Buxheti i arsimit për frymë në vitet 2003-2014

Sipas Open Data Albania

Për të vlerësuar rëndësinë që i është dhënë arsimt ndër vite, Open Data Albania ka marrë në shqyrtim financimin e këtij sektori prioritar nga Buxhetit i Shtetit, për frymë të popullsisë. Ky tregues lejon të identifikohet se sa është shpenzuar për arsim, për cdo banor të vendit tonë.

Sikurse mund të vihet re nga grafiku, financimi i arsimit për frymë ka ardhur përgjithësisht në rritje. Treguesi ka shkuar nga 7368 lekë në 2003-shin, në 13 321 lekë në 2009-n dhe gati është dyfishuar në 2014-n, me 14 474 lekë. Rritjen më të lartë arsimi për frymë e ka pasur në vitet 2007-2008, përkatësisht me 20% dhe 16.16%, ndërsa në vitet e tjera ritmet e rritjes kanë qënë më të ulta. I vetmi vit që ka shënuar rënie për financimin e arsimit për frymë (-2%) ka qënë 2010-a, e cila ka ardhur kryesisht si pasojë e tkurrjes së buxhetit të arsimit të këtij viti krahasuar me 2009-n.

Në ecurinë e këtij indikatori kanë ndikuar paralel buxheti për arsimin dhe popullsia. Grafiku në vijim paraqet ecurinë e të tre parametrave në vitet 2003-2014.

Ndërveprimi i të dy parametrave ka ndikuar pozitivisht mbi buxhetin e arsimit për frymë, megjithatë, financimi i arsimit nga Buxheti i Shtetit ka pasur ndikimin kryesor mbi të, gjë që bië në sy edhe nga grafiku.

Në vitet 2003-2009, rritja e vazhdueshme e buxhetit të arsimit dhe tkurrja e popullsisë, ka bërë që buxheti i arsimit për frymë të ketë pasur norma rritje më të larta. Në vitin 2010, rënia e buxhetit për arsimin ka qënë më e lartë se rënia e popullsisë, fakt që reflektohet në ecurinë negative të buxhetit të arsimit për frymë. Ndërsa në vitet 2012-2013, rënia e buxhetit për arsimin është kompensuar nga tkurrja e popullsisë, duke bërë që buxheti i arsimit për frymë të kishte rritje pozitive.

Viti 2014 pritet të thyej trendin e dy viteve të fundit, duke kthyer rritjen e ndjeshme për buxhetin e arsimit për frymë, e ndikuar si nga rritja e buxhetit të arsimin me 4.55% krahasuar me Buxhetin e Rishikuar 2013, edhe nga supozimi për tkurrje të popullsisë me 1%. Megjithatë, duhet pritur të kaloj të paktën 6-mujori i parë, për të kuptuar nëse do të ketë një rishikim të buxhetit për këtë vit, i cili mund të reflektohet edhe në uljen e fondeve të arsimit, e për rrjedhojë të buxhetit të arsimit për frymë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi