Klasifikimi i politikave publike
Politikat publike janë të shumta. Sipas studjuesit amerikan Th.J.Lowi, në parim, ekzistojnë katër kategori të mëdha të politikave publike: ato distributive, rregullatore, ridistributive dhe konstitutive. Në mvartësi të tipit të përftuesve prej politikave publike (individ apo grup) dhe tipit të detyrimit (direkt apo indirekt). që përdoret për zbatimin e tyre, ato paraqiten në tabellën e mëposhtëme:
Detyrimi | |||
Direkt |
Indirekt |
||
Publik | Individi | Politikat rregullatore | Politikat shpërndarëse |
Grupi | Politikat rishpërndarëse | Politikat proceduriale |
–Politikat distributive, zakonisht të prodhuara nga parlamentet dhe të zbatuara nga organet qeveritare; ato kanë të bëjnë në përgjithësi me shërbimet e tipeve të ndryshme, sidomos me ndihmat dhe asistencat sociale. Ato shpërndajnë burime dhe financohen përmes taksave.
– Politikat rregullatore kanë lidhje me prodhimin e normave që rregullojnë sjelljet, shpesh duke avantazhuar disa grupe në kurriz të grupeve të tjera. Edhe këto prodhohen nga parlamentet dhe zbatohen nga organe qeveritare relativisht të decentralizuara.
– Politikat ridistributive paksojnë në mënyrë të dukshme burime nga disa grupe për t’ia dhënë grupeve të tjera. Janë politika tepër konfliktuale, që kërkojnë një ndërhyrje të fortë të pushtetit ekzekutiv dhe një zbatim në mënyrë të centralizuar.
– Politikat konstitutive lidhen me formulimin e normave që mbikqyrin krijimin dhe funksionimin e strukturave qeverisëse dhe të vetë qeverisë. Këto janë politika relativisht të vecanta në kontekste politiko-institucionale të stabilizuara.
Disa studjues e kanë kritikuar këtë tipologji të Lowi sepse nuk është në gjëndje të marrë parasysh politikat publike simbolike, që nuk shpërndajnë burime dhe nuk rregullojnë sjellje, por shërbejnë për të forcuar dhe/ose transformuar identitetin kolektiv, ndjenjat e anëtarësisë, lidhjet midis mbajtësve të pushtetit politik dhe qytetarëve dhe të legjitimojnë mbajtësit e vetë pushtetit. Këtu për shëmbull, futen politikat që fiksojnë festat nacionale, që nënvizojnë rëndësinë e himnit dhe të flamurit, që ekzaltojnë vlerat e kushtetutës dhe festimet për disa ngjarje historike. Në parim kjo mund të konsiderohet një plotësim i propozimit të Lowit.