Sistemi i Planifikimit të Integruar

Sistemi i Planifikimit të Integruar (SPI)  është një tërësi parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.  Ai siguron një kuadër të gjerë brenda të cilit funksionojnë proceset kryesore të Qeverisë për planifikimin financiar dhe të politikave, i projektuar për të siguruar funksionimin në mënyrë koherente, të efektshme dhe të integruar të proceseve kryesore financiare dhe të politikave të qeverisë shqiptare. Sistemi i Planifikimit të Integruar është sistemi kyç kombëtar i vendimmarrjes për përcaktimin e drejtimeve strategjike dhe shpërndarjen e burimeve.  Për herë të parë SPI është vendosur nga Qeveria Shqiptare me vendimin e saj të datës 10 nëntor 2005 (VKM nr.692).

Nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës, qëllimi kryesor i SPI-së është hartimi i një plani strategjik, të integruar, strukturor dhe të përgjegjshëm për Shqipërinë, duke përfshirë këtu edhe harmonizimin e përshtatjen e sistemeve ekzistuese të planifikimit dhe monitorimit brenda sistemit të ri; riorganizimin e strukturave organizative sipas sistemit të ri, dhe shmangien e kërkesave të përsëritura për ministritë nga ana e institucioneve qendrore. Në këtë mënyrë shmanget copëzimi dhe përsëritja mes politikave kryesore të qeverisë dhe proceseve të planifikimit financiar.

Pesë proceset kryesore që përbëjnë Sistemin e Planifikimit te Integruar, janë:

– Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI)

– Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA)–përfshirë Investimet Publike

– Programi i Qeverisë

– Integrimi Evropian

– Asistenca e Huaj

Faktorët kryesorë të suksesit të Sistemit te Planifikimit te Integruar, janë:

Përcaktimi i angazhimeve politike siç janë reflektuar në Programin e Qeverisë dhe reagimi ad hoc ndaj çështjeve të paparashikuara që mund të dalin.

– Përkthimi i këtyre angazhimeve në prioritete politike të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim). Angazhimet politike në Programin e Qeverisë sigurojnë bazën për rishikimin e strategjive kombëtare dhe sektoriale, përfshirë qëllimet e politikës. Proçeset e strategjisë kombëtare dhe sektoriale janë pjesë e fazës së Hartimit dhe Rishikimit të Politikës së proçesit të manaxhimit të shpenzimeve publike.

– Lidhja e alokimeve buxhetore me prioritetet politike brenda një kuadri realist burimesh si pjesë e Programit Buxhetor Afatmesëm. Sistemi i Planifikimit te Integruar, është sistemi kryesor vendim-marrës kombëtar për përcaktimin e drejtimit strategjik dhe alokimit të burimeve.

– Monitorimi i lëvrimit të produkteve dhe arritjes së objektivave dhe vlerësimi i kësaj performance kundrejt synimeve politike të specifikuara në SKZHI dhe dokumenta të tjerë kryesorë politikë të tillë si Plani i Veprimit për Partneritet Evropian. Produktet monitorohet mbi një bazë vjetore ku raportohet kundrejt objektivave të përcaktuara në Planet e Integruara të Ministrive. Objektivat monitorohen gjatë një periudhe më të gjatë, duke reflektuar kështu kohën relativisht më të gjatë që kërkohet për arritjen e impakteve të politikave.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi