Misioni i ShtetiWeb

Shteti_web_Symbol

ShtetiWeb është një dritare e hapur për të parë shtetin, për të ditur ç’është shteti dhe si funksionon ai, dhe sidomos, për të menduar si duhet përmirësuar shteti.

ShtetiWeb është një manual konsultimi për të kuptuar më mirë ato që dëgjon përditë nga shteti dhe për shtetin. Studentët, por jo vetëm ata, krahas teksteve të tyre do të kenë një mjet tjetër plotësues që do t’i ndihmojë në procesin e tyre të studimit të Shtetit.

ShtetiWeb është një bibliotekë virtuale. Të gjithë e dinë sa kohë dhe energji harxhohet për të gjetur materiale të ndryshme që kanë lidhje me funksionimin e shtetit. Tani ato mund t’i gjesh të sistemuara në një vend, vetëm një klik larg.

Tematika e ShtetiWeb është mjaft e gjërë, ajo përfshin fushat e së drejtës kushtetuese, të së drejtës administrative, shkencave politike, ekonomisë politike, financave publike, administrimit publik, etj. Ndërsa këto disiplina studjohen në fakultete të ndryshme, në vite të ndryshme, natyrisht edhe në tekste të ndryshme, tek ShtetiWeb i gjen së bashku, në një adresë, të ndërlidhura midis tyre sipas mekanizmit të organizimit dhe funksionimit të shtetit. Mjafton vetëm të klikosh në skedat përkatëse.

ShtetiWeb mbështetet në katër kollona: Institucionet Publike, Politikat Publike, Administrata Publike, Financat Publike, të cilat shihen si ingranazhe të një mekanizmi të vetëm, të një procesi të quajtur qeverisje. Qeverisja realizohet përmes politikave publike që bën Shteti. E thënë ndryshe, Politikat publike janë Shteti në veprim. Kjo është dhe qasja kryesore e ShtetiWeb, të paraqes një shtet në veprim.

Që mekanizmi (Shteti) të funksionojë normalisht, të gjithë e dimë që ingranazhet përbërës duhet të jenë të sinkronizuar mirë me njëri tjetrin, ndryshe sistemi mbetet i bllokuar. Prandaj nevojiten Reformat e Shtetit, që janë pjesë përbërse e rëndësishme e ShtetiWeb.

ShtetiWeb janë të shumta dhe të ndryshme këndvështrimet për të parë shtetin:

Shtetin e sheh nga këndvështrimi i politikanit apo i qeveritarit,

Shtetin e sheh nga këndvështrimi nëpunësit të shtetit,

Shtetin e sheh nga këndvështrimi i ekonomistit apo financierit,

Shtetin e sheh nga këndvështrimi i historianit,

Mbi të gjitha, Shteti u përket shtetasve të tij. Në jetën e tyre të përditëshme shtetasit përpiqen të shohin, të prekin, të ndjejnë shtetin e tyre. Vazhdimisht atyre u duhet t’u përgjigjen mjaft pyetjeve, duke filluar nga “Ç’është Shteti?“, “Ç’janë politikat publike?” dhe deri tek “Si shpenzohen paratë e Shtetit?“, apo “Ç’duhet të bëj Shteti më mirë për ta?”. Veçanërisht ne shqiptarët kemi shumë arësye t’ju përgjigjemi këtyre pyetjeve. Këto arësye lidhen me kohën relativisht të vonuar të hyrjes në rrugën e formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, me dritë-hijet e rrugës që kemi ndjekur për të patur një shtet demokratik dhe të së drejtës, me nevojën për ta ndjerë vehten pjestarë të familjes evropiane. Sfidat e sotme të shqiptarëve lidhen me reformimin e shtetit, me modernizmin e tij.

Nëpërmjet ShtetiWeb ne synojmë t’ju përgjigjemi të gjitha këtyre pikëpyetjeve dhe sfidave. Ky është dhe misioni i ShtetiWeb.

ShtetiWeb është ideuar dhe realizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, përmes një redaksie të përbërë nga personalitete të fushave përkatëse, të drejtuar nga ish-kryeministri Ylli Bufi.

Ne do të mirëprisnim çdo vërejtje apo sugjerim për përmirësimin e mëtejshëm të ShtetiWeb në adresën info@shtetiweb.org

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan