ERE: Çmimi i ri i energjisë elektrike me 9.5 lekë kw/h
Vendimi i ERE, 26 dhjetor 2014
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe dje, Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE), ka vendosur sot rritjen e çmimit të ri të energjisë elektrike, i cili bëhet 9.5 kë/h, si dhe ka vendosur heqjen e fashës mbrojtëse për konsumatorët prej 300 kilovatësh.
“Çmimi i energjisë për familjarët dhe ambientet e përbashkëta bëhet 9.5 lekë kë/h”, – tha kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti.
Në mbledhjen e sotme, ERE nuk mori në konsideratë kërkesën e OST-së për rritje të çmimit, por ka miratuar kërkesën e KESH-it për rritjen e çmimit të prodhimit në 1.4 lekë kë/h.
ERE po ashtu ka vendosur të lërë të pandryshuar tarifën e transmetimit të energjisë nga OST-ja, 0.65 lekë kë/h, me OST-në që kërkoi rritje nga 0.65 lekë kë/h, në 0.75 lekë kë/h.
Kështu, duke filluar nga 1 janari 2015, konsumatorët familjarë, do të pguajnë më shumë për energjinë elektrike të harxhuar.
Çmimi i i ri i energjisë nga 1 janari 2015
Familjarët – 9.5 lekë për kw/orë
Bizneset e vogla – 11 lekë për kw/orë
Bizneset e mëdha – 14 lekë për kw/orë
Furrat e bukës – 7.1 lekë për kw/orë
Ambientet e përbashkëta – 9.5 lekë për kw/orë