Programi i Reformave Ekonomike 2018-2020
Keto dite Keshilli i Ministrave miratoi Programin e Reformave ekonomike (ERP) per vitet 2018-2020.
Në programin e ri ekonomik për periudhën 2018-2020 parashikohet zbatimi i 17 reformave. Ky program reformash dorëzohet në Komisionin Europian për t’u monitoruar më pas prej tij.
Reformat mbulojnë tematika të tilla si financat publike, energjia, transporti, telekomunikacioni, bujqësia, sektori bankar, industri, infrastrukturë, klima e biznesit, integrimi tregtar, arsimi dhe AFP, punësimi dhe përfshirja sociale. Më poshtë lista e reformave:
1-Krijimi i një kadastre fiskale
2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë
3-Diversifikimi i burimeve të energjisë (gazifikimi)
4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian
5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë
6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore
7-Politika për zhvillimin e industrisë joushqimore
8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve
9-Reduktimi i barrierave për biznesin
10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar
11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimin shkencor dhe inovacion
12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjerë (broadband).
13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjisë në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë.
14- Hartimi dhe implementimi i kurrikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi i mësuesve
15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje me tregun e punës
16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cenuara
17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen sociale
Ketu do te gjeni tekstin e plote te ketij programi: