Raporti i Stabilitetit Financiar
Është një dokument që analizon zhvillimet me rëndësi të sistemit financiar gjatë një periudhe gjashtëmujore dhe evidenton faktorët që përfaqësojnë rrezik sistemik. Ai bën identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Për hartimin e raportit, shfrytëzohen të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, si dhe shkëmbehet informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar. RSF u publikua për herë të parë në 2008 me një frekuencë njëvjeçare dhe duke filluar nga viti 2010, ai do të publikohet dy herë në vit.
– 6 mujori I 2014 – 6 mujori II 2013 – 6 mujori I 2013, – 6 mujori II 2012, – 6 mujori I 2012