Objektiva për një reformë parlamentare

Sipas librit “Tempulli i Demokracise”, te Ylli Bufit

Kuvendi i Shqipërisë, si të gjithë parlamentet e vendeve demokratike,  për të ushtruar më mirë funksionet e tij kushtetuese dhe kapërcimin e problematikës që lidhet me funksionimin demokratik të sistemit politik në Shqipëri, duhet të ndjek rrugën e reformave. Demokracia e vërtetë presupozon që përfaqësuesit e popullit kanë vullnetin e duhur politik për të marrë përgjegjësitë e tyre institucionale. Janë vetë parlamentarët ata që duhet të përfshihen në këtë ballafaqim dhe vlerësim. “Recepturat” e servirura, ngado që të vijnë, nuk mund të zëvëndësojnë angazhimin e tyre për të hartuar platformat e reformave të nevojshme. Sidoqoftë këtu, do të nënvizonim disa drejtime të përgjithme, që mund të konsiderohen më shumë si përfundime se sa pikat e një platforme për një reformë të mundëshme.

Së pari, Përmirësimi  i funksionimit të Kuvendit për të ushtruar atributet e tij kushtetuese nëpërmjet një dialogu midis forcave politike, midis shumicës që mbështet qeverinë dhe opozitës që e kritikon atë dhe paraqet alternativën e saj. Në një sistem demokratik, Kuvendi mund të jetë funksional vetëm nëpërmjet dialogut reciprok midis të gjithë aktorëve të përfaqësuar në të. Kjo nuk duhet të mbetet thjesht një dëshirë, por të konkretizohet nëpërmjet vendosjes së rregullave të reja, të cilat mund të jenë kushtetuese apo pjesë e rregullores së vet Kuvendit. Mesa duket pjesa e Kushtetutës për Kuvendin duhet të plotësohet për të forcuar bazën kushtetuese të ushtrimit të funksioneve prej tij.

Këto rregulla të reja duhet të synojnë:

 – sigurimin e një drejtimi të paanshëm të Kuvendit prej Kryetarit dhe strukturave kolegjiale, si Byroja, Sekretariatet,

– krijimin e hapësirave dhe mundësive të reja për opozitën, që ajo të ndihet realisht pjesë përbërse e parlamentit dhe kontribuese e proçesit demokratik,

– përmirësimin e procedurave parlamentare të paanëshme që garantojnë pavarësinë e institucioneve të shtetit

Së dyti, Vendosja e një baraspeshë relative të pushteteve në marrëdhëniet Kuvend – Qeveri, në mënyrë që sistemi demokratik të jetë funksional. Legjitimiteti dhe stabiliteti i sistemit politik i vendit të shihet i  lidhur me efikasitetin e funksionimit të Kuvendit, si institucion përfaqësues dhe kontrollues, si dhe me nevojën një qeverisje të mirë dhe të fortë prej Ekzekutivit.

Rregullat e reja për arritjen e këtij qëllimi mund të përfshijnë:

– sigurimin e ushtrimit të autonomisë parlamentare në caktimin dhe kontrollin e buxhetit të tij, në organizmin dhe planifikimin e programit të punës dhe në rekrutimin  e personelit të kualifikuar dhe të paanshëm nga përkatisis partiake.

– vendosjen e praktikave që forcojnë kontrollin sistematik për zbatimin e ligjeve të miratuara dhe të shpenzimeve publike në përputhje me përcaktimet e ligjit të buxhetit vjetor të shtetit.

– garantimin e hapësirave të nevojshme për ushtrimin sistematik  të të gjitha mjeteve të kontrollit parlamentar të qeverisë, vecanërisht nisiativave të opozitës.

Së treti, Përmirësimi i procedurave parlamentare për të forcuar cilësinë e ligjit, duke i dhënë prioritet veprimtarisë së deputetëve në komisionet parlamentare.

Rregullat e reja për arritjen e këtij qëllimi mund të përfshijnë

– Garantimin e një kohe të mjaftueshme për deputetët e të gjitha grupeve parlamentare për njohjen e projektligjeve, diskutimin e tyre, pregatitjen me shkrim të amendamenteve., si dhe sigurimin e ekspertizës së kualifikuar për hartimin e raporteve të relatorëve të komisioneve

– Sigurimin që projektligjet e propozuara nga Qeveria do të shqyrtohen në një afat të pranueshëm.

– Opozita në veçanti dhe deputetët në përgjithësi, duhet të kenë hapësirën e duhur për të debatuar dhe kërkuar ndryshimin dispozitave që ata i gjykojnë të rëndësishme.

– Krijimin e mundësive për pjesëmarrjen e qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në procesin legjislativ.Ylli

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan