Auditi i Deloitte, Cani: 24.6 mld lekë, borxhi ndaj biznesit. Presim marrjen e huasë për shlyerjen
4 dhjetor 2013
Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar sot se në përfundim të auditit të kompanisë “Deliotte” ka rezultuar se borxhi i shtetit ndaj biznesit është 24.6 miliardë lekë.
Ne nje konference per shtyp, Cani ka theksuar se kjo shifer eshte papergjegjshmeria e qeverise qe mori 1 milione shuplakat. Cani ka thene se kjo shifër ka në pjesën e vet, sektorë të ndryshëm të ekonomisë por pjesën dërrmuese e ka infrastruktura që zë 65% të shumës, pastaj shëndetësia, arsimi etj.
“MF prioritet te saj kishte identifikimin e borxhit të vjetër që buxheti ka ndaj biznesit vendas e të huaj. Shumë na mirëkuptuan, kishte të tjerë që na penguan, pasi deshën të mos i hapen petët byrekut. Opozita t’i hapë mirë veshët dhe të dëgjojë atë që rezulton sot nga borxhi që ish qeveritarët e djeshëm kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Në procesin e auditimit Deloitte ka pasur mbështetjen e MF dhe të tjerave të linjës pasi inventari kishte nevojë të identifikohej deri në detaje. 15 bizneset që ishin më kryesoret dhe kishin pjesën te 78.2% të atij borxhi që rezultonte nga qeveria. U kërkua informacion mbi kopjet e kontratave që lidheshin me këtë borxh dhe të dhënat e publikuara në website e kërkuara nga bizneset”- tha Cani.
I pyetur per shlyerjen e borxhit, Cani ka deklaruar se ka nje sere procedurash deri ne fazen e dyte qe eshte shlyerja e borxhit e vjen pas verifikimit. “Shlyerja nuk do te behet nga paratë e buxhetit, por me hua. Jemi në fazën e negocimeve, synimi ynë është ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë sa më shpejt që të jetë e mundur”- tha ai.