Dokumenti i Strategjisë së Zhvillimit të Arësimit Parauniversitar 2014-2020
Dokumenti i Strategjisë së Zhvillimit të Arësimit Parauniversitar 2014-2020 (Draft)
Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020 (në vijim, SZhAPU)(1) është një nga përbërësit e Planit Strategjik të Arsimit 2014-2020. Ajo ndjek Strategjinë Kombëtare të APU-së 2009-2013(2) dhe i shërben përsosjes së sistemit arsimor që vlerësohet një nga promotorët e zhvillimit të vendit dhe të përpjekjeve tona integruese. Dokumenti i SZhAPU-së përcakton piketat e realizimit të ndryshimeve në APU. Ai parashtron përparësitë arsimore kombëtare për periudhën në fjalë dhe përbën, kështu, një platformë gjithëpërfshirëse, brenda së cilës të mund të kontribuojnë aktorët institucionalë dhe grupet e interesuara. Dokumenti është propozim për transformimin, për reformimin dhe për zhvillimin e arsimit tonë, sipas një modeli të frytshëm planifikimi, menaxhimi dhe vlerësimi. Ai merr parasysh parimet dhe praktikat më të mira, trajton gjendjen e SAPU-së dhe propozon ndërhyrjet për secilën prej përparësive të vlerësuara si më të rëndësishme, duke shmangur, njëherazi, përshkrimet e panevojshme.