Shqipëria në NATO, ja kontributi që do të duhet të japim deri në 2025

Sipas Monitor, 11 prill 2017

Ekonomikisht, Shqipëria qëndron pas vendeve të Aleancës Atlantike, por edhe pse e dobët, ajo ka rritur peshën e shpenzimeve për ushtrinë si përqindje ndaj PBB-së. Në raportin vjetor të aleancës, thuhet se vende të tilla si Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Holanda shpenzojnë më pak se Shqipëria.

Vendi ynë që nga viti 2009 ka njohur shpenzime ushtarake në rritje. Edhe pse në terma absolutë, Shqipëria nuk është një kontribuuese e madhe, përpjekjet e saj janë të konsiderueshme sa i përket raportit mes shpenzimeve dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shqipëria parashikon që ta ndryshojë tërësisht balancën e saj të shpenzimeve për personelin duke e rritur me rreth 35% deri në vitin 2025 për t’i dhënë më shumë hapësirë përmirësimeve të kërkuara në infrastrukturë. Nga ana tjetër parashikohet që buxheti të jetë me rishikim edhe sa u përket shpenzimeve për kërkime pas vitit 2020. Ky plan konsiderohet ambicioz nga Aleanca Veriore e Atlantikut, por që do të varet tërësisht nga zbatimi i duhur i buxhetit.

Gjithashtu, në katër vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon që të përmirësojë edhe aspektin e trajnimit, gjë që do t’i sigurojë Shqipërisë më shumë se 1,000 forca të afta për të operuar dhe për t’i shërbyer NATO-s.

Studimi tregon se planet e Shqipërisë janë ambicioze në fushën e mbrojtjes dhe se do të duhet më shumë sesa aspekti financiar për t’i përmbushur ato. Sipas parashikimeve, Shqipëria do të arrijë shifrën 2% të shpenzimeve ndaj PBB-së deri në 2025-n.

Por, për Shqipërinë, angazhimet në NATO janë në formën e kontributit, por edhe të detyrueshme.

Kështu për periudhën 2008-2018, angazhimet e detyruara ishin në total 49, nga të cilat 26 janë të detyrueshme për të gjithë Forcat e Armatosur, 14 janë për njësitë Tokësore, 4 për ato Detare dhe 5 për Ajrore.

Shqipëria, sipas raportit i ka hartuar këto plane mbi baza realiste, si dhe për të qenë në proporcion me vendet e tjera. Ndryshe nga Shqipëria (1,000), p.sh., Kroacia ka 4,000 forca të gatshme ushtarake.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan