Shqipëria, shpenzimet më të ulëta në rajon për paga dhe pensione

Sipas Panorama Online, 30.11.2017

Dihet tashmë fakti se Shqipëria mbledh taksa më pak se të gjitha vendet e rajonit në raport me PBB-në dhe për rrjedhojë ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në.

Mesatarja e rajonale e shpenzimeve buxhetore është 40 për qind e PBB-së, ndërsa e Shqipërisë më pak se 32 për qind. Shqipëria ka shpenzimet sociale për pagesat sociale me të ultat në Rajon pas Kosovës, me rreth 10 për qind e PBB dhe ka gjithashtu nivelin më të ulët të shpenzimeve të pagave për administratën me vetëm 5% të PBB—së teksa ka shpenzimet kapitale relativisht të krahasueshme me rajonin me më shumë se 4 % të PBB-së.

Nga të dhënat e fundit fiskale të azhurnuara nga Banka Botërore  Shqipërianë raport me PBB ka shpenzime mjaft të ulta për mbrojtjen sociale (pensione, pagesë papunësisë dhe asistence sociale) dhe për pagat e punonjëseve publike. Të dhënat janë të azhurnuara me të dhënat nga programet buxhetore të këtij viti që ka secila nga shtetet.

Nivelin më të lartë të shpenzimeve buxhetore për paga dhe pensione në Rajon e ka Maqedonia merreth 46 për qind të totalit të shpenzimeve, ku rreth 12 për qind shkojnë për pagesat e punonjësve në administratën publike dhe rreth 13 për qind e PBB shkojnë për paga dhe pensione pjesa tjetër më shumë se 10 për qind shkojnë për shpenzimeve kapitale.

Maqedonia dhe Kosova këtë vit kanë azhurnuar nivelet më të larta të shpenzimeve kapitale në raport me vendet e tjera.

Ndërsa në Bosnjë shpenzimet publike dominohen nga pagesat për mbrojtjen sociale, të cilat janë më të lartat në Rajon. Këtë vit Bosnja paguan më shumë se 22 për qind të shpenzimeve publike në raport me PBB për pensione, dhe pagesa të papunësisë aetj, shpenzimet për pagat nëadministratën publike arrijnë nëmëpak se 5 % të PBB-së.

Gjithashtu në Serbi shpenzimet buxhetore në raport me PBB-në dominohen nga pagesat e pensioneve dhe të papunësisë, të cilat këtë vit zunë 17 % të PBB, teksa shpenzimet kapitale të Serbisë janë më tëultat në Rajon në më pak se 4% të PBB dhe shpenzimet për pagat e administratës zënë rreth 8 % të PBB-së.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan