Strategjia për Punësim, Rama: Sektori privat, partner themelor i zhvillimit
Prezantohet “Strategjisë Kombëtare për Punësim e Aftësi 2014-2020″
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të “Strategjisë Kombëtare për Punësim e Aftësi 2014-2020″, kryeministri Edi Rama theksoi se sektori privat është partner themelor i zhvillimit të vendit.
“Zyrat e punës të sapohapura do të kthehen në pike takimi reale mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Eshtë inkurajuese që të kemi një projekt strategjik, ku qeveria ndan vendin kryesor me sektorin privat dhe ku qeveria njeh partneritetin me privatin si një partneritet mes të barabartësh, që nuk synojnë të dominojnë njëra-tjetrën, por që bashkërendojnë kompetencat për t’i dhënë rrugë në interesin e përbashkët një zhvillimi të bashkuar te sinergjia mes qeverisjes dhe sektorit privat”,- tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë theksoi se “kjo strategji është mjet dhe jo qëllim dhe bën diferencën në një kohë kur është mbyllur një kapitull i historisë sonë, të rritjes ekonomike pa punësimin kur më shumë se asnjëherë tjetër kemi një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende pune, kur shifrat e rritjes nuk mbeten kode të pakuptueshme për ata të cilët kërkojnë një vend pune. Hapja e vendeve të punës mbetet prioriteti ynë më i madh”.
Kryeministri Rama ka prekur një nga problemet e mbrehta shkollimin e të rinjve, duke shtuar se “ka një ambicje të madhe në këtë stradtgji për të krijuar kushtet për shumllojshmërinë e zgjedhjeve për zanatët dhe ka disa moment kryesore.E para janë alarmante, përsa i përket të rinjve dhe 31% nuk janë në punë dhe ata që janë në shkollë, janë të kanalizuar në një numër të vogël degësh dhe pjesa tjetër, janë mastër e doktorë që nuk kanë asnjë vlerë. Ne nuk mund të harrojmk se vende më të pasura janë të tilla se dine, dhe ne krahasojmë vendet dhe elementi që i dallon është dija, kush dinë më pak ka më pak.”
“Dhe së fundi, dua ta mbyllë me kryereformën tonë me reformën teritoriale, Kjo reformë do të na bëj të mundur decentralizimin dhe kryesisht për arsimin profesional. Sot zonat rurale janë jashtë hartës së si në veri dhe në jug, për shkak së zhvillimi është përqëndruar në disa pika graviteti, ne e shohim si kryereformë për një zhvillim të integruar urban e social dhe ekonomik. Të filloi të funksionoi trupi i vendit tonë sepse ajo që ka ndodhur, pjesë të tëra të trupit janë sakatuar është ulur fuqia ripërtritse e tyre”, përfundoj Kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj ka nënvizuar se qëllimi i kësaj strategjie është nxitja e vendeve të punës cilësore.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një fuqi punëtore të pakualifikuar dhe kualifikimi i tyre nuk u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të kohës. Ajo që gjetëm është se kishim zyra pune për të cilat duhej mik vetëm për ta gjetur zyrën e punës dhe jo për të marrë shërbime dhe ndërmjetësime në punë. Sistemi i punësimit që menaxhonte një fond për nxitje të punësimit nuk ishte i tillë dhe çdo biznes i rrinte larg sepse kuptonte se ky fond ishte gjithçka, por jo i ndershëm. Qendrat e arsimit profesional, të cilat trajnimet kryesore që kanë ofruar në 23 vitet e fundit, janë industria e vanitetit”,- tha Veliaj.
“Strategjia Kombëtare për Punësim 2014-2020” u prezantua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Strategjia do të ketë 4 përparësi, me më shumë se 50 masa konkrete që shtrihen në 7 vjet, ku një vëmendje e veçantë u kushtohet çështjeve gjinore. Në të përfshihen politikat për punësim, ku futet shtrirja e programeve, modernizimi i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe lidhja me nevojat e tregut.
Gjithashtu, pjesë e saj janë politikat për arsimin dhe formimin profesional (cilësia, shtrirja, përfshirja e sektorit privat, programet, praktikat profesionale, investimet, arsimi i të rinjve apo i të rriturve). Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe përfshirja sociale dhe kohezioni territorial, ku futet depërtimi i masave aktive të punësimit dhe kualifikimit te zonat rurale, grupet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, gratë dhe romët.
Ndërkohë që, pika e katërt lidhet me reformën institucionale dhe financiare (reforma ligjore, mekanizmat e reja të financimit nëpërmjet Fondit të Punësimit dh Formimit, forcimi i partneritetit me kompanitë dhe donatorët, si dhe mirëmenaxhimi i burimeve dhe i sistemit).
Përmes kësaj strategjie synohet rritja me 10% e pjesëmarrësve në programet e punësimit, rritja me 55% e numrit të të punësuarve pas pjesëmarrjes në masat e nxitjes së punësimit, rritja e shkallës së punësimit të të diplomuarve nga arsimi profesional, deri në 40%, rritje e shkallës së punësimit të pjesëmarrësve në kurset e shkurtrat të formimit profesional në 55% etj.
Teksti i plotë i Strategjisë për Punësim dhe Aftësi 2014 – 2020