Në Prishtinë Konferenca ‘WestBalkan 6’, Hahn: Rajoni e ka vendin në BE
Prishtinë, 25 mars 2015
Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe në këtë kuadër, unioni evropian ka akorduar rreth 1 miliard euo për të finalizuar projektet e parashikuara për vendet e rajonit deri në vitin 2030. Deklarata është bërë nga Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në përfundim të samitit “Western Balkan 6” që u mbajt në Prishtinë.
Në fjalën e tij Hahn theksoi se për BE-në janë të rëndësishme projektet ekonomike në rajonit që synojnë zhvillimin e tij si dhe rritjen e lidhjes dhe të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto projekte nënvizoi Hahn synohet të kenë përfunduar brenda vitit 2030.
“Sigurisht duhet të ketë prioritete, por vendet duhet të kenë parasysh nevojat për të përmbyllur projektet brenda vitit 2030. Këto investime rajonale do të sjellë sa më afër njerëzit që të krijojmë zhvillim dhe vende të reja të punës. Të ju japim perspektivë njerëzve dhe mundësi. Në një të ardhme të afërt parashikohen 1 miliardë euro nga projekti IPA. Sigurisht që Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Prandaj nga përfaqësia evropiane ka interes për përmbushjen e këtyre detyrave.” tha eurokomisioneri Hahn
Ndërsa nga ana e tij Thaçi e cilësoi vizitën e parë të Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si shenjë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Zëvendëskryeministri Thaçi ka hapur sot konferencën ministrore të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se ky takim i rëndësishëm ndikon në investimet e infrastrukturës rajonale dhe komunikimin e qytetarëve në rajon.
Kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Nga Serbia:
Ivica Dacic – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit
Nga Mali i Zi:
Igor Lukshiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Ivan Brajovic – Ministër i Transportit
Nga Bosna dhe Hercegovina:
Osman Topçagiq – Kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Izret Bajrambashiq – Zëvendësministër i Ministrisë së Komunikacionit Dhe Transporit
Nga Maqedonia:
Nikola Poposki – Ministër i Punëve të Jashtme
Mile Janakieski – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit
Nga Shqipëria:
Ditmir Bushati – Ministër i Punëve të Jashtme
Edomond Haxhinasto – Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës
Nga Kosova:
Hashim Thaqi – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Lutfi Zharku – Ministri i Infrastrukturës