Sistemi i ri i Drejtësisë

Sistemi i ri i Drejtësisë në Shqipëri është rezultat i kurorëzimit me sukses i Reformës në Drejtësi. Kuvendi i Shqipërisë në mesnatën e 21 korrikut 2016 miratoi me unanimitet (140 vota) ligjin 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar.”

Ndryshimet kushtetuese pasuan me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë më 6 tetor 2016 të ligjeve të organeve te reja dhe atyre ekzistuese si dhe të organizimit dhe funksionimit të tyre.

Ç’është Reforma në Drejtësi?

Ja organet e systemit të ri të Drejtësisë:

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Prokuroria

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Organet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK):

Organet e Rivlerësimit:

Më 30 mars 2017 Kuvendi i Shqipërisë miratoi dhe 7 projektligjet e tjera të reformës: “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, “Kodi i Drejtësisë për të Mitur”, “Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, “Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan