Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike 2014 – 2020

Teksti i plotë i Strategjisë

 

Ministria e Financave prezantoi sot 14 prill 2015  Strategjinë për Menaxhimin e Financave Publike, për periudhën 2014-2020.
Për ministrinë, pritet të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e përdorimit të burimeve publike, duke çuar në ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët

Gjatë hapjes së këtij aktiviteti, ministri Cani deklaroi se ky projekt është në dobi të financave dhe ekonomisë shqiptare dhe se do të përmirësojë “shpenzimet e pakontrolluara të buxhetit, duke gjetur edhe mekanizmat për forcimin e kuadrit fiskal.

“Ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik ka qenë gjithmonë prioriteti ynë. Detyrimet e qeverisë së kaluar ndaj bizneseve e përkeqësuan situatën, por ne kemi parametra të rinj dhe objektiva që të parandalojmë krijimin e borxheve të reja. Ne do të bëjmë edhe kufizime të shpenzimeve në buxhet, ndërsa do të intensifikojmë mbledhjen e taksave dhe të ardhurave”, ka deklaruar Cani gjatë takimit.

Ndërkaq, Jean Eric Paquet, Drejtor për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria për Zgjerimin në KE, gjatë fjalës së tij tha se strategjia e manxhimit të financave publike ka qenë një ndër 5 pikat që komisioneri Hahn ka theksuar në mbledhjen me liderat e rajonit. “Çdo përmirësim do të sjellë financim më të mirë nga BE-ja. BE do të jetë jo vetëm suportues financiar por edhe kritik, për programin që do ndërmerret.” – deklaroi Paquet. Ai shtoi edhe se për përpilimin e këtij programi, që do të jetë i adresuar mirë në mbledhjen e taksave dhe në aspekte të tjera, ministria e Financave do të jetë kyç, por duhet edhe përkrahje dhe bashkëpunim nga institucionet e tjera.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi