Çfarë është Gjykata Kushtetuese?

Tradicionalisht dallohen dy modele të organizimit të drejtësisë kushtetuese: modeli amerikan dhe modeli evropian. Modeli amerikan është:

i decentralizuar, sepse kontrolli u besohet të gjitha gjykatave të vendit.

konkret, sepse gjyqtari vendos përjashtimisht në rastin e zbatimit të një ligji në një çështje individuale,

a posteriori, sepse ushtrohet mbi një ligj tashmë të shpallur.

Modeli evropian është:

i centralizuar, sepse ushtrohet nga një gjykatë e vetme dhe e posaçme,

abstrakt, sepse gjykata vendos me anë të vendimit të drejtuar kundër një ligji pavarësisht nga çdo konflikt,

– mund te jetë a priori kur kontrolli ushtrohet mbi një ligj që ende nuk është shpallur.

Drejtësia kushtetuese në Shqipëri është e organizuar sipas sistemit evropian.

Organizmi i Gjykatave Kushtetuese në vendet evropiane bazohet në disa parime të përbashkëta:

a) Gjykata Kushtetuese janë krijuar si në shtete me rregjim parlamentar, ashtu dhe në shtete me rregjim të përzier (gjysëm presidencial)

b) Drejtësia kushtetuese i është besuar një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga çdo autoritet tjetër shtetëror.

c) Drejtësia kushtetuese është e përqëndruar në një institucion të krijuar enkas, që ka monopolin në këtë fushë: kjo do të thotë që gjyqtarët e zakonshëm nuk mund të merren me konflikte që i rezervohen Gjykatës Kushtetuese.

ç) Caktimi i gjyqtarëve bëhet nga autoritetet politike, si parlamenti ose Kryetari i shtetit.

d) Gjykata duhet të jetë një organ i vërtetë gjyqësor. Shpallja e vendimeve të saj duhet të jenë si vendime gjykate.

dh) Ndryshe nga një Gjykatë e Lartë, e cila është në krye të organizmit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo organizimi të tillë. Ajo përbën një pushtet të pavarur.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi