Revolta kundër globalizmit
Nga Marc Saxer, botuar në SocialEurope, më 11 Nëntor 2016
Donald Trump është zgjedhur president i dyzet e pesë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ishin të shumtë ata që mundën ta parashikonin këtë. Pak e çuditshme faktikisht, duke marrë parasysh valën e zemërimit të klasës së mesme dhe asaj punëtore kundër “globalizimit” në të gjithë botën për rreth një dekadë.
Disa mendime mbi epokën post-liberale:
- Kjo zgjedhje ka qënë gara e rripit të ndryshkur. Basti i Trump për qendrat e vjetra të manifakturës në Mesperëndim të SHBA-ve u pagua shtrenjtë. Njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar, kjo zgjedhje shënoi fillimin e një epoke të re për Shtetet e Bashkuara: që këtej e tutje, humbësit e globalizimit përbëjnë shumicën. Dhe kjo shumicë kërkon një njeri të fortë, i cili duhet të rregullojë botën që duket sikur ka dalë komplet nga shinat.
- Kjo shumicë e re është e distanucar nga idiotësirat e ekstremit të djathtë sepse ata shprehin frustrimet e tyre përmes sarkazmës raciste, seksiste dhe anti-semitike. Për të lënduar më shumë plagën, humbësit e globalizimit akuzohen për mungesë moraliteti. Prandaj, neoliberalët fajësojnë për mjerimin e tyre jo vetëm dështimin personal, por besojnë se ata e meritojnë të jënë të margjinalizuar. Ashtu si Brexit-istët dhe Trump-istët dëshironin t’iu dërgonin një sinjal elitave politike, ekonomike, mediatike dhe akademike: “ Ne jemi shumica dhe na ka ardhur në majë të hundës!”. Është njësoj sikur klasa e mesme dhe ajo punëtore t’i drejtojnë një armë vetes dhe të kërcënojnë se do të tërheqin këmbëzën nëse ankesat e tyre nuk merren në konsideratë. Mos bëni asnjë gabim: vetëm sepse këto ankesa janë të shprehura në terma kulturorë, kjo nuk do të thotë se ato kanë rrënjë socio-ekonomike.
- Kjo garë ishte e humbur për Hilary Clinton dhe faktikisht ajo humbi. Kini parasysh se sipas numërimit të fundit, votat totale për Trump janë afërsisht në një renditje si Romeny në 2012 dhe McCain në 2008. Clinton fitoi votat e popullit, por Demokratët përfunduan të rrënuar në krahasim me shifrat e Obamës. Si ka mundësi qe makineria e plotfuqishme Clinton të humbiste kundër një racisti të paaftë, seksist dhe populist? Duket sikur ka një preferencë më të gjërë në lojë. Demokratët amerikanë po përjetojnë traumën e eksodit “Dixie”, periudha kur humbën votat në shtetet e jugut përgjatë një brezi. Sot, eksodi i klasës së mesme të bardhë reflekton një tendencë e cila riformaton peizazhet elektorale në të gjitha vendet perëndimore. Si askush tjetër, emri Clinton mbështet Krahun e Tretë, i shkëputur nga partitë e qendrës së majtë dhe prej rrënjëve të tyre historike. Sa larg ka avancuar kjo shkëputje, mund të shikohet kur në mes të një stuhie anti-sistem, drejtimi i partisë kaloi tek një figurë e Wall Street kundër një sfiduesi progresist. Në këto zgjedhje nuk dështoi vetëm Hilary Rodham Clinton, por i gjithë Krahu i Tretë Social-Demokrat.
- Frika dhe zemërimi i shumicës së re sigurisht që do t’i japë një shtytje populistëve të ekstremit të djathtë në Evropë. Kurdo që zgjedhjet do të cilësohen si “sistem drejtues”, duhet të mbajmë frymën fort. Kjo nënkupton probleme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Austri dhe Francë.
- Qeveritë, pavarësisht ngjyrave të tyre politike, nuk kanë asnjë zgjidhje përveçse të reagojnë ndaj këtij humori anti-globalist. Çështja, si pasojë, nuk është nëse lavjerrësi do lëkundet nga ana e proteksionizmit, por vetëm sa larg do të shkojë. Rregulli i botës liberale me shkëmbimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve si rrjedhim vihet nën presion. Viktimat kryesore do të jenë padyshim njerëzit që jetojnë në ekonomitë emergjente të cilët varen nga eksporti i tregut të lirë për të vazhduar më tej garën e tyre për zhvillim.
- Rebelimi kundër globalizimit mund të na shpalosë një panoramë të asaj që do të vijë kur automatizmi dixhital të fillojë të eleminojë vendet e punës së klasës së mesme. Përsëri, nuk do të ketë rëndësi nëse shuma neto e punësimit të krijuar nga revolucioni dixhital është pozitive. Ashtu si në rastin e tregtisë, ajo çfarë ka rëndësi është perceptimi i atij që do fitojë ose humbasi.
- Meqenëse është vonë për partitë social-demokrate dhe lëvizjet progresiste të mësojnë nga strategjitë e tyre plaçkitëse përgjatë dekadave, këto të fundit mund të nisin debate strategjike mbi çështjen sesi të krijojnë kapitalizmin dixhital. Kjo do të thotë që së pari duhet të ndalojnë së demonizuari “të mjerueshmit” dhe të fillojnë të marrin përsipër ankesat e tyre përtej hiperbolave raciste. E majta nuk duhet të pretendojë se është dyqani riparues i kapitalizmit dhe se po tregon rrugën drejt jetës së mirë në erën dixhitale. Kapitalizmi nuk duhet të kontribuojë vetëm për të shpërndarë të mirat publike. Për një kohë të gjatë, do të duhet të vendoset një çmim për valutën dhe njohuritë e shoqërisë: informacioni.
- Kushdo që beson se zemërimi i tyre nxitet nga frikëra të paarsyeshme dhe inate të vjetra akoma nuk ka kuptuar asgjë. Po, globalizimi e ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë. Por punëtorët e pushuar nga puna në industritë e vjetra të manifakturës, ashtu si McJobbers i shërbimit të ri të industrisë, nuk gjenden mes tyre. Në rast se nuk besoni, hidhini një sy të famshmes “kurbë të elefantit” të Milanoviçit. Klasat e mesme dhe ato punëtore në vendet perëndimore dështuan kur vjen puna tek statusi, mirëqënia dhe sigurimet sociale. Kjo është aleanca e re midis punëtorëve jakë-blu dhe atyre jakë-bardhë, që kanë votuar Trump për të ardhur në pushtet.
Së fundi, një tregues i ri nevojitet në mënyrë që të kombinojë sigurinë me një shpirt nismëtar. Vetëm në rast se ne arrijmë të sigurojmë ata që shqetësohen për statusin e tyre material dhe kulturor, do të gjendet kurajo për të përqafuar revolucionin dixhital. Kjo gjë nuk mund të funksionojë pa një material të fortë të sigurimeve shoqërore. Vetëm shpërndarja nuk është e nevojshme për të kthyer në grigjë ata që vajtojnë mungesën e pranimit kulturor. Ajo që nevojitet është identiteti progresiv që do të mundësonte një spirancë në ndryshimin marramendës. Lëvizja e vjetër punëtore kishtë një sistem të detajuar dhe të bazuar mbi organizatat e komuniteteve, të cilat krijuan botën e tyre duke ofruar një identitet të fortë. Sot, progresistët përqafojnë identitetet e minoriteteve, por çuditërisht duket se u penguan nga nevoja për të ofruar një tregues mbi identitetin progesiv për shumicën e popullsisë. Ne na duhet një mekanizëm i ri për ata që mundësojnë shërbime efikase ndaj komunitetit. Dhe ne na duhet një Premtim për një Shoqëri të Mirë që ofron më shumë se administrimi i thjeshtë i arritjeve të realizuara në të shkuarën.