FMN: Studimi, arsimimi i dobët dhe emigrimi i trurit ndikuan në ekonominë e vendit

Sipas mediave, 5 shtator 2017

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi pak ditë më parë një studim që mban autorësinë e ekspertëve Ruben Atoyan dhe Jesmin Rahman dhe që fokusohet tek Ballkani Perëndimor.

Edhe pse në qendër të raportit është rritja e rolit të gruas në ekonomi në Ballkanin Perëndimor, duket se dy studiuesit kanë nxjerrë edhe disa përfundime të përgjithshme që shprehin një realitet të hidhur për vendet në veçanti.

Arsimi i dobët cilësohet si “thembra e Akilit” në Shqipëri. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet pas vendeve të tjera europiane në të dyja aspektet, si për sa i përket inputeve ashtu edhe outputeve. Në termat e inputeve, vendet e rajonit janë veçanërisht të varfra sa i përket qasjes në arsim (Shqipëria dhe Maqedonia) dhe aksesit në politikat e punësimit (Bosnja, Mali i Zi, Serbia).

Për output-et, rajoni është dobët sa i përket përfshirjes dhe përparimit, me dy nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor që renditen në gjysmën poshtë të gjithë mostrës së marrë në studim”, – thuhet në studimin e publikuar në faqen e FMN.

Nga ana tjetër, i njëjti studim konfirmon një tezë që është mbrojtur edhe më parë lidhur me ndikimin negativ në ekonomi të “emigrimit të trurit”.

“Nivelet e edukimit të emigrantëve kishin tendencën të ishin më të larta sesa mesatarja e vendit të tyre të origjinës. Në 2010-n, pjesa e emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia me shkollim të lartë ishte dukshëm mbi nivelin ekuivalent të popullsisë në përgjithësi.

Duke pasur parasysh që këto vende kanë një pjesë të vogël të popullsisë me shkollim të lartë në popullsinë totale, “largimi i trurit” në emigracion mund të ketë pasur implikime serioze në produktivitet (si dhe në rritjen ekonomike) dhe ka lënë vendet e Ballkanit Perëndimor me një forcë pune të aftë në nivele dukshëm të ulëta” thuhet në studimin e Ruben Atoyan dhe Jesmin Rahman.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan