Senati italian, çfarë parashikon reforma e Renzit
Sipas Panorama.it
“Mjaft më me shtyrje. Do të shkoj përpara, jo me kokën poshtë, përkundrazi, me kokën lartë. Dhe nëse nuk e bëjmë reformën e Senatit, unë do të largohem…” Këto ka thënë këto ditë Matteo Renzi, kryeministri i ri i Italisë, që është vënë në shënjestër të zjarrit të politikës, e cila po e vë në diskutim reformën e senatit të propozuar nga Renzi. Goditja e parë, ajo më e forta vjen nga një njëri i partisë së vetë kryeministrit, nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso: “Nuk jam prapanik, por reformat duhet të jenë brënda caqeve institucionale”. E përkthyer kjo do të thotë se reforma është e gabuar, madje antikushtetuese.
Pas disa ndryshimeve të bëra, ja çfarë parashikon reforma e senatit italian:
Senati i “ri” do të përbëhet nga 150 persona. Në të do të bëjnë pjesë: 108 kryetarë komunash qëndra, 21 kryetarë të rajoneve dhe 21 eksponentë të shoqërisë civile, që kooptohen nga Presidenti i Republikës për një mandat. Ja katër shtyllat e reformës, që për Renzin janë të revokueshme:
– Asambleja e Autonomive (kështu do të quhet senati i ri) nuk do të votoj më për votbesimin e qeverisë.
– Asambleja e Autonomive nuk do të votojë ligjin e buxhetit (mbi këto pika ka një marrëveshje me pjesën më të madhe të parlamentit).
– Senati nuk do të jetë i zgjedhur.
Anëtarët e senatit nuk do të paguhen meqënëse paguhen për detyrën tjetër që ata mbajnë. Senati i ri do të përfshihet në çështjet me përmbajtje kushtetuese dhe elektorale, me traktatet ndërkombëtare, të drejtat themelore të njëriut, me komisione hetimore.