Sektori publik me 1500 entitete, FMN: Qeveria nuk i ka llogaritë e sakta
Sipas Monitor, 21 janar 2016
Sektori publik përfshin rreth 1,500 entitete (institucione dhe kompani), por numri i saktë i tyre nuk dihet ende, pavarësisht përpjekjeve për të hartuar një listë të plotë të subjekteve, pohon Fondi Monetar Ndërkombëtar në ekzaminimin e fundit që i ka bërë rreziqeve fiskale në vendin tonë.
Deri në mes të 2015 kishte rreth 385 etnitete publike në sektorin e qeverisë lokale, edhe pse numri i tyre ra në 61 pas zbatimit të reformës së re territoriale, pas zgjedhjeve të qershorit.
Ka edhe dy fonde në sektorin e sigurisë sociale, një për pensione dhe një për sigurim shëndetësor.
Sektori publik gjithashtu përfshin bankën qendrore dhe 255 korporatat e regjistruara publike që janë në pronësi apo të kontrolluar nga subjektet e qeverisë dhe 58 të tilla në pronësi të sektorit të qeverisjes lokale. Pjesa e mbetur administrohet nga qeveria qendrore.
Pothuajse të gjitha korporatat jofinanciare publike janë të përqendruara në sektorin e energjisë.
Nga korporatat financiare, përveç Bankës së Shqipërisë, është edhe një kompani sigurimi (INSIG).
Raportet fiskale të konsoliduar më subjektet në qeverinë e përgjithshme, nuk përfshin të paktën 27 subjekte verën FMN, të cilat janë pjesë e qeverisë qendrore sipas rregullave statistikore.
Institucionet e papapërfshira janë autoriteti i aviacionit -civil, Agjencia e sigurimit të depozitave dhe kompanitë e tjera shtetërore që janë në agoni apo në proces për tu mbyllur. Nuk ka informacion të botuar financiar për këto subjekte. Përfshirja e këtyre subjekteve në raportet fiskale do të jetë relativisht e lehtë, dhe të çojë në një rritje vlerësimit të tyre raporton Fondi.
Përbërja e sektorit publik në Shqipëri
Nr. i entiteteve
Qeveria e përgjithshme 1,213
Qeveria qendrore 8 26
Institucionet buxhetore 799
Ndërmarrjet jobuxhetore 27
Pushteti Lokal 61
Fondet të sigurimeve sociale 2
Kompania publike 256