pershtatur e ribere, ne funksion te modelit te kerkuar.

Sot ne rang vendi, njesite vendore administrojne dhe ekzekutojne vetem 7% te fondeve publike. Nderkohe rreth 1000 njesi administrimi te qeverise qendrore te dekoncentruara neper qarqe, rrethe dhe bashki, kryejne sherbime shumica derrmuese e te cilave mund dhe duhet te jene kompetence e qeverisjes vendore.

Ne projekt-propozimin e paraqitur nga ShtetiWeb qeverisja vendore i ruan dy nivelet. Por ndersa niveli i pare (Bashkia) ri-organizohet ne funksion ekskluziv te ofrimit te sherbimeve ndaj qytetarit, niveli i dyte (Qarku / Rajoni) merr persiper administrimin e territorit dhe politikat rajonale te zhvillimit ekonomiko-shoqeror te qendrueshem e ne perputhje me Strategjite Kombetare te Zhvillimit dhe Integrimit. Ne kete qasje,  Shtetiweb sugjeron pergjysmimin e numrit te qarqeve aktuale. Analiza dhe konsultimi mbi kriteret e popullsise, madhesise dhe vazhdueshmerise se territorit, tradites e kulturave lokale, etnive, zonave funksionale dhe analizes se eficenses ekonomiko financiare te njesive aktuale te qeverisjes vendore, kane rezultuar ne nje propozim per zvogelim drastik te numrit te njesive vendore te nivelit te pare qe shkon deri ne maksimum 89.

Gjetjet e permbledhura ne kete projekt-propozim pasurojne ndjeshem debatin publik dhe jane vene ne dispozicion te qytetareve ne portalin Shtetiweb.org. Konsultimi nga te interesuarit do te kryhet gjate nje periudhe tre-mujore nepermjet platformes on-line Curiaweb ku qytetaret do te mund te njihen me permbajtjen si dhe te shprehin propozimet tyre konkrete.

Rezultatet e ketij procesi do te behen pjese e propozimit perfundimtar i cili do te publikohet pas kater muajsh.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan