Përbërsit e një politike publike
E lidhur ngushtë me kushtet e formësimit të një politike publike, janë dhe pesë elementët përbërës të saj:
– Një përmbajtje: një politikë publike është një tërësi elementesh material (për shëmbull, teksti juridik), elementesh buxhetorë dhe aktesh administrative; këtu futet edhe elementi simbolik që motivon veprimin e Shtetit: fjalimet e disa aktorëve, disa qëndrime në fushata informative ose promovuese, etj.
– Një program: çdo ministri zhvillon një politikë të vetën. Në brendësi të së njëjtës ministri zbatohen lloje të ndryshme politikash publike (për shëmbull, në ministrinë e kulturës politika e librit është e ndryshme nga politika e filmit). Ose, në fushën e shëndetësisë, janë të mundëshme tre programe kundër toksikomanisë: ai kurativ, preventiv ose i sanksioneve.
– Orjentimi normativ: një politik publike gjithmonë ëështë e lidhur me normat. Çdo politikë publike synon të realizojë objektiva: ose të plotësoj interesat e aktorëve (për shëmbull, në kuadrin e negociatave të politikës së përbashkët bujqësore, duke mbrojtur interesat e fermerëve), ose të favorizoj shitësit (për shëmbull, politikat e kinemasë në Francë).
– Elementi i detyrimit: Shteti ushtron detyrimin. Një politikë publike duhet të ushtrojë një detyrim mbi sjelljen e aktorëve, cilido që të jenë, publikë apo privat.
– Kompetenca sociale: shprehje që përcakton tërësinë e aktorëve publik ose privat që marrin pjesë më shumë ose më pak në prodhimin dhe zbatimin e politikave publike.