Ballkani Perëndimor: 15 Vjet të Tranzicionit Ekonomik

Fondi Monetar Ndërkombëtar

Versioni i plotë në anglisht

Screen Shot 2015-03-10 at 11.37.15Ballkani Perëndimor: 15 Vjet të Tranzicionit Ekonomik

Çështje Ekonomike Rajonale

Raport i Posaçëm

Zuzana Murgasova, Nadeem Ilahi, Jacques Miniane, Alasdair Scott, Ivanna Vladkova-Hollar, dhe një pjestar i stafit të FMN-së

Gjatë 15 viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pësuar një shndërrim rrënjësor ekonomik, dhe shumë prej tyre nuk njihen po të krahasohen me pozicionin ku ndodheshin në kapërcyell të shekullit. Pas viteve “90 të dominuara nga konflikti, këto vënde nisën rrugën e rindërtimit dhe reformimit të tërësishëm të ekonomive të tyre. Ato u hapën ndaj tregtisë globale dhe u shndërruan në vende të orientuara gjithnjë e më shumë drejt eksporteve; ato zgjeruan rolin e sektorit privat, çmontuan ato rregullore që pengonin zhvillimin e sipërmarrjeve, dhe filluan të ndërtojnë institucionet e nevojshme për të mbështetur sistemin e ekonomisë së tregut. Në disa raste sistemet bankare u ngritën tërësisht nga zeroja, të ndihmuara nga kapitali dhe përvoja e huaj. Këto përpjekje rezultuan në një rritje të fuqishme ekonomike, rritje të ndjeshme në të ardhurat dhe standardet e jetesës, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë makroekonomike. Megjithatë, në mesin e viteve 2000 procesi i transformimit strukturor filloi të ngadalësohet sepse i shërbeu interesave personalë si edhe lodhjes nga reformat dhe kësisoj nuk ka përfunduar ende. Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor në kohën e krizës globale financiare ishte më shumë rezultat i likuiditetit të gjerë global dhe hyrjeve të paqëndrueshme të kapitaleve, se i progresit të vërtetë në reformën ekonomike. Provë e qartë e dobësisë së modelit ekonomik rajonal mund të jetë niveli tejet i lartë i papunësisë, që në shumë vende, madje edhe në kulmin e bumit të parakrizës ishte në masën mbi 20 përqind. ……(Teksti i plote)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi