Programi i Qeverisë Fatos Nano 2 (25 korrik 1997 – 28 shtator 1998)

 

Fatos Nano – Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

E nderuara Kryesi e Kuvendit Popullor,

I nderuar z. President,

Të respektuar përfaqësues të trupit diplomatik, Të nderuar klerikë, Të dashur bashkëkombës, kudo që jetoni, Të nderuar te ftuar,

Hapi i parë i nxjerrjes së vendit nga kriza shumëplanëshe: politike, institucionale, ekonomike dhe sociale u realizua me sukses përmes zgjedhjeve normale dhe të qeta parlamentare, të organizuara nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me mbështetjen e plotë e të fuqishme dhe monitorimin e tyre nga organizma ndërkombëtarë, si OSBE-ja dhe Këshilli i Europës, përmes misionit tashmë të suksesshëm të z. Vranicki dhe të trojkës së kryesuar nga zonja Katerinë Lalumierë, sigurimit e garantimit të mjedisit të qetë e të përshtatshëm elektoral nga prania e vëzhguesve ndërkombëtarë, prezenca e forcave shumëkombëshe, mbrojtëse, dhe angazhimit të të gjithë shqiptarëve, me besimin dhe shpresën tek e ardhmja e tyre. Një ndihmë të konsiderueshme e konstante për fiksimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe realizimin e suksesshëm të tyre në kontekstin e rënduar shqiptar pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit 1996 dhe fillimit të trazirave, si rezultat i rënies së firmave piramidale, kanë dhënë në mënyrë të veçantë SHBA dhe Bashkimi Europian.

Partitë pjesëmarrëse në koalicionin aktual të Qeverisë së re Demokratike: Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Agrare janë të vendosura të realizojnë të gjitha angazhimet e tyre konstante, duke shfaqur ndërkohë pjekurinë politike dhe përgjegjësinë maksimale të re për zhvillimin e mëtejshëm të pluralizmit përmes përsosjes së demokracisë parlamentare dhe rindërtimit të institucioneve demokratike, realizimit kushtetues e praktik të ndarjes dhe ekuilibrit të pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, për zhvillimin e ekonomisë së tregut, ku gërshetohen natyrshëm dominimi i sektorit privat me ndjesinë sociale të shtetit, pra me mbrojtjen dhe përkrahjen sociale; për sigurimin e pavarësisë dhe integritetit të vendit, duke realizuar ndërkohë në kohën më të shkurtër integrimin, pjesëmarrjen aktive dhe anëtarësimin në të gjitha strukturat ndërkombëtare auroatlantike, me synim zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në frymën dhe sipas standardeve të Europës së Bashkuar.

Mbi këto shtylla fondamentale të programit të Qeverisë së re të Republikës së Shqipërisë do të ngrihet gjithë veprimtaria politike dhe ekzekutive e saj si Qeveri e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe e zgjidhjes së problemeve mbarëshqiptare, kudo që ekzistojnë ato.

Të nderuar kolegë deputetë,

Vota plebishitare e zgjedhjeve të 29 qershorit realizoi përfundimisht zgjidhjen politike të krizës shqiptare, duke vendosur një ekuilibër real e të qëndrueshëm midis vullnetit të popullit dhe raporteve pozitë – opozitë për garantimin e një qeverisjeje demokratike, të mbështetur në shtetin e së drejtës, por edhe të vendosur mbi një themel solid, me bazë të gjerë politike dhe mbështetjen masive mbarëshqiptare.

Qeveria e re, me njohje të saktë të gjendjes, por dhe të faturës së rëndë problemore dhe shifrore të qeverisjes se mëparshme, nuk kërkon të shpenzojë kohë për analizën dhe nxjerrjen e faktorëve apo të shkaktarëve të krizës, por të gjitha energjitë, potencialet dhe investimin e saj synon ta projektojë me efikasitet vetëm për të ardhmen, me mesazhin e qartë të gjithëpërfshirjes politike e të angazhimit mbarëshqiptar.

Në emër të Qeverisë së re, me misionin e rëndësishëm të ringjalljes dhe të rindërtimit europian të Shqipërisë, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju paraqes programin e së ardhmes dhe të shpresës, për stabilizimin e gjendjes së përgjithshme dhe rikthimin e normalitetit, me synime dhe objektiva të qarta, të mishëruara në politikën e re, e cila mbështetet:

– në filozofinë e bashkëpunimit, integrimit dhe bashkëjetesës politike, të paqes, mirëkuptimit, dashurisë e të pajtimit gjithëshqiptar;

– në qeverisjen me bazë të gjerë, në një koalicion real, ku secila komponentë përfaqësohet në nivelin më të lartë për sa u përket kapaciteteve profesionale dhe kontributeve politike dhe ku ekuilibri i qëndrueshëm realizohet e garantohet nga partneriteti dhe komplementariteti i plotë politik, profesional dhe njerëzor, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve në shkallë kombëtare dhe niveli i përfaqësimit parlamentar të çdo partie;

-në raporte moderne midis një pozite të hapur dhe opozite të fuqishme e konstruktive, ku ekuilibri dhe kontrolli reciprok institucionalizohen e aplikohen realisht përmes ndarjes institucionale të përgjegjësive, me synimin e krijimit të kushteve për një garë dhe debat konstruktiv në një sistem plural-ist, me normalitet demokratik; në frymën e tolerancës e të respektimit të lirive e të drejtave themelore të çdo qytetari, të mbrojtura jo vetëm nga politika e integrimit dhe fryma e pajtimit, por edhe prej një sistemi gjyqësor të pavarur e kompetent, të ndershëm e apartiak, që, në lidhje të ngushtë me rivendosjen e shpejtë të rendit, do të kthejë qetësinë dhe buzëqeshjen e të gjithë brezave, të pensionistëve e të rinjve, të burrave e grave në veri dhe në Jug të Shqipërisë sonë të shtrenjtë;

–  në realizimin me shpejtësi të reformave të privatizimit, në kuadrin ë një ekonomie tregu të hapur e të standardizuar me tregun europian, me elemente të  mbrojtjes  dhe  mbështetjes sociale,  ku bashkëpunimi dhe rekomandimet e organizmave financiare ndërkombëtare do të kenë pozita prioritare, me synimin që secili ta ndiejë veten të sigurt në punën dhe pronën e vet të garantuar me ligj;

– në ndërtimin e një shoqërie të hapur civile, me hapësira të pakufishme edhe për përmasën e katërt, atë të medias së pavarur, e cila, përmes realizimit te një transparence totale të të gjitha aktiviteteve të Qeverisë së re Demokratike, do të dekurajoje dhe mënjanojë devijimet dhe deformacionet e rrezikshme nga parimet dhe praktikat e shtetit ligjor, duke shërbyer ne të njëjtën kohë si një element vetëkorrigjimi permanent e i fuqishëm në luftën frontale me korrupsionin dhe tendencat autoritariste;

–  në një bashkëjetese mbarëshqiptare, duke inkluaduar, konform traditave shqiptare dhe normave e standardeve ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të të gjithë minoriteteve, por edhe konvergjencën dhe integrimin atdhetar të shqiptarëve, kudo që jetojnë;

– në një politikë të jashtme që synon të integrojë realisht Shqipërinë në të gjitha strukturat euroatlantike, të realizojë një sensibilitet në shkallën më të lartë e në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për bashkërendimin e opsioneve të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve që jetojne në ish-Jugosllavi dhe të problemeve që shqetësojnë shqiptarët në Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë, konform parimeve ndërkombëtare tashmë të njohura e të pranuara dhe në përputhje me kërkesat realiste të shqiptarëve dhe të partive politike të tyre në këto troje, duke realizuar një bashkëpunim dhe mirëkuptim rajonal në një Ballkan të qëndrueshëm e të qetë, në kuadrin e një Evrope të bashkuar, ku Shqipëria synon natyrshëm të integrohet e të anëtarësoht denjësisht, pa komplekse dhe në mënyrë standarde.

Qeveria e re synon, përmes këtij programi, të realizojë daljen sa më shpejt nga kriza e thellë dhe ringjalljen shumëplanshe të Shqipërisë, të iniciojë reforma dhe strukturime adekuate për vendosjen e stabilitetit dhe të normalitetit,

–  duke eliminuar urgjentisht krimin dhe korrupsionin, për të rivendosur rendin dhe qetësinë përmes eliminimit të bandave kriminale dhe   të çarmatosjes së popullsisë civile;

– duke garantuar pavarësinë dhe integritetin e vendit përmes ristrukturimit dhe modernizimit të ushtrisë sipas standardeve ndërkombëtare, nëpërmjet asistencës së garantuar tashmë nga strukturat ndërkombëtare të sigurimit dhe të mbrojtjes, mbi bazën e marrëveshjeve me vendet perëndimore, me objektiv themelor: integrimin, partneritetin intensiv dhe anëtarësimin e plotë në NATO;

– duke minimizuar papunësinë përmes rritjes së hapësirave te iniciativës së lirë private e publike dhe garantimit të kushteve e të mjedisit normal për thithjen me profesionalizëm e shkallë të lartë efektiviteti të investimeve të huaja, me synim çeljen  masive të vendeve të reja të punës e të veprimtarive afariste të reja;

– duke ngritur një shtet të se drejtës, të bazuar mbi themele të shëndosha kushtetuese e ligjore dhe në një administratë publike të reformuar, profesionalisht të aftë dhe efikase, të përzgjedhur mbi bazën e parimeve të meritokracisë e të marrëdhënieve kontraktuale ekzekutive me funksionarët civilë;

– duke synuar dhe realizuar një integrim dhe bashkepunim intensiv, të koordinuar, real e konkret, me të gjitha srtrukturat dhe organizmat ndërkombëtare, të gatshme për te ndihmuar e për të dhënë asistencën e tyre në kuadrin e programeve të zhvillimit, tashmë parimisht të miratuara e potencialisht të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomiko-institucionale dhe për ta futur Shqipërinë tonë të shtrenjtë në rrugën e stabilitetit e të normalitetit demokratik.

Synimet dhe objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të qeverisjes sonë janë jo vetëm pjesë e koncepteve dhe filozofisë të politikës së re, e konceptuar në mënyrë të veçantë si shprehje e dëshirave dhe interesave të shumicës së elektoratit shqiptar në votëbesimin masiv e plebishitar të 29 qershorit për instalimin e frymës dhe të klimës së bashkëpunimit, të pajtimit, të solidaritetit te shqiptarëve midis tyre, por dhe e vendosjes së themeleve institucionale për zhvillim e mirëqenie me parametra te standardeve europiane për të gjithë, sidomos për garantimin me një shkallë të lartë sigurie të prosperitetit për fëmijët dhe brezat tanë të ardhshëm. Mbështetja masive mbarëpopullore dhe sigurimi i bashkëpunimit të fuqishëm me organizmat ndërkombëtare dhe me qeveritë e shteteve perëndimore, duke qenë garante të suksesit, përkufizojnë ndërkohë përgjegjësi, ngarkesa, detyra relativisht te mëdha e të vështira, por krejtësisht të kapërcyeshme, të realizueshme, po të kemi parasysh parimet themelore te politikes së re dhe kapacitetet e potencialet intelektuale e profesionale që ka në gjirin e vet koalicioni i Qeverisë së re Demokratike.

Në listën e garancive të suksesit të Qeverisë së re përfshihet natyrshëm mbështetja ndërkombëtare që ka siguruar tashmë kjo Qeveri, por që do të rritet dhe intensifikohet në të ardhmen si pasoje e konsekuencës së saj për t’iu përmbajtur në1ë gjithë aktivitetin e vet parimeve demokratike dhe standardeve ndërkombëtare të qeverisjes republikane.

Ky program, duke qenë themeli i marrëveshjes politike midis 5 partive të koalicionit qendër e majtë – qendër, ofron në planin e ideve, te objektivave, të projekteve e të synimeve oportunitetin e zgjidhjes të gjithë komponentëve të krizës shqiptare në aspektet ekonomik, institucional dhe social, duke evidentuar edhe kërkesën për partneritet, bashkëpunim, bashkëpërgjegjësi dhe bashkësakrifica mbarëkombëtare.

  1. Rivendosja e rendit dhe rindërtimi i forcave dhe strukturave të mbrojtjes.

Rivendosja e rendit do të jetë detyrë parësore e Qeverisë së re Demokratike, e cila synon që te rikthehet qetësia publike dhe të krijohet mjedisi i përshtatshëm për absorbimin e shpejtë të investimeve dhe të asistencës së huaj, krijimin e kushteve për rifillimin e vrullshëm të aktiviteteve ekonomike dhe për kthimin e normalitetit shoqëror.

Objektivat në fazën e emergjencës.

Në këtë fazë të parë Qeveria e re synon të arrihet kthimi i qetësisë dhe sigurisë publike në qytete, normalizimi i rendit, çbllokimi i rrugëve nacionale dhe sigurimi i tyre nga veprimtaria e bandave të armatosura kriminale, riaktivizimi i shpejtë dhe sigurimi fizik i veprimtarisë së doganave dhe pikave të kalimit të kufirit tokësor, detar e ajror, ruajtja dhe mbrojtja e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe e objekteve të rëndësisë së veçantë, çarmatimi i popullatës civile nga të gjitha llojet e armëve, me gradualitetin përkatës, duke i dhënë parësi fillimisht kthimit në depo të mbrojtura mirë të armëve të sofistikuara e me rrezikshmëri të lartë.

Qeveria është e vendosur të realizojë me shpejtësi të gjithë procesin e ristrukturimit të policisë dhe te strukturave të rendit në të gjitha nivelet. Ky proces i domosdoshëm do të realizohet sipas të gjitha ligjeve në fuqi, duke synuar në radhë të parë depolitizimin dhe departizimin e plotë të organeve policisë, kthimin e tyre real në polici të mbrojtjes së interesave të shtetasve dhe të shtetit. Kriteret themelore të këtij ristrukturimi do të mbështeten vetëm në parimet e profesionalizmit, meritokracisë e ndershmërisë, duke u distancuar qartë e ne mënyrë të prerë nga çfarëdo militantizmi apo rikthimi në strukturat e vjetra, duke mënjanuar çdo bartës të filozofisë apo shtetit të së kaluarës së largët apo të afërt. Qeveria, duke e konsideruar problemin e ristrukturimit të policisë e të rivendosjes së rendit si çështje me interes kombëtar, do të ndërtojë një skemë të transparencës së plotë të të gjitha veprimtarive të saj. Prandaj kërkon nga të gjithë shtetasit dhe forcat politike në vend të kontribuojnë me mbështetjen e tyre morale dhe pjesëmarrjen aktive ne rivendosjen e rendit e të qetësisë publike.

Në kuadrin e detyrave të fazës së parë të emergjencës, rëndësi kapitale do t’i jepet ringritjes dhe ristrukturimit të forcave speciale dhe të ndërhyrjes së shpejtë, që, përmes një statusi dhe trajtimi veçantë, konform ligjit dhe akteve nënligjore, do të drejtohen vetëm në luftën ndaj krimit dhe kriminelëve të armatosur. Veprimtaria e tyre e ligjshme do te përqendrohet, në hapësirë e kohë, në zonat me shkallë të lartë kriminaliteti, duke realizuar në mënyrë permanente bashkëveprimin dhe bashkëpunimin me forcat lokale të rendit, por edhe me organet e pushtetit lokal të zgjedhur legjitimisht.

I gjithë koncepti i ristrukturimit dhe vënies në eficiencë të policisë do të kërkojë një paketë masash të emergjencës, që Qeveria gjithashtu po e përgatit me urgjencë. Në këtë paketë përfshihen ndryshime ligjore, vendime dhe akte nënligjore te nevojshme, si dhe masa që do të rritin garancinë, sigurinë dhe mbrojtjen e veprimtarisë së policisë, do të rritin efikasitetin e veprimeve të saj, gjithnjë duke vendosur, me prioritet, në plan të parë respektimin e kuadrit ligjor kushtetues të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Realizimi i suksesshëm i këtij objektivi parësor lidhet ngushtë me përparësinë që ka kjo Qeveri për rritjen e efektivitetit të veprimeve të policisë dhe të të gjitha strukturave të rendit, edhe në trajtimin dhe shpërblimin e tyre mbi bazën e përkushtimit dhe të vështirësive në detyrë, si dhe mbështetjen me teknikë dhe asistencë materiale, këshillimore dhe profesionale nga çdo burim i mundshëm, në mënyrë të veçantë nga programet dhe projektet e institucioneve dhe strukturave ndërkombëtare euroatlantike dhe nga vendet demokratike, që tashmë bashkë me ne po punojnë për to.

Realizimi me sukses dhe efikasitet i veprimeve të fazës së emergjencës do të koordinohet ngushtë me organet e reja të drejtësisë, që duhet të finalizojnë gjykimin dhe dënimin me drejtësi dhe forcë ligjore të çdo veprimi apo aktiviteti kriminal. Qeveria e re, në bashkëpunim me Kuvendin Popullor dhe Presidentin e Republikës, konform dispozitave kushtetuese dhe në respekt të plotë të ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, do të sigurojë angazhimin efikas, me profesionalizëm e ndershmëri, të organeve të drejtësisë, veçanërisht të prokurorisë, në mënyrë që krimi, veprimtaria e bandave të marrin goditjen e shpejtë nga të gjithë komponentët e shtetit ligjor, nga policia, prokuroria dhe gjykatat.

Objektivat në fazën afatmesme

Në këtë fazë të dytë Qeveria synon të realizojë stabilizimin e rendit e të qetësisë publike në të gjithë vendin, në zonat e thella, si dhe në të gjithë kufirin tokësore detar, mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit publik në tërësi, mbrojtjen tërësore të integritetit të shtetasve nga krimi. Kjo nënkupton eliminimin e plotë të bandave të armatosura kriminale në territorin e Republikës së Shqipërisë, ruajtjen dhe sigurimin e pronës së shtetasve dhe të asaj publike, çarmatosjen e plotë të popullatës, parandalimin në kohë dhe zbulimin e shpejte të krimeve kundër jetës dhe sigurisë së personit, që shpesh kërcënohen edhe nga vetëgjyqësia dhe gjakmarrja.

Rrugët efikase për arritjen e këtyre objektivave afatmesme do te jenë: rritja e profesionalizmit dhe përkushtimi në punë i efektivave të policisë, vënia në eficiencë të plotë e strukturave të zgjedhura dhe ekzekutive në të gjitha nivelet e pushtetit lokal, plotësimi i paketës ligjore dhe i masave të nevojshme ekzekutive afatmesme për strukturimin modern dhe bashkëveprimin efikas të të gjitha hallkave të varura nga Ministria e Brendshme dhe Sekretariati për Pushtetin Lokal. Në këtë fazë Qeveria do të synojë të konsolidojë në një shkallë më të lartë integrimin dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe vendet e zhvilluara demokratike në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve klandestine e llojeve të ndryshme të kontrabandës.

Objektivat në fazën afatgjatë

Në fazën e tretë ose afatgjatë programi i Qeverisë do të jetë ambicioz, me synimin që rendi dhe qetësia publike t’u afrohen standardeve europiane; pushteti lokal të jetë efikas e me fizionomi moderne; të arrihet depolitizimi total dhe vendosja plotësisht mbi baza ligjore e punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme; krijimi e zbatimi i Kodit Etik të zyrtarëve të ligjit, sipas standardeve të gjithëpranueshme ndërkombëtare; modernizimi, informatizimi i punës në këto organe: vendosja e raporteve të gjithëpranueshme me publikun dhe institucionet kushtetuese: forcimi përfundimtar i marrëdhënieve të bashkëpunimit bilateral e multilateral me organizatat ndërkombëtare dhe vendet e zhvilluara demokratike.

Këto objektiva do të realizohen nëpërmjet specializimit dhe kualifikimit, brenda e jashtë shtetit, të kuadrove dhe efektivave të Ministrisë së Brendshme, zbatimit të legjislacionit të standardeve ndërkombëtare, dhënies së fondeve nga shteti dhe nga ndihma financiare e huaj, nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe informacionit me vendet e zhvilluara demokratike.

Rindërtimi i forcave dhe strukturave të mbrojtjes

Ruajtja e pavarësisë dhe e integritetit territorial të Shqipërisë përbëjnë objektin kryesor dhe te përhershëm të politikës së mbrojtjes e të sigurimit kombëtar të Republikes së Shqipërisë. Forcimi i mbrojtjes së atdheut përbën një nga detyrat parësore në programin e Qeverisë së re demokratike. Në këtë kuadër ushtria shqiptare ka qenë dhe do të mbetet fuqia jonë kryesore për sigurimin kombëtar.

Shkatërrimi i ushtrisë nga regjimi i vjetër ka . cenuar rëndë mbrojtjen e vendit. Ajo aktualisht nuk përfaqëson një fuqi të qëndrueshme dhe të mjaftueshme për të realizuar objektivat e saj strategjikë. Kjo gjendje kushtëzon në mënyrë të detyrueshme rindërtimin dhe rikthimin në normalitetin e funksionimit të saj. Ristrukturimet e gabuara dhe shkatërrimet e muajve të fundit cenuan rëndë mbrojtjen e vendit. Prandaj rindërtimi cilësor i forcave të ushtrisë dhe i strukturave të tjera të mbrojtjes kërkojnë urgjentisht marrjen e masave për grumbullimin e armatimit dhe të teknikës luftarake, stabilizimin e menjëhershëm të gjendjes, riaftësimin dhe ringritjen e reparteve aktive, forcimin e rregullit e të disiplinës, rritjen e moralit të efektivave, rivendosjen e elementeve më të domosdoshëm të gatishmërisë luftarake e të mobilizimit, sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemit të komandimit e të drejtimit në të gjithë hierarkinë ushtarake.

Dislokimi dhe përqendrimi sa më shpejt i forcave në kazerma, në përputhje me strukturat e reja organizative që do të krijohen, zhvillimi cilësor i stërvitjes së efektivave, komandantëve dhe shtabeve, përmirësimi gradual i infrastrukturës për jetesë normale dhe stërvitje efikase të trupave etj. mbeten detyra prioritare dhe kryesore në vazhdimësi për ushtrinë dhe për strukturat ekzekutive në të.

Vendosja e plotë e kontrollit demokratik civil në ushtri, departizimi tërësor e real dhe krijimi i marrëdhënieve të shëndosha civilo-ushtarake do të jete detyra themelore për të siguruar integrimin e plotë te ushtrisë ne shoqëri.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përmirësimit të nivelit profesional të kapaciteteve njerëzore, plotësimit të personelit, përgatitjes ushtarake dhe ngritjes në nivel social të tij. Kujdesi dhe përkrahja për ushtarakët, sigurimi i të drejtave dhe lirive të tyre do të institucionalizohen e sanksionohen shpejt me ligje te reja.

Drejtim tjetër prioritar i Qeverisë së re do të jetë përpjekja për një pajisje graduale të ushtrisë me armatim dhe teknikë te kohës, të konvertueshme edhe me ato perëndimore, por pa hequr dorë nga përdorimi racional i potencialit ekzistues më cilësor të mbrojtjes që kemi.

Për kapërcimin e krizës së strukturave ushtarake në veçanti dhe të aftësisë mbrojtëse të vendit në tërësi, Qeveria në fushën e politikës së mbrojtjes do ,të angazhohet në kuadrin ndërkombëtar për realizimin e marrëveshjeve politike e konkrete që sigurojnë transparencën, partneritetin dhe bashkëpunimin reciprok të nevojshëm në kuadrin e partneritetit për paqen, të Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut Verior, si dhe me shtetet fqinje, duke marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse, humanitare, në stërvitjet e përbashkëta, si brenda dhe jashtë vendit. Ushtria, sipas mundësive, do të angazhohet gjerësisht në ndihmë të popullatës duke kryer detyra jo luftarake, po civile, të parashikuara me dispozita ligjore.

  1. Reforma institucionale

Shqipëria, e shkëputur prej 7 vjetësh nga monopartitizmi, nuk arriti të ndërtonte një sistem pluripartiak dhe institucione që mundësojnë gjenerimin e qëndrueshëm të demokracisë. Qeveria e re Demokratike e vlerëson reformën institucionale si rrugën e vetme për rindërtimin dhe funksionimin e një shteti demokratik dhe ligjor. Në këtë kuadër, në prioritetet e kësaj Qeverie përfshihet një reformë e kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse kushtetuese dhe institucionale, në veçanti e sistemit gjyqësor, e të gjitha niveleve të pushtetit lokal, e administratës dhe e pushtetit të katërt: shtypit dhe medias audiovizive, me synimin për t’i vënë ato në shërbim të shtetasve, për të realizuar një mbrojtje të qytetarit nga shteti dhe për të përmirësuar imazhin e demokracisë shqiptare në planin e brendshëm e të jashtëm. Kjo reformë, duke mos qenë pronë vetëm e shumicës aktuale parlamentare, kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave politike e ne mënyrë të veçantë të opozitës së re.

Baza e reformës institucionale do të jetë Kushtetuta. Konstitucionalizmi është parimi me të cilin populli vetëvendosës përcakton mënyrën se si qeveris dhe si qeveriset, pa u varur nga gjithëfuqishmëria e pushtetit apo nga arbitrariteti i individit. Konstitucionalizmi është bindja se pushteti duhet të jetë i kufizuar, se nevojitet një qeveri e ligjeve dhe jo e njerëzve, se Kushtetuta duhet të qeverisë Qeverinë, se Qeveria nuk mund të privojë askënd nga të drejtat e patjetërsueshme për jetën, lirinë, pronën. Kjo frymë, ky besim do të jetë edhe baza e hartimit të Kushtetutës së re dhe përfundimtare të Republikës Parlamentare të Shqipërisë.

Objektivi themelor i reformës kushtetuese është ndërtimi i një sistemi demokratik të bazuar në pluralizmin partiak, ku shumica vendos natyrshëm, respekton e mbron pakicën, mbështetur në parimin e ndarjes së pushteteve, si mjeti më efikas për të luftuar autoritarizmin e diktatin e shumicës, dhe në parimin e kontrollit e të balancës së pushteteve. Ky parim parandalon përqendrimin e pushtetit në një person a grup personash.

Shumica qeverisëse, e bindur se reformimi dhe bashkëjetesa janë rruga e sigurt e përparimit të një vendi, se republika kushtetuese është e vetmja zgjidhje, angazhohet t’u gjejë shtratin konstitucional parimeve të ndarjes, kontrollit dhe balancës së pushteteve të reja demokratike.

Domosdoshmëria e reformës konstitucionale, përmes hartimit dhe miratimit në Kuvendin Popullor dhe me referendum popullor të Kushtetutës së re bazohet:

– ne faktin se vlerat dhe standardet e një shteti demokratik, siç janë: respektimi i të drejtave te njeriut, shteti ligjor, pra legjislacioni demokratik dhe respekti për të, si dhe zbatimi i tij, pavarësia e gjyqësorit etj. nuk është arritur ende të garantohen në rrugë kushtetuese;

– në nevojën e instalimit të një shteti ligjor, vendosjes së rendit, zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga e për të gjithë në luftën kundër korrupsionit etj., të cilat kërkojnë garanci që vijnë nga ndarja e pushteteve; – në faktin përgjithësisht të pranuar se miratimi i dispozitave kryesore kushtetuese u bë me qëllim që ato të shërbenin për fazën e tranzicionit, si kompromis i përkohshëm mbi pamundësinë për të hartuar një kushtetutë serioze në një minimum kohor dhe detyrimisht për të abroguar Kushtetutën e vitit 1976;

-në faktin se ndryshimet e vitit 1992 për shtimin e kompetencave presidenciale, duke krijuar presidencializmin, ishin retrograde, kurse shtesat e mëvonshme nuk arritën të inkuadroheshin në një tërësi organike;

– në faktin se procesi i hartimit të Kushtetutës së re në Kuvendin e pare pluralist u ndërpre, kurse procesi i hartimit të saj në Legjislaturën e mëpasme u stërgjat nga viti 1992 deri në vitin 1994 për interesa politike;

– në faktin se Referendumi i vitit 1994 dështoi, sepse në të u investuan interesa politike dhe personale të ish-Kryetarit të Shtetit.

Nga ana tjetër, në kushtet e sotme ekziston mundësia optimale e hartimit, pa humbur më kohë, të Kushtetutës, sepse aktualisht ajo, më shumë se kurrë, për shkak të nevojës imperative për bashkëqeverisje, bashkëpunim dhe mirëkuptim të institucionalizuar, mund te jetë rezultat i konsensusit të partive politike të pozitës dhe opozitës, por që do të gjente edhe një mbështetje të gjerë popullore. Ky është një çast historik, ku vullneti i popullit, i shprehur në masën më të madhe për bashkëpunim e mirëkuptim rea1, të arrijë të materializohet me miratimin e aktit themelor të shtetit demokratik. Për më tepër, domosdoshmëria e vendosjes së këtij guri themeltar lidhet me suksesin e reformës në institucione të tjera, me realizimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të një decentralizimi efikas të pushtetit lokal, si dhe me miratimin e ligjeve të qëndrueshme elektorale, që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rrjedhojë vazhdueshmëri normale të procesit demokratik përmes alternimeve te qeta dhe të buta të pushtetit.

Reforma administrative

Kjo nuk ka për qëllim kryerjen e spastrimeve politike apo heqjen nga puna të nëpunësve mbi bazën e kritereve partiako-militantiste, por, konform ligjit, do të synohet ndërtimi dhe strukturimi i një administrate publike moderne, të aftë profesionalisht, të ngritur sipas parimeve të meritës e të aftësisë. Reforma do të aplikohet mbi bazën e parimit të konkurencës dhe të kontratave, ku baraspeshohen kërkesat për aktivitet administrativ rezultativ me respektimin e interesave private të individit, në mënyrë që çdo veprimtari e pushtetit administrativ t’i nënshtrohet drejtësisë nëpërmjet detyrimit ligjor. Principet themeltare ku do të mbështetet reforma administrative duhet të gjejnë domosdoshmërisht pasqyrim në Kushtetutë dhe në ligje te tjera fondamentale për administratën shtetërore, në të cilat do të pasqyrohen qartë raportet midis nëpunësit civil dhe shtetasit privat, prej ku rrjedhin përgjegjësitë juridike të nëpunësit, përgjegjësia civile, penale dhe administrative e tij përballë të drejtave të garantuara me ligj. Qeveria do të iniciojë për këtë qellim hartimin dhe miratimin e ligjeve për administratën e lartë, konkretisht ligjin për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë e të ministrive dhe në fazën pasuese ligjet për procedurat dhe përgjegjësinë administrative etj.

Drejtimet kryesore të kësaj reforme administrative do të jenë:

–  Orientimi i administratës publike drejt shërbimeve efikase ndaj qytetarit. Nxjerrja dhe zhvillimi i kartës së qytetarit dhe kontrolli publik do të paraqiten për herë të parë para qytetarit shqiptar, duke e tërhequr atë në procesin e qeverisjes. Qeveria e re Demokratike mendon se nxitja e kontrollit publik është një faktor shumë i rëndësishëm për krijimin e një shërbimi më të shpejtë e cilësor për minimizimin e korrupsionit etj.

– Drejtim tjetër do te jetë hartimi i Kodit të Shërbimit Civil, informatizimi i administratës dhe i shërbimeve, por veçanërisht përgatitja dhe edukimi i nëpunësve. Formimi i një grupi të përzgjedhur administratorësh të rinj në shkollat më të mira të administratës publike do të jetë një nga prioritetet e politikës së bashkëpunimit me programet donatore ne fushën e trajnimit dhe asistencën ndërkombëtare për rindërtimin e Shqipërisë.

– Në vazhdën e këtij procesi, thellimi i reformës në administratën lokale do të kërkoje decentralizim kompetencash, organizim më efikas, rritjen e buxhetit, të drejtave dhe përgjegjësisë së organeve ekzekutive lokale në të gjitha nivelet.

– Në fushën e pushtetit gjyqësor, Qeveria do të synojë te rregullojë, konform standardeve ndërkombëtare, statusin e organeve të dhënies së drejtësisë, duke nënkuptuar pavarësi dhe paanësi reale, të garantuarit në mënyrë kushtetuese të gjykatave, të realizuar përmes respektimit të kësaj pavarësie nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, të garantuarit me buxhet të veçantë të gjyqësorit, të administruar prej vetë atij.

Reforma në pushtetin lokal

këtë fushë prioritetet kryesore të punës së kësaj Qeverie do të jenë:

  1. Ringritja, ristrukturimi dhe funksionimi normal i organeve të pushtetit lokal mbi bazën e plotësimit të vakuumeve të pjesshme, të krijuara nga kriza e fundit, dhe të integrimit të autoriteteve te zgjedhura legjitime lokale në procesin e rindërtimit të institucioneve demokratike të vendit.
  2. Përcaktimi më i mirë i kompetencave, detyrave dhe pasurive të organeve te pushtetit lokal, duke u mbështetur në ligjet ekzistuese dhe në përmirësimin e mëtejshëm të tyre.
  3. Thellimi i decentralizimit dhe zgjerimi i vetëqeverisjes lokale përmes vendosjes së raporteve më të drejta midis Qeverisë, institucioneve të tjera qendrore dhe organeve të tyre vartëse në nivel lokal me organet e pushtetit lokal.
  4. Kualifikimi i të zgjedhurve dhe stafeve administrative të organeve të pushtetit lokal dhe zgjerimi i bashkëpunimit të tyre me organizma homologe jashtë vendit.
  5. Ngritja dhe riorganizimi i shoqatave të të zgjedhurve në organet e pushtetit lokal për mbrojtjen e interesave organeve të pushtetit lokal e të popullsisë që ato përfaqësojnë.

Për të dalë nga gjendja aktuale, veç një pozicionimi më të drejtë të Qeverisë ndaj problemeve të pushtetit lokal, duhet që edhe vetë këto organe të luftojnë më shumë për të mos lejuar cenimin e kompetencave dhe për të përmbushur detyrat ndaj popullit. Për të lehtësuar daljen nga kaosi dhe për eliminimin në një kohë sa më të shkurtër të dëmeve katastrofike që solli shembja ë institucioneve në krizën e fundit në Shqipëri, administratës lokale duhet t’i jepen mjetet e domosdoshme financiare e materiale për përmbushjen e funksioneve dhe të detyrave të saj ligjore. Është e qartë se vetëm programi ambicioz i një qeverie pa paragjykime mund t’i nxjerrë organet e pushtetit lokal nga situata e vështirë institucionale dhe ekonomike ku ndodhen dhe t’u sigurojë kushtet e nevojshme për ushtrimin real të parimeve të vetëqeverisjes, pavarësisë, autonomisë lokale dhe decentralizimit që përmban Kushtetuta aktuale.

Kompleksiteti dhe rëndësia e zhvillimit të demokracisë dhe vetëqeverisjes lokale mbetet një prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së re, me synim që në këtë fushë të arrihen standardet ndërkombëtare, sidomos në orientimin europian, mbështetur në Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale dhe në dokumente të tjera të ratifikuara tanimë.

III. Politika ekonomike e Qeverisë së re

Do t’ju ftoja të njiheshit, së pari, me treguesit kryesorë makroekonomikë. Sipas të dhënave që nga viti 1993, GDP (prodhimi i përgjithshëm) pati një rënie në ritmet e rritjes nga 9,ë për qind në vitin 1993, në një rritje prej 8,3 për qind një vit më vonë dhe 9,1 për qind në vitin 199ë. Për shkak të shkatërrimeve që ndodhën në vitin 1997, jo vetëm që nuk është parashikuar rritje e GDP-së në raport me vitin 199ë, por këtë vit do të kemi një rritje negative në masën 7 për qind. Rrjedhimisht, objektivi i Qeverisë për këtë vit është frenimi i rënies se mëtejshme të GDP-së. Në vlere nominale, me çmime korrente, ky tregues parashikohet të jetë rreth 415 miliardë lekë, me deflatorin 60 për qind. Rënie më të madhe planifikohet të ketë sektori i ndërtimit, i cili zë një peshë specifike në strukturën e GDP-së për rreth 7,8 për qind.

Deficiti buxhetor në shifra absolute parashikohet të shkojë rreth 44 miliardë leke, i financuar nga burime të brendshme, i cili në përqindje ndaj GDP-së është rreth 11,ë për qind. Në vite ky deficit në përqindje ndaj GDP-së ka ardhur në rënie për një periudhë dyvjeçare që nga vitit 1993, por pësoi një rritje të ndjeshme deri në 10,2 për qind në vitin 199ë, gjë që përmbysi të gjithë ekuilibrin makroekonomik. Megjithatë, deficiti i këtij viti në parashikimin e Ministrisë së Financave do te tentojë të shkojë në 50 deri 52 miliardë lekë. Kjo përfaqëson rreth 13 për qind të GDP-së.

Objektivi i Qeverisë në këtë aspekt do të jetë reduktimi i këtij deficiti, çuarja e tij në fund të vitit 1998 në 10 për qind të GDP-së, duke synuar rritjen e totalit të të ardhurave në 15,5 për qind të GDP-së dhe veçanërisht te taksës së vlerës të shtuar në 5 deri ë për qind të GDP-së.

Investimet publike të financuara nga burime të brendshme kanë ardhur duke rënë nga 4,3 për qind në vitin 1993, në rreth 2 për qind në vitin 1997. Për një periudhë deri në fund të vitit 1998 prioritetet e investimeve me fonde buxhetore do të mbeten të kufizuara, duke u përqendruar në kostot lokale e në përmirësimin e infrastrukturës më të domosdoshme. Në këtë kuadër, investimet nga burime të huaja do të vazhdojnë të jenë dominante në shpenzimet kapitale. Kjo politikë do të shkojë paralel me politikën e ngushtimit të deficitit buxhetor deri në 10 për qind të GDP-së deri në fund të vitit 1998 dhe pas këtij viti investimet publike do të duhet të përfaqësojnë një zë më të rëndësishëm në buxhetet e ardhshme.

Inflacioni u ndikua nga thellimi i deficitit buxhetor të vitit 199ë dhe i këtij viti, gjithashtu. Inflacioni për periudhën 6-mujore: janar-qershor 1997 është rreth 29 për qind. Inflacioni deri në fund të vitit planifikohet te jetë 45-50 për qind. Megjithatë, tendenca e tij do të përkojë me tendencën e deficitit buxhetor, pra mund të kalojë kufijtë e planifikuar.

Një nga objektivat kryesore të programit është futja nën kontroll e këtij deficiti, i cili do të paraprihet nga mbajtja nën kontroll e deficitit buxhetor dhe e kursit të këmbimit. Në skenarin më të mirë për këtë vit, inflacioni do të stopohet në 45 për qind, duke pasur parasysh që si faktor inflacioni do të ndikojë deficiti i vitit të ardhshëm, sidomos shpenzimet për interesat, që tashmë zënë një peshë të madhe në buxhetin e vitit 1997, rreth 21 për qind të totalit të shpenzimeve nga burime të brendshme.

Deficiti tregtar për dy vitet pas 1993-shit erdhi me një rënie te vogël, por konstante, pra nga 489 milionë dollarë, në 475 milionë dollarë, duke u thelluar në vitet e ardhshme e duke kapur shifrën më 199ë në 691 milionë dollarë. Vetëm në ë-mujorin e parë të këtij viti ky deficit është rreth 340 milionë dollarë. Kjo shifër, në thelb, shpreh pozicionin e ekonomisë shqiptare: të bazuar kryesisht në importe, me eksporte minimale të lëndëve të para. Politika drejt ngushtimit të këtij deficiti ka të bëjë me një nxitje më të gjerë të zëvendësimit të importeve, nxitjen e eksporteve (import substitution – exsport promotion). Kjo politikë sjell një përmirësim tërësor në bilancin e pagesave, në pozicionin e rezervës valutore dhe të kursit të këmbimit.

Kursi i këmbimit, me kurbën e tij, ka qenë një tregues i vijueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe pozicionit të thellimit të deficitit tregtar. Duke filluar nga viti 1993, kursi i këmbimit lek/dollar shënoi një vlerësim të lekut nga 102 lekë = 1 dollar, në 92 lekë = 1 dollar më 1995. Në fund të vitit 199ë leku shënoi një zhvlerësim rreth 50 për qind kundrejt dollarit. Shkaqet kryesore ishin përkeqësimi i situatës politike deri në shpërthim, pra faktorët psikologjikë, si dhe përkeqësimi i deficitit tregtar, krahas efekteve të mosrespektimit të politikave të përcaktuara në programet me institucionet ndërkombëtare. Nuk duhet harruar këtu edhe efekti i vlerësimit të dollarit në tregun financiar ndërkombëtar, që shënon një vlerësim të dollarit kundrejt monedhave të tjera të forta, si jen dhe DM deri në 20 për qind.

B.Politikat financiare të Qeverisë së re

Objektivi kryesor imediat i programit ekonomik të Qeverisë është rifillimi i aktiviteteve ekonomike, në mënyrë që të realizohet rimëkëmbja dhe rinisja e rritjes ekonomike. Kjo do të kërkojë rivendosjen e stabilitetit makroekonomik, ristrukturimin dhe zhvillimin e një sektori financiar efektiv dhe thithjen e financimeve dhe ndihmave të huaja për realizimin e një programi të gjerë investimesh. Për këtë qëllim janë programuar një sërë masash afatshkurtëra dhe afatmesme.

Masat afatshkurtëra përfshijnë:

Rritjen e koeficientit të mbledhjes së detyrimeve tatimore nëpërmjet rivënies në funksionim të plotë të administratës tatimore dhe doganore.

Kriza aktuale ka çuar në një rënie të ndjeshme të të ardhurave fiskale. Në ë-mujorin e parë të këtij viti të ardhurat totale ishin rreth 1ë,42 miliardë leke, që përfaqësojnë rreth 78,5 për qind të nivelit të parashikuar në buxhet për 6-mujorin e parë. Në mars të ardhurat nga doganat ishin vetëm 28 për qind të nivelit të parashikuar, në prill ranë në 17 për qind, duke vazhduar deri në fund të qershorit, për periudhën 6-mujore në rreth 60 për qind. Në këto kushte, Qeveria do të marrë këto masa prioritare:

– Do të vërë në funksionim normal të gjithë administratën tatimore, në mënyrë të veçantë të gjitha pikat doganore, duke realizuar për këtë qëllim edhe investimet e nevojshme imediate.

– Do të rrisë intensitetin dhe efikasitetin e veprimit ekzekutiv kundër evazionit fiskal nëpërmjet një riorganizimi më të mirë të të gjitha strukturave, si dhe një bashkëpunimi më efikas me të gjitha mekanizmat e shtetit, organizmat e specializuara ndërkombëtare dhe organet homologe te vendeve të tjera. Minimizimi i evazionit fiskal do të jete një faktor që do të çojë në uljen e taksave doganore.

  1. Transparencën e skemave piramidale.

Krahas rivendosjes së rendit dhe qetësisë në vend, një nga objektivat emergjente të Qeverisë do të jetë transparenca e firmave piramidale. Në këtë drejtim është gati kuadri ligjor për administrimin dhe kontrollin e këtyre kompanive, realizuar edhe me asistencën e FMN-së dhe Bankës Botërore. Me t’u miratuar ligji, do të vendosen administratorët ligjorë, përfaqësues te kompanive më1ë dëgjuara në fushën e menaxhimit dhe të kontrollit. Edhe me ndihmën e ekspertëve shqiptarë, do të synohet:

– Të gjenden dhe të shndërrohen në likuiditete të mundshme, për t’u kthyer kreditorëve çdo burim që mund të kenë këto kompani si gjendje arke dhe në bankë, brenda vendit fillimisht dhe njëkohësisht edhe jashtë vendit.

–  Do të bëhet seleksionimi i veprimtarive fitimprurëse dhe shndërrimi në likuiditete i pasurive të tundshme dhe të patundshme të këtyre kompanive në rrugë administrative ligjore.

–  Do të saktësohet përfundimisht madhësia e humbjes në këto skema piramidale, që do të shërbejë si bazë për të ndërtuar skemat e zbutjes apo te kompensimit të humbjeve të shkaktuara.

Në përfundim të kësaj pune, Qeveria do te ketë angazhimin maksimal për te ndarë paratë sipas modaliteteve të miratuara me akte ligjore.

  1. Rritjen e të ardhurave në buxhet nga përmirësimi i menaxhimit të aktiviteteve ekonomike në sektorin publik. Këtij qëllimi do t’i shërbejë ristrukturimi i dikastereve kryesore që mbulojnë këto aktivitete dhe njëkohësisht zbatimi i mënyrave bashkëkohore te menaxhimit të sektorëve te pronës publike.
  2. Në fushën e shpenzimeve buxhetore, Qeveria do të përpiqet të vendosë një disiplinë të rreptë financiare, duke synuar të rritet me çdo kusht efektiviteti i shpenzimeve. Gjithashtu, ajo do të intensifikojë kontrollin financiar mbi institucionet publike dhe sidomos në sipërmarrjet pronë shtetërore, si: ABPETROL, TELEKOM, KESH etj., me synimin për të kufizuar edhe presionin inflacionist, si dhe për të luftuar shfaqjet e korrupsionit në administratën publike.
  3. Përdorimin e shpenzimeve kapitale për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar apo të shkatërruar gjatë krizës, duke u dhëne përparësi objekteve social-arsimore. Për të kryer sa më shpejt rehabilitimin e këtyre objekteve, do të përdoren burime financimi nga donatorë të huaj.

Masat afatmesme do të përfshijnë:

  1. Në fushën buxhetore: Krahas riaktivizimit të prodhimit dhe të tregtisë, Qeveria do të përpiqet që gradualisht të reduktojë normën e deficitit buxhetor si gjatë vitit 1998 dhe në vitet pasardhës.

Brenda vitit 1999 do të vëmë në kontroll deficitin buxhetor me një normë jo më të lartë se me një shifër. Për financimin e deficitit buxhetor do të bëhen përpjekje për të harmonizuar më mirë e më drejt raportin e mbulimit të tij me emetim bono thesari dhe me kredi bankare, duke zgjeruar skemën e pjesëmarrjes edhe të privatëve ne tregun monetar e financiar, gjithmonë në pajtim me nevojat e ekonomisë, dhe kontrollin mbi normën e inflacionit.

  1. Në politikën tatimore, Qeveria do t’i përmbahet me vendosmëri:

– Mënyrës së të tatuarit me tarifa të tatimit proporcional, e ndërgjegjshme për efektin neutral që ajo ka ndaj akumulimit të kapitalit, si dhe të shpërndarjes së kapitalit. Si rregull i përgjithshëm, nuk do të lejohet e nuk do të zbatohet diskriminimi i subjekteve private fizike e juridike të vendit dhe të huaja me anën e tatimit.

Reduktimit të nivelit mesatar të tarifave të tatimit mbi fitimet nga veprimtaritë prodhuese e tregtare nga 10-15 për qind ndaj nivelit ekzistues.

Për sa i përket TVSH-së, për kushtet emergjente të situatës, në fazën e parë do të zbatohen tarifa tatimi te diferencuara dhe në një kohë të dytë do të kalohet në një tarifë unike, në përputhje me kushtet dhe nevojat financiare të vendit. Në parim jemi të prirur të veprojmë me shpejtësi, sipas rekomandimeve të FMN-së, që kërkon kalimin menjëherë në një tarifë unike në shkallë vendi. Në politikën tatimore Qeveria do t’i përmbahet edhe kursit të zgjerimit të bazës së tatueshme dhe intensifikimit të përpjekjeve për zbulimin e drejtë e të saktë të të ardhurave të tatueshme, në pajtim gjithmonë me ligjin në fuqi.

  1. Politika doganore do të ketë këto synime kryesore:

– Thjeshtimin e procedurave doganore, pa cenuar apo mënjanuar kontrollin doganor mbi qarkullimin e mallrave, mjeteve të transportit apo të udhëtarëve. Për këtë do të rregullohet baza ligjore në përputhje me konventat ndërkombëtare.

-Rishikimin e nivelit të taksave doganore, duke pasur si tendencë uljen e tyre, me synim që ato t’i afrohen nivelit të tarifave zbatuara nga OBT, që do të konkludohet edhe me aderimin e vendit tonë në këtë organizatë. Kjo ulje tarifash do t’u krijojë një frymëmarrje më të gjerë importeve në Shqipëri, duke ndikuar në uljen e nivelit te çmimeve të tregut, gjë që do të ndikojë në stabilizimin e monedhës, rritjen e fuqisë blerëse, si dhe do të nxisë futjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe rritjen e investimeve të brendshme. Kjo ulje tarifash doganore jo vetëm nuk do të cenojë prodhuesit e brendshëm, por do të shërbejë si rregullator, qe ata të kenë mundësi të konkurrojnë në tregun e brendshëm në kushte më favorizuese apo të barabarta me mallrat e importit.

Për mbrojtjen dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas, si dhe për t’i krijuar atij mundësi reale për zgjerim tregje shitjeje, do të aplikohet taksa doganore sezonale. Konkretisht do të zbatohen taksa më të larta për importin e këtyre artikujve në periudhën e sezonit të prodhimit vendas, në mënyrë që fshatarësia të mbrohet nga konkurrenca e produkteve të importit, dhe do të aplikohen taksa më të ulëta për importin në kohën jashtë sezonit të prodhimit vendas, në mënyrë që të mos ketë rënie të ofertës së tregut, rrjedhimisht as rritje çmimesh. Caktimi i niveleve të këtyre taksave do të bëhet duke u bazuar në studimin e saktë të raportit midis nevojave te tregut dhe mundësisë së plotësimit të tyre nga prodhimi i brendshëm, duke përcaktuar nevojat e importit, dhe në bazë të tyre nivelin e taksave që do të zbatohen.

Ulja e nivelit te çmimeve dysheme, si dhe minimizimi i listës së mallrave për të cilat aplikohen ato, do të synojë që në një të ardhme të arrihet edhe në mosaplikimin më të çmimeve dysheme. Kjo do te ndihmohet nga shkëmbimi i informacionit me vende të tjera, duke bërë që organet doganore të operojnë duke u mbështetur në vlerën e transaksionit dhe jo në vlera të caktuara në mënyrë artificiale.

Ristrukturimi dhe riorganizimi i sistemit doganor do të mbështeten në kriterin e profesionalizmit, në mënyrë që niveli i administratës doganore t’u përgjigjet nivelit dhe kërkesave të zgjerimit të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare të vendit dhe jo zgjerimit të xhepave të askujt.

  1. Në fushën e politikës monetare dhe kredituese, në pajtim edhe me rekomandimet e Bankës Botërore, FMN-së, Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Qeveria do t’i përmbahet një politike restriktive, duke mbajtur parasysh gjendjen e deficitit buxhetor, normën e inflacionit dhe nevojat e stimulimit të prodhimit industrial e bujqësortë vendit, sidomos të prodhimit për eksport, inkurajimin e biznesit, të turizmit e të punësimit, për reduktimin e papunësisë, e cila është bërë një problem i mprehtë dhe shqetësues social-ekonomik.

Duke iu përmbajtur pavarësisë relative të bankave, Qeveria do të përkrahë dhe nxisë përpjekjet për rritjen e kursimit kombëtar, si burim i rëndësishëm i brendshëm për shtimin e investimeve private e publike.

Për sa u përket bankave shtetërore të nivelit të dytë, ku përfshihen: Banka Tregtare Agrare, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka e Kursimeve, me gjendjen e tyre juridike tashmë si shoqëri tregtare, duhet t’i nënshtrohen procesit të privatizimit, i cili do të kryhet nën një asistencë të plotë të Bankës Botërore dhe FMN-së. Janë ndërmarrë hapa konkretë, me të cilët synohet të përmirësohet ndjeshëm menaxhimi i tyre, të shmangen humbjet e reja, të kryhet auditingu nga kompani të huaja, të aplikohet plani kontabël mbi parime bashkëkohore.

  1. Marrëdhëniet me organizmat financiare ndërkombëtare. Në të gjithë veprimtarinë e saj Qeveria do të synojë të zhvillojë bashkëpunimin veçanërisht me FMN-në, Bankën Botërore, Bashkimin Europian, organizatat ekonomike e financiare të tij etj. Programi i rimëkëmbjes ekonomike kërkon një partneritet korrekt me këto organizma, të cilët janë në vetvete donatorët më të mëdhenj për programet e zhvillimit të vendit. Sigurisht, këto organizma kanë vënë kushtet e tyre për të ndihmuar Shqipërinë, ndër të cilët do të përmendja zgjidhjen e plotë të problemit të skemave piramidale, kontrollin mbi deficitin buxhetor dhe inflacionin, përmirësimet në kuadrin legjislativ etj. Këto kushte janë tërësisht të plotësueshme. Por kjo kërkon vullnet të mirë politik nga të gjithë ne, përkushtim nga administrata publike, transparencë nga Qeveria, që nuk do te mungojë, por edhe mbështetje nga popullsia.

Përpjekjet tona për të pasur një mbështetje të plote të këtyre institucioneve do të finalizohen me arritjen e një marrëveshjeje të re trevjeçare me FMN-në, që do të jetë boshti i mbështetjes së masave për shëndoshjen e ekonomisë që duhet të marrë Qeveria gjatë viteve të ardhshme. Nga praktikat e derisotme, marrëveshjet me FMN-në janë në çdo rast një dritë jeshile për çdo program mbështetjeje financiare që do t’i vijë ekonomisë shqiptare nga organizmat ndërkombëtarë ose shtete të ndryshme dhe ne jemi të vendosur ta realizojmë këtë marrëveshje. Ne synojmë që në një afat optimal te kemi një program të plotë me FMN-në, ndoshta një ESAF – 2, pra një program të dytë për reforma strukturore dhe institucionale në ekonomi.

Tepër të rëndësishme janë për ne marrëdhëniet me Bashkimin Europian, si një nga donatorët më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe. Për sa i përket Bankës Botërore, kemi filluar tanimë punën për ristrukturimin e projekteve aktuale në drejtim të emergjencës, por dhe të infrastrukturës më të domosdoshme. Qeveria e re është realisht e vendosur dhe optimiste që në bashkëpunimin me të gjitha organizmat financiarë dhe qeveritë e ndryshme të krijoje garancinë e plotë për hedhjen e hapave konkrete për programe zhvillimi sa më afatgjatë, te qëndrueshëm dhe efektivë.

Problem i veçantë që do të atakohet, është ulja e varfërisë me politika aktive të punës, të punësimit dhe formimit profesional. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Europë. Politikat e qeverisjes pesëvjeçare të Partisë Demokratike e kanë thelluar varfërinë shqiptare. Në emër të privatizimit dhe të krijimit të ekonomisë së lirë të tregut, është krijuar një papunësi e lartë si në qytet dhe në fshat. Është realitet që në vendin tonë mbi 40 për qind e popullsisë rurale ose 600 mijë njerëz, nga 1 milion e 900 mijë që banojnë në fshat, dhe mbi 30 për qind e popullsisë së qytetit, mbi 300 mijë, nga 1 milion e 300 mijë qe banojnë në qytet, jetojnë në varfëri.

Zonat e thella malore te vendit kanë një situatë tejet më të vështirë ekonomike. Mbi 20 për qind e kësaj popullsie jeton me atë ardhura bujqësore që nuk i kalojnë 70 dollarë në vit, aq sa rrezikohen edhe për sigurimin e bukës për fëmijët. Me mijëra të tjerë preken nga varfëria, sepse të ardhurat e tyre nuk janë larg pragut të varfërisë dhe ballafaqohen me mungesën e shërbimeve publike. 70 deri 90 për qind e familjeve fshatare burim të vetëm të të ardhurave kanë pensionet dhe ndihmën ekonomike të pjesshme apo te plotë, edhe kjo në vlerë tepër të pamjaftueshme për të dalë nga gjendja kritike e jetesës. Familjet më të varfëra, si nga pikëpamja e treguesve, edhe nga shkalla e thellësisë së tyre, janë ato që kanë kryefarniljarin të papunë. Në Shqipëri janë me mijëra familje që e kanë këtë fat. Në vitet 1992-1995 Qeveria e regjimit të vjetër shkurtoi rreth 350 mijë vende pune, 50 për qind e këtyre rasteve jashtë fushës së bujqësisë.

Me gjendjen e saj pra tepër të vështirë, ekonomia shqiptare, si pasojë e politikave të gabuara të drejtimit, të shkatërrimeve dhe dëmtimeve të mëdha pas shembjes së skemave piramidale, mund të rigjallërohet e të zhvillohet me shpejtësi. Çelësi kryesor që do të shërbente për një rritje ekonomike të shpejtë dhe për pakësimin e kësaj varfërie është: ndërtimi i politikave të reja aktive për punësim, vetëpunësim dhe formim profesional.

Politikat aktive të Qeverisë së re për punësimin do te synojnë të sigurojnë punësim sa më te gjerë për të gjithë të aftët për punë dhe që e kërkojnë një gjë të tillë, punësim produktiv dhe të zgjedhur lirshëm, sigurimin e mbështetjes me të ardhura për të gjithë ata që dalin përkohësisht të papunë, duke garantuar pagesën e papunësisë. Por kjo do të përfitohet jo në mënyrë pasive, por duke kryer punë të ndryshme publike.

Gjatë mandatit të saj katërvjeçar Qeveria e re Demokratike do te mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës. Për arritjen e këtij objektivi madhor do te zbatohen programe dhe projekte aktive të tregut të punës. Për këtë qëllim do të ridimensionohen funksionet e Shërbimit Kombëtar të Punës, veprimtaria e të cilit do të bazohet në ligjin për nxitjen e punësimit, në statutin e këtij shërbimi të rëndësishëm dhe në statutin e Fondit Kombëtar të Punësimit. Një element i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë mbledhja, përpunimi i informacionit mbi tregun e punës nga zyrat e punësimit dhe institucionet e tjera shtetërore që do të merren me përpunimin e tyre statistikor.

Garantimi falas i shërbimeve të informimit, këshillimi dhe ndërmjetësimi për punë për të gjithë shtetasit që e kërkojnë këtë shërbim përmes zyrave të punësimit dhe shërbimeve private të licencuara është gjithashtu një ndihmë e Qeverisë së re. Ofrimi i shërbimeve për trajnim dhe formim profesional nga institucionet publike, private dhe organizatat joqeveritare vendase e të huaja përbën një drejtim tjetër. Më në fund, zbatimi i programeve të ndryshme për punësim, vetëpunësim dhe formim profesional, ku shtrirje do të marrin projekte të veçanta dhe skema e krijimit të vendeve të punës në komunitete.

Përparësi në drejtimin qeveritar do të kenë marrëdhëniet midis partnerëve socialë, duke konsoliduar veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Punës, si një institucion demokratik, i cili do të ketë rol te veçantë për të realizuar paktin e nevojshëm social midis punëdhënësve, punëmarrësve dhe shtetit në çdo iniciativë apo negocim për zhvillimin e politikave sociale dhe ekonomike të vendit. Do të konsolidohet veprimtaria e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të inspektorateve të veçanta të mbrojtjes në punë, që të gjeje konkretizim legjislacioni i marrëdhënieve të punës. Me përparësi do të trajtohet mbrojtja e punëmarrësve për zbatimin e kontratave të punës, për sigurimin shoqëror të tyre, duke zvogëluar në maksimum punën e zezë.

Po kështu, marrëdhëniet me dy vendet fqinje: Italinë dhe Greqinë, ku janë dhe 95 për qind e emigrantëve tanë, do të forcohen mbi bazën e parimeve të njohura të interesave reciproke. Për të lehtësuar procedurat dhe shërbimet e nevojshme të emigrantëve, Qeveria do të punojë për të hapur dy konsullata ose zyra emigracioni në Athinë dhe në Romë.

Politika shtetërore e pagave do të synojë të mbështesë më mirë politikat e punësimit dhe të shpërblimit. Është i domosdoshëm rishikimi i sistemit të pagave, duke synuar tërheqjen e njerëzve më të aftë profesionalisht në administratën publike, si dhe respektimin e hierarkisë në drejtim me sistemin e pagave të diferencuara.

Për ta sjellë sistemin e pagave në një linjë me shumicën e vendeve Bashkimit Europian, do te duhet që sistemi ekzistues të zëvendësohet me një tjetër, ku pagat dhe vendimet e gradimit të mbështeten në kritere objektive të vlerësimit.

Në hartimin e politikës së sigurimit shoqëror Qeveria ka si objektiv të krijohen e të zbatohen skema të plota e të informatizuara për evidentimin e të gjitha momenteve që kanë të bëjnë me mbledhjen e kontributeve, si dhe me shpërndarjen e tyre në favor të përfituesve. Njëkohësisht ka ardhur koha të synohet zgjerimi i skemës së sigurimit vullnetar dhe zhvillimi i instituteve private të pensioneve. Zgjerimi i elementit të vetëmbështetjes së skemës të sigurimeve shoqërore do te arrihet nga rritja e numrit të personave që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe nga permirësimi i raportit përfitues-kontribues.

Legjislacioni i sigurimeve shoqërore do të mbështetet totalisht në parimin kontributiv, forcimi i të cilit do t’i shërbejë rritjes së vazhdueshme të të ardhurave nga kontributet dhe forcimit të kontrollit mbi personat juridikë e fizikë për llogaritjen dhe derdhjen korrekte të kontributeve në fondet e sigurimeve shoqërore. Ndërkaq do të synohet pjesëmarrja gjithmonë e më e gjerë e fermerëve në sigurimin shoqëror. Aktualisht skema e pensioneve të fermerëve vepron si një program i veçantë, që drejtohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nivelet e kontributeve dhe të përfitimeve janë plotësisht të ndara dhe mbledhja e administrimi i tyre në fshat paraqet mjaft vështirësi. Përvoja historike dhe ndërkombëtare sugjeron se, me gjithë vështirësitë që paraqiten për shtrirjen e sigurimeve në fshat, ka hapësirë për të përmirësuar situatën financiare të skemës së pensioneve rurale në dobi të vetë popullsisë së fshatit. Sot fermerët paraqiten si të siguruar, pasi Qeveria po kontribuon për të mbuluar pensionet ekzistuese të fshatit. Por, ndërsa ky kontribut mbulon vetëm 160.000 fermerë, numri aktual i fermerëve që duhet të kontribuojnë është 578.000. Duke pasur parasysh këto, Qeveria do të marrë vendimet e duhura politike lidhur me përmirësimet e nevojshme të skemës së pensioneve të fshatit.

Ndihma ekonomike do të mbetet programi bazë i mbrojtjes sociale të familjeve të varfra në fshat dhe në qytet. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ky program të funksionojë në bashkëveprim të ngushtë midis pushtetit lokal dhe atij qendror, duke i dhënë gjithnjë e më shumë përparësi pushtetit lokal. Moshat e treta do të jene në qendër të përkujdesit social te shtetit si në institucionet rezidenciale, ashtu dhe në shërbimet jashtinstitucionale. Ne do të nxisim dhe orientojmë aktivitetin e organizatave joqeveritare për realizimin e shërbimeve sociale vullnetare dhe private për këto shtresa të popullsisë. Fëmijët jetimë do të kenë një përkujdesje të veçantë sociale në institucionet rezidenciale për ta, në bashkëveprim me OJQ-të e huaja dhe të vendit.

Personat me aftësi të kufizuara do të vazhdojnë të trajtohen me kushte vazhdimisht më të përmirësuara në qendrat rezidenciale, në bashkëpunim me OJQ-të e vendit e të huaja, duke nxitur njëkohësisht krijimin e qendrave të reja, me struktura private dhe vullnetare, si dhe shërbimet jashtinstitucionale, për t’u ardhur në ndihmë familjeve ku ata jetojnë.

Mbështetja e gruas do të jetë një nga objektivat kryesore te politikave sociale, përmes kualifikimit me përparësi të tyre, përmes nxitjes për pjesëmarrje në biznese private dhe në jetën politike te vendit, si dhe nxitjes së aktivitetit të OJQ-ve te grave, si një mundësi e re punësimi për to.

Punët publike do të zhvillohen më tej, në bashkëveprim midis pushtetit lokal me pushtetin qendror, për të realizuar politika më aktive të ndihmës ekonomike, duke përfshirë në to punëmarrës nga anëtarët e familjeve të varfra, por edhe duke i shërbyer pushtetit lokal për të realizuar qëllime që përmirësojnë kushtet e higjienës, rrugëve dhe ujit të pijshëm në rajonet e tyre.

Ish-të përndjekurit politikë do të konsiderohen si shtresa e popullsisë që vazhdon të ketë nevoje të mbështetet nga shteti për riintegrimin e tyre në jetë. Ata do të vazhdojnë të mbështeten me programet për kompensimin e punës së kryer në burg, për pjesëmarrjen me përparësi në privatizim, si dhe për strehimin e tyre falas dhe me masa të tjera.

Riorientimi dhe shpejtimi i procesit të privatizimit.

Programi i privatizimit total të ekonomisë, të ndjekur nga Qeveria e PD, dështoi plotësisht. Ai jo vetëm nuk i dha impulse zhvillimi rritjes ekonomike, por në të kundërtën, i zhvilluar pa një strategji afatmesme dhe me procedura korruptive, solli pasoja tepër negative në zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Për të realizuar riorientimin dhe shpejtimin e procesit të privatizimit, sidomos në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë publike, Qeveria do të hartojë strategjinë afatmesme të privatizimit, të cilën do ta paraqesë për miratim në Kuvendin Popullor. Strategjia e privatizimit do të synojë këto drejtime themelore:

– Hartimi i politikave sektoriale për administrimin dhe privatizimin e pronës publike të të gjithë sektorëve ekonomike, duke u vëne rëndësi sektorëve me rëndësi të veçantë për ekonominë kombëtare. Kjo do të realizohet duke u mbështetur në përvojën e vendeve të tjera me eksperiencë në këtë drejtim, pa neglizhuar kushtet specifike të vendit tonë.

– Sigurimi i vlerës së tregut të ndërmarrjeve që privatizohen mbi bazën e një marketingu efektiv.

-Zgjedhja e teknikave te përshtatshme të privatizimit duke pasur parasysh objektivat e privatizimit dhe karakteristikat e ndërmarrjeve për t’u privatizuar.

-Përcaktimi i rregullave, udhëzimeve dhe procedurave për zgjedhjen e ndërmarrjeve për privatizim. Promovimi i transparencës së procesit

në përgjithësi.

– Vendosja e procedurave monitorizuese për fazën e pas privatizimit. Krijimi i një ambienti rehabilitues dhe një mekanizmi mbështetës për ndërmarrjet e privatizuara, duke përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e vogla dhe te mesme.

Për realizimin e kësaj strategjie, Qeveria do të ndërtojë një kuadër institucional dhe ligjor adekuat dhe bashkëkohor. Kuadri institucional e ligjor do të shërbejë për të siguruar menaxhimin më efektiv te pronës publike, duke harmonizuar më mirë raportet administrim-pronësi. Këtij qëllimi do t’i shërbejë eliminimi i strukturave paralele, të cilat jo vetëm sjellin shmangien e përgjegjësive administrative, por dhe vështirësojnë procesin e vendimmarrjes lidhur me problemet e pronësisë e zgjatjen e panevojshme të procedurave për përgatitjen e zbatimin e procesit te privatizimit të kësaj prone.

Qeveria do synojë një privatizim të shpejtë, si e vetmja mënyrë për të orientuar dhe për ta bërë më eficiente ekonominë e një vendi të dobët nga pikëpamja ekonomike. Megjithatë, krahas me kriterin e shpejtësisë në privatizim, ajo do te synojë në gjetjen e pronarit më të mirë për të rritur shanset e menaxhimit efecient të kësaj prone pas privatizimit. Kjo do të ndihmonte në shkurtimin e kohës midis procesit te privatizimit dhe efekteve pozitive që do të ketë ky privatizim në treguesit mikro e makro të ekonomisë kombëtare. Duke e konsideruar privatizimin masiv pjesë të rëndësishme të programit te privatizimit në përgjithësi. Qeveria do të krijojë të gjitha kushtet për realizimin me sukses të këtij programi. Qeveria, duke parë ecurinë jo te mirë të deritanishme të këtij procesi, do të ndërmarrë hapa konkretë për të rritur cilësinë e tij në të gjitha elementet: kërkesë, ofertë dhe në mekanizmin e llogaritjes së aksioneve. Llogaritja e aseteve disponibël për privatizimin përbën një nga pikat më të dobëta të privatizimit masiv të aplikuar deri sot në Shqipëri. Konsiderimi i këtij programi më shumë si një mjet politik, sesa një proces ekonomik, beri që të mos ekzistonte që në fillimet e tij një krahasim i ofertës me kërkesën. Kërkesa artificialisht e fryrë dhe mungesa e një regjistrimi total të pasurisë ende të paprivatizuar, pjesë e këtij programi, çka u shoqërua me një numër dhe cilësi të pamjaftueshme të shoqërive disponibël, ka qenë një nga arsyet kryesore të rënies gjithnjë dhe më shumë të vlerës së bonove të privatizimit në treg. Nisur nga kjo, Qeveria do të marrë hapa konkretë në përcaktimin e ofertës se privatizimit masiv në cilësi dhe në sasi. Harmonizimi i kërkesës, ofertës dhe mekanizmit të llogaritjes së aksioneve dhe rritja e reputacionit të procesit në përgjithësi do të jetë kusht për W pasur shembuj pozitiv në privatizim. Tregu i kapitaleve, konkretizuar në Bursën e Tiranës, do të jetë më premtues dhe dinamik. Vënia në lëvizje e bursës, me te gjitha funksionet e saj, do ndihmojë në kufizimin e tregtimit të aksioneve jashtë tregut formal sekondar, duke mos lejuar cenimin e çmimit si rezultat i një oferte të tejngopur në aksione kundrejt një kërkese tejet të kufizuar. Bursa e Tiranës duhet të fillojë të formalizojë tregun e bonove dhe të lekëve të privatizimit për të disiplinuar dhe kontrolluar sa më shumë transaksionet me to. Duke e konsideruar si apatike situatën ne drejtim të zhvillimit të fondeve të investimeve, duhet të ndërmerren hapa konkrete në çlirimin e ligjit ekzistues të fondeve te investimeve nga kufizime të dukshme cilësore dhe sasiore. Ky ligj do të rishikohet në mënyrë të tillë që përmirësimi i tij të bëje që popullsisë të mund t’i jepet jo vetëm një alternativë tjetër, por që kjo alternativë tjetër t’i jepet ne kushtet e një ambienti kompetitiv.

Privatizimi i sektorëve me rëndësi strategjike, të cilat pothuaj plotësisht ende me pronësi shtetërore, do të përbëjë një nga prioritetet e programit ekonomik të Qeverisë. Ky privatizim nuk do të shihet si një qëllim në vetvete, por si një mundësi për të rritur eficiencën në aktivitetin ekonomik të këtyre sektorëve. Në këtë drejtim do të synohet në gjetjen e investitorit strategjik të aftë për te ndërmarrë një rol aktiv në drejtimin e shoqërisë. Privatizimi i këtyre sektorëve, për vetë natyrën e veçantë të tyre, duhet bërë

Gjithashtu, kombinimi i një privatizimi të shpejtë, nëpërmjet shpërndarjes së aksioneve nëpërmjet programit te privatizimit masiv, me avantazhet e shitjes rast pas rasti do të synonte në rritjen e efekteve të këtij privatizimi në tërësi.

Një drejtim i rëndësishëm i punës së Qeverisë së re lidhur me strukturat e privatizimit do të jetë lufta kundër paaftësisë dhe korrupsionit. Qeveria do të mbajë nje qëndrim tepër kritik, rigorozisht ligjor, ndaj këtij procesi, duke iu kundërvënë me strukturat përkatëse çdo rasti abuziv dhe që bie ndesh me kuadrin ligjor e nënligjor që ka ekzistuar në periudha të ndryshme. Lufta kundër korrupsionit do të mbështetet nga këto masa paraprake prioritare:

-Plotësimi i të gjitha boshllëqeve ligjore dhe moslejimi i tyre në ndryshimet që do të pësojë kuadri ligjor, të cilat krijojnë premisa dhe shërbejnë si një

mburoje për abuzime në procesin e privatizimit.

-Vendosja e aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës si kritere kryesore për përzgjedhjen e specialistëve që do te punojnë në strukturat e privatizimit. Kjo masë do të eliminonte në një masë të madhe jo vetëm korrupsionin ordiner, por edhe abuzimet në tërësi.

-Riorganizimi i brendshëm i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, në funksion të krijimit të një strukture brenda tij, që do të shërbejë përforcimin e kontrollit për procedurat e privatizimit të zbatuara nga degët e saj në rrethe

Gjithashtu, duke e konsideruar procesin e privatizimit si një proces kompleks dhe me shumë etapa deri në transformimin e pronës shtetërore në pronë private, do të luftohen elementet abuzivë e korruptues edhe të strukturave që lidhen me këtë proces si p.sh.: komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, zyrat e urbanistikës e financës në Bashki e rrethe, strukturat e vlerësimit të pronës shtetërore para privatizimit etj. Për rëndësinë e madhe që paraqet prona shtetërore në procesin e privatizimit, sistemi gjyqësor, si i vetmi sistem që realizon zgjidhjen e konflikteve të ndryshme të pronësisë, do të ndërmerren të gjitha masat që, pa cenuar pavarësinë e gjykatave, të sigurohet drejtësia dhe paanshmëria në gjykimin e konflikteve.

  1. Politikat sektoriale të zhvillimit
  2. Ndihma e huaj ekonomike për daljen nga kriza dhe ringritjen e ekonomisë

Në kushtet kur bazën e financimit të investimeve publike e përbën ndihma e huaj, bashkëpunimi ekonomik me jashtë përfaqëson një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Objektivi imediat është që donatorët të gjejnë te Qeveria Shqiptare një partner serioz dhe të përkushtuar për të realizuar marrëveshjet e derisotme dhe të reja; do t’u paraqesë atyre kërkesa racionale e teknikisht të studiuara mirë, që do të respektojnë idetë, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, si dhe angazhimet që do të marrim reciprokisht.

Bashkëpunimi ekonomik me Bashkimin Europian do të mbetet baza e bashkëpunimit shumëpalësh. Qeveria i vlerëson financimet e Programit Phare si më të rëndësishmet për realizimin e reformës ekonomike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria synon të forcojë lidhjet me institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve etj., të cilat kanë angazhuar burime financiare te rëndësishme në dobi te zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ajo jo vetëm do të respektojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me këto institucione, por do të krijojë kushte për të rritur praninë e tyre në të gjitha nivelet e strukturave shtetërore, në mënyrë qe përfitimi nga asistenca e tyre të jetë efektiv dhe i gjithanshëm. Qeveria vlerëson kontributin e madh të ndihmës së Italisë, SHBA, Gjermanisë, Greqisë, Turqisë dhe shteteve të tjera në kuadrin e marrëveshjeve ekonomike dypalëshe. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë ne do t’u kushtojmë marrëdhënieve multilaterale dhe multibilaterale. Qeveria do të marrë masa të menjëhershme për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me këto vende, duke u besuar atyre financim projektesh të rëndësishme zhvillimi dhe asistence teknike.

Fakti që niveli mesatar i disbursimeve të fondeve tashmë të siguruara efektivisht nga donatorët në tërësi, ka qenë dhe mbetet mesatarisht rreth 55 për qind, si dhe fakti që lidhur vetëm me termat e grupit të projekteve të zhvillimit janë të angazhuar faktikisht rreth 900 milionë dollarë amerikanë dhe janë disbursuar vetëm rreth 250 milionë të tillë, tregon se ekziston objektivisht një burim i rëndësishëm financimi disa qindramilionësh dollarë, që duhet shfrytëzuar, dhe ne do ta shfrytëzojmë. Analiza e menjëhershme e këtyre burimeve dhe marrja e masave për rritjen e nivelit të ekzekutimit të projekteve aktuale është detyrë prioritare për rritjen e nivelit të investimeve, si dhe për punësimin e shqiptarëve në Shqipëri. Mbi këtë bazë ne do të marrim përsipër: analizën e shpejtë të gjendjes së realizimit të projekteve ekzistuese kryesore, përfshirë ndikimin e krizës aktuale në ecurinë e tyre; analizën e projekteve që sjellin gjenerim të ardhurash, për t’u investuar në po ato projekte (p. sh. vaditja, uji i pijshëm etj.) si dhe rishikimi sa më parë i politikave që Qeveria do te ndjekë për to; ristrukturimin e fondeve të padisbursuara mbi bazën e një studimi rast pas rasti, në bashkëpunim me donatorët, dhe kalimin eventual të këtyre fondeve në projekte aktualisht prioritare që mund të realizohen shpejt; vënien para përgjegjësisë të njësive që merren me zbatimin e projekteve, për të respektuar afatet e realizimit, për të identifikuar fushat e intervenimit, për të formuluar projektdokumente për fillimin e zbatimit të tyre, si dhe fazat e mëvonshme që lidhen me monitorizimin dhe vlerësimin e projekteve;

Së fundi, marrjen e masave të menjëhershme për kapërcimin e pengesave të avancimit të projekteve të investimeve që lidhen me shpronësimet.

Për të rritur efektivitetin e ndihmës së huaj, për t’i prerë rrugën korrupsionit të administratës publike dhe për të rritur shkallën e absorbimit të fondeve, Qeveria konsideron prioritare disa rregullime imediate të kuadrit ligjor që lidhet me ndihmën e huaj. Aktualisht në sistemin e programimit, negocimit dhe realizimit te ndihmës së huaj ka dublim kompetencash dhe të vetëfinancimeve, përplasje instancash që marrin vendimet, punë të shkëputur dhe të pakoordinuar të sektorëve ekonomikë në përfaqësitë tona jashtë vendit, kontroll jo të mjaftueshëm nga shteti për administrimin e projekteve, mungesë rregullash, metodikash dhe strukturash të kualifikuara të kontrollit, monitorimit dhe vlerësimit. Objektivi imediat i Qeverise është që, në një periudhë afatshkurtër, jo më shumë se deri në tre muaj, të bëhen përmirësimet institucionale dhe rregullimet ligjore për:

– rishikimin dhe saktësimin e kompetencave të institucioneve të angazhuara në realizimin e projekteve dhe programeve të ndihmës, duke arritur shmangien e ndërthurjes së tyre dhe, si rrjedhim, krijimin e mundësisë për shfrytëzimin racional të kohës dhe të burimeve njerëzore e financiare;

-plotësimin dhe saktësimin e legjislacionit për mënyrën e negocimit të marrëveshjeve për projektet e zhvillimit, ku të theksohet domosdoshmëria e miratimit nga instancat përkatëse të platformave ku do të mbështeten negociatat; zbatimin rigoroz të kompetencave nga çdo hallkë;

– plotësimin e legjislacionit tatimor dhe doganor për të hequr pengesat serioze që janë vënë re gjatë zbatimit pa probleme të programeve të ndihmës.

Identifikimi dhe formulimi i projekteve që përfshihen çdo vit ne programin e investimeve publike, përgjithësisht ka qenë subjektiv si për projektet që financohen nga buxheti, ashtu dhe për një pjesë të atyre që financohen nga ndihma e huaj. Një nga arsyet kryesore ka qenë mosvlerësimi i këtyre fazave të rëndësishme të ciklit të projektit, që ka çuar në zvarritjen me vite të zbatimit të tyre, edhe pse financimi është siguruar me kohë. Qeveria do të vendosë rregulla të qarta për identifikimin, formulimin dhe paraqitjen e projekteve për financim si nga buxheti, ashtu edhe nga ndihma e huaj. Përfshirja e projekteve në programin trevjeçar të investimeve publike do të bëhet vetëm pasi të garantohet se do të jetë e mundur të përgatiten në kohën e duhur tërë dokumentet e projektit, ndërsa në planin vjetor të investimeve, përfshirja e projekteve do të bëhet me kusht që ato të kenë kaluar në të gjitha fazat e nevojshme përgatitore dhe të jenë të gatshme për fillimin e zbatimit. Kështu, Qeveria do të nxisë angazhimin e instituteve ekzistuese dhe të sektorit privat të konsulencës për përgatitjen e këtyre dokumenteve, fillimisht në bashkëpunim me specialistë dhe kompani të huaja dhe dora-dorës duke kaluar, në periudhë afatmesme, në përgatitjen e tyre tërësisht nga specialistët shqiptarë. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që të rritet ndikimi i palës sonë në nivelin e programit të ndihmës me donatorët e huaj.

Deri me sot pala shqiptare është totalisht e përfshirë në fazën e programit e të zbatimit të projekteve të ndihmës, por nuk ekziston një vlerësim nga ana jonë si palë përfituese e rezultateve të projekteve. Si rrjedhim, kontrolli i shtetit ndaj administrimit të projekteve të ndihmës ka qenë i pamjaftueshëm, mbetej spontan dhe bëhej me përzgjedhje sipas kritereve subjektive, shpeshherë madje me shtysa politike. Ky konceptim i cunguar i rolit të palës shqiptare ka çuar në një indiferentizëm të plotë të administratës së vendit ndaj ecurisë se projekteve të zhvillimit, në absorbim të ngadaltë të buxhetit të projekteve, në zgjatje të afateve të realizimit të tyre, si dhe në vazhdim financimesh ne projekte të njëjta pa ditur rezultatet e financimit të mëparshëm dhe pa korrigjuar të metat.

Qeveria e re synon një ndryshim rrënjësor e të menjëhershëm të këtij qëndrimi të administratës publike dhe shtetërore ndaj projekteve të ndihmës, përfshirjen e plotë të saj në të gjitha fazat e ciklit te projektit. Kjo do bëhet duke marrë këto masa:

– Hartimin e një pakete ligjesh, vendimesh dhe rregullash për detyrat e administratës publike të të gjitha niveleve për çdo fazë të ciklit të një projekti ndihme;

–  Hartimin, në bashkëpunim me donatorët kryesorë, të metodikave të vlerësimit periodik e përfundimtar të rezultateve të projekteve;

– Analiza, në bashkëpunim sërish me donatorët, të veprimtarisë së strukturave që merren me zbatimin e administrimin e projekteve dhe vënia e punës së tyre nën kontrollin e administratës shtetërore.

–  Po kaq i rëndësishëm është depolitizimi i strukturave që merren me zbatimin dhe administrimin e projekteve dhe vendosja e kritereve rigoroze teknike për përzgjedhjen e projekteve dhe analizën e efektivitetit të tyre.

– Analiza periodike nga ministritë dhe nga Qeveria për realizimin e projekteve dhe garantimi i transparencës se rezultateve të këtyre analizave do të jetë një tjetër faktor suksesi.

– Dhe, më në fund, përcaktimi i rolit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit në kontrollin e projekteve të ndihmës dhe i kompetencave të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit për mënyrën e kontrollit të projekteve të ndihmës do të jetë, gjithashtu, një zhvillim i nevojshëm.

Në këtë mënyrë sigurimi i transparencës së plotë ndaj të gjitha veprimeve të administratës publike në fazat e ndryshme të zbatimit të projekteve, si dhe mbajtja e një qëndrimi serioz e transparent ndaj reagimeve e kritikave që do t’u bëhen këtyre veprimeve, do të jetë konstantja e veprimit tonë.

Gjetja e metodave të reja për të rritur nivelin e kontrollit ndaj përdorimit të ndihmës së huaj, si për shembull, angazhimi i Kuvendit Popullor nëpërmjet një komisioni të posaçëm parlamentar, qoftë ky per-manent ose ad-hock, do të siguronte që edhe në këtë fushë ekzekutivi të jepte llogari dhe të siguronte transparencën edhe për publikun.

Prioritetet në përdorimin e financimeve të huaja.

Burimet e huaja financiare do të përbëjnë një pjesë të madhe të financimeve për realizimin e programit të Qeverisë dhe pjesën më të madhe të programit të investimeve publike. Duhet theksuar se kjo mbështetje për të ardhmen parashikohet të orientohet më mirë dhe me efekt më të ndjeshëm, sepse është arritur dhe shndërruar në politikë ekonomike bindja se shteti duhet të ndërhyjë kryesisht në përgatitjen e kushteve për zhvillimin ekonomik, gjë që do të thotë në përgjithësi arritje e objektivave të mëposhtme:

-ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës së domosdoshme, si: rrugët, energjia, furnizimi me ujë, telekomunikimi;

–  përgatitja e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe ngritja e konsolidimi i institucioneve të reja të shtetit demokratik;

– nxitja për krijimin e institucioneve bashkëkohore financiare, të cilat do të mobilizojnë burimet e brendshme dhe do të bëjnë të mundur përdorimin me efektivitet të tyre;

– mbështetja për zhvillimin e biznesit te vogël;

– përfundimi i privatizimit masiv dhe mbështetja pas privatizimit;

–  zbatimi i programeve të rëndësishme për mbështetjen sociale.

 Në plotësim të objektivave .të mësipërme, Qeverisë i nevojiten burime të mëdha financiare. Në këto kushte, edhe për të ardhmen, një rol të rëndësishëm do të luajnë financimet e huaja, për llojin dhe nivelin e të cilave duhet të mbahen parasysh:

-Synimi për të kërkuar e përdorur kryesisht burime me terma të buta dhe grant, sepse për to kostoja është më e ulët, gjë që do të thotë: kosto më e ulët për Shërbimin Shtetëror Kombëtar të Borxhit të Jashtëm.

– Mbajtja e raporteve optimale të financimeve të huaja me produktin e brendshëm bruto, duke mos cenuar stabilitetin makroekonomik, nëpërmjet arritjes së niveleve të pranueshme të borxhit të jashtëm.

– Përqëndrimi i tyre në sektorët prioritarë (transport, energji, furnizim me ujë, telekomunikim) dhe në projekte të mëdha e komplekse me impakt më të lartë. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të financimeve të huaja dhe shkurtimit të ciklit të sigurimit të tyre parashikohet:

– Të punohet për të bërë të mundur rritjen e nivelit të disbursimeve aktuale drejt atyre të parashikuara në marrëveshjet përkatëse. Kjo kërkon kualifikim dhe rritje të kapaciteteve implementuese (realizuese) për projektet në zbatim dhe parashikim më të mirë për ato të reja;

– Të punohet kryesisht me organizmat financiarë ndërkombëtare, me të cilët tani është krijuar një traditë e mirë, si dhe me shtete si Gjermania, Italia etj., në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërqeveritar, dhe me shtete si Zvicra, Japonia etj., si bashkëfinancuese të projekteve të mëdha të infrastrukturës sonë.

Asistenca teknike do të jetë në mbështetje të konsolidimit të institucioneve dhe realizimit të reformës ekonomike.

Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të reja të shtetit demokratik dhe zhvillimi i reformës ekonomike drejt ekonomisë së tregut të lirë kërkon edhe një asistencë jo të vogël dhe të kualifikuar teknike. Si edhe deri tani, kjo asistencë do të synojë në:

–  mbështetjen për ngritjen e institucioneve themelore e te domosdoshme të shtetit demokratik dhe atyre të ekonomisë së tregut të lirë;

–  përgatitjen e strategjive dhe politikave kombëtare, rajonale e sektoriale për zhvillimin ekonomik, social etj.;

–  vazhdimin dhe përfundimin me sukses të programit të privatizimit masiv;

– përgatitjen e legjislacionit, kodeve dhe akteve të tjera normative në përputhje me standardet europiane, me synim integrimin në Bashkimin Europian.

Burimet kryesore për plotësimin e synimeve të mësipërme në të ardhmen do të jenë kryesisht grantet që organizmat ndërkombëtarë dhe shtete të ndryshme japin për këto qëllime, dhe ato pjesë të kredive me terma të buta që parashikohen për këto qëllime në kuadrin e projekteve konkrete të zhvillimit.

Tani do të hy në politikën e Qeverisë së re për disa sektorë të rëndësishëm.

Energjia

Në qendër të politikës energjetike do të jetë synimi për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit përmes balancimit dhe kërkimit të energjisë për burime të veçanta energjetike. Programi i Qeverisë për sektorin e energjetikës do të synojë: sigurimin e qëndrueshëm të furnizimit të përshtatshëm me energji të pastër të konsumatoreve industrialë dhe shtëpiakë, me koston më të ulët të mundshme; sigurimin e menaxhimit eficient dhe të përdorimit ekonomik të burimeve të brendshme energjetike; mbrojtjen e mjedisit përmes politikave të çmimeve dhe të konservimit të përshtatshëm të burimeve energjetike.

Që të arrihen këto synime prioritare, Qeveria do të punojë për rritjen progresive të çmimit të energjisë elektrike deri në mbulimin e plotë të kostos së saj; për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve shtëpiakë me energji dhe për nxitjen e tyre që të kursejnë e të përdorin burime alternative të energjisë; për përcaktimin e kuadrit ligjor e rregullator për inkurajimin e investimeve të huaja në të gjithë sektorët dhe zbutjen e problemeve sociale, sidomos në sektorin e qymyreve, ku ndërmarrjet janë mbyllur.

Në këtë kuadër, nafta dhe gazi do të jenë në qendër të vëmendjes, si një sektor që sot mbulon pothuajse gjysmën e nevojave të përgjithshme për energji te vendit dhe që në të ardhmen, në përputhje edhe me tendencat botërore, do të rrisë akoma peshën e tij.

Strategjia e zhvillimit të këtij sektori do të synojë intensifikimin e rritjes së nxjerrjes të naftës në burimet ekzistuese përmes zbatimit të teknologjive moderne. Kërkimi i vendburimeve të reja në det e në tokë, përmes realizimit edhe të marrëveshjeve të reja me shoqëri të njohura të huaja, do të përbëjë një drejtim të rëndësishëm për të rritur prodhimin nga burimet e vendit. Kjo do të shihet e lidhur ngushtë me analizën e skenarëve të mundshëm të integrimit të vendit tonë në akset e mëdha energjetike Lindje-Perëndim, veçanërisht të naftës e të gazit në rajonin e Europës Juglindore, duke synuar jo vetëm mundësinë e lidhjes në rrjetet ndërkombëtare te gazit e naftës, por edhe tranzitimin e këtyre akseve në territorin e vendit tonë. Rritja e kërkesës për nënprodukte të naftës kërkon një analizë e studim të plotë të formave dhe rrugëve më efikase për plotësimin e këtyre kërkesave, që ne do ta kryejmë.

Rritja e efektivitetit të këtij sektori nëpërmjet ristrukturimit, privatizimit, plotësimit e përmirësimit të kuadrit ligjor, si dhe bashkëpunimit me investitorë strategjikë, duke balancuar drejt interesat e çdo pale, do të përbëjë një nga drejtimet më kryesore të zhvillimit të këtij sektori.

Burimet minerare

Burimet minerare përbëjnë një pasuri kombëtare, që duhet shfrytëzuar në mënyrë optimale. Rritja e vlerës së kësaj pasurie do të synohet të arrihet, së pari, nëpërmjet ristrukturimit të shërbimit gjeologjik shqiptar, duke e lehtësuar atë nga veprimtari që mund të kryhen nga sektori privat, si dhe pjesëmarrjes në kërkim-zbulim të shoqërive private të specializuara, me objektiv: rritjen e fondit te rezervave minerare ekonomikisht të shfrytëzueshme.

Nga ana tjetër, do të synohet që të përmirësohet legjislacioni ekzistues, për të gjetur forma të reja, sa më të përshtatshme, për tërheqjen e kapitaleve dhe të iniciativës private në shfrytëzimin racional të burimeve minerare ekzistuese apo të reja. Rishikimi i strukturës së korporatave në këtë sektor, me objektiv: rritjen e efektivitetit të punës e të vlerës së tyre, të perceptuar nga kapitali privat, do të përbëjë një drejtim të rëndësishëm të politikës së Qeverisë në këtë sektor. Vlerësimi i efektiviteteve në nivel dege dhe kërkimi i skemave ekonomikisht sa më të leverdisshme do të çojnë në rigjallërimin dhe ngritjen e efektivitetit të këtyre sektorëve. Në të ardhmen, roli i Qeverisë do të fokusohet më tepër në menaxhimin e burimeve minerare të vendit, sesa në investimin direkt për nxjerrjen ose përpunimin e tyre. Prodhimi, në te gjitha aspektet e tij, duke përfshirë shpimin dhe kërkimin, nxjerrjen dhe përpunimin, do të privatizohet dhe do te jetë i hapur për investimet e huaja, në përputhje me legjislacionin për minierat dhe politikën e Qeverise për privatizimin. Kjo do te kërkojë partnerë për një periudhë afatgjatë për zhvillimin e minierave te kromit e të bakrit, si një e tërë ose të ndarë në njësi më te vogla.

Në fushën e turizmit politika e Qeverisë nuk synon investime direkte në industrinë përkatëse për sigurimin e një ambienti biznesi dhe të një infrastrukture të favorshme për zhvillimin e turizmit. Elementet kryesore të kësaj strategjie janë: sigurimi i shërbimeve të infrastrukturës lokale, rrugët, furnizimi me ujë, rrjeti elektrik, linjat telefonike etj., kostoja e të cilave do të mbulohet nga shitja e trojeve investitorëve privatë dhe nëpërmjet pagesës së shërbimeve;

– zhvillimi i shërbimeve nxitëse te turizmit, që eventualisht duhet të financohen direkt nga vetë kjo industri;

–  përkrahja e aktiviteteve të ndërmarrjeve të mesme e të vogla në drejtime të tilla si pajisja e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve turistike.

Në fushën e transportit synimi kryesor i politikës shtetërore është që të përmirësojë dhe të zhvillojë infrastrukturën e rrjetit ekzistues, me qëllim që të lehtësohet zhvillimi i ekonomisë së tregut. Strategjitë që do të zbatohen për këtë qëllim synojnë:

– rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të transportit, duke përfshirë rrugët, aviacionin civil, hekurudhën dhe portet, me qëllim për të lehtësuar e nxitur rritjen ekonomike;

– studimin e mundësisë së privatizimit të aktiviteteve të transportit që janë ende nën kontrollin e shtetit, duke përfshirë transportin hekurudhor dhe atë urban;

– inkurajimin e futjes së shërbimeve të brendshme ajrore private përmes rehabilitimit të aeroporteve lokale që sot nuk janë në shërbim;

–  rritjen e rikuperimit të kostos në këtë sektor përmes politikave të përshtatshme të çmimeve dhe të taksave, duke çuar në uljen e kërkesave nga buxheti i shtetit; krijimin e një sistemi legjislativ dhe rregullator, në mënyrë që të sigurohet një operim i sigurt i shërbimeve të transportit, duke nxitur një nivel të lartë konkurrence;

– krijimin dhe zhvillimin e reformës institucionale në ndihmë të zhvillimit të sektorit të transportit;

–  nxitjen e ndërhyrjes së sektorit privat në sigurimin e krejt infrastrukturës së tij; kontrollin dhe përhapjen e informacionit për tendencat dhe kërkesat në sektorin e transportit, në mënyrë që operatorët e sektorit privat të kenë mundësi të planifikojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre, jo të disfavorizuar nga faktorët publikë.

Në fushën e komunikacioneve, kryesisht të telekomunikacioneve, infrastruktura ekzistuese është jashtëzakonisht e kufizuar, si rezultat i mungesës së investimeve për një periudhë të gjatë. Numri mesatar i nivelit të lidhjeve telefonike në Shqipëri është 1,4 për 100 banorë. Cilësia e transmetimit është e dobët dhe ndërprerjet e lidhjeve telefonike janë të larta. Gjithashtu, shërbimet postare janë të kufizuara dhe ne shumë zona rurale ato nuk ekzistojnë fare, sidomos pas shkatërrimeve të ndodhura jo vetëm në periudhën 1990-1991, pordhe gjatë muajve të fundit. Qeveria ka formuluar një pro-gram për zhvillimin e këtij sektori, duke fokusuar veçanërisht telekomunikacionet. Ky program do te inkurajoje pjesëmarrjen e kompanive private në shërbimet jo bazë te telekomunikacioneve.

Objektivi kryesor në sektorin e telekomunikacioneve është krijimi i shërbimeve moderne dhe të vlefshme ekonomikisht të telekomunikacioneve dhe të postave me qëllim për të plotësuar nevojat e biznesit, administratës shtetërore dhe popullatës. Telekomunikacionet shtetërore (Telekomi Shqiptar) dhe kompanitë postare (Ndërmarrja e Postës Shqiptare) do të vazhdojnë të kryejnë shërbimet e telekomunikacionit dhe postare, në bashkëpunim me kompani private, të cilat do të inkurajohen të përmirësojnë shërbimet e specializuara. Qeveria do të ndërhyjë njëkohësisht për privatizimin e këtyre dy kompanive shtetërore.

Infrastruktura urbane dhe rurale Rritja e ndjeshme në zonat urbane në vitet e fundit dhe mirëmbajtja jo e mirë kanë çuar në një keqësim të ndjeshëm të infrastrukturës urbane. Rrjeti i rrugëve urbane ka nevojë për riaftësime dhe zgjerime. Sistemet e shpërndarjes së energjisë janë të mbingarkuara, duke çuar në ndërprerje të shpeshta të saj. Sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve në shumicën e qyteteve janë te papërshtatshme, me çarje të shumta dhe ndotje të tyre. Megjithëse Shqipëria është e pasur në burime ujore, problemet në furnizimin me ujë rezultojnë nga gjendja dhe mirëmbajtja jo e mirë e ujësjellësve, përcaktimi jo i drejte i çmimit te ujit, shpërdorimet e tij, që janë të vështira për t’u vlerësuar, meqenëse kontaktorët matës janë të prishur. Në shumë zona urbane furnizimi me ujë bëhet vetëm disa orë në ditë dhe cilësia e ujit është e ulët për shkak të ndotjeve të tij. Sistemi i kanalizimeve është në një gjendje të ngjashme për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe mirëmbajtjes jo të mirë. Nuk ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza dhe ato derdhen në lumenj, dete apo në sistemet e kanaleve kulluese. Përpunimi i mbetjeve industriale është në nivel të ulët. Infrastruktura në zonat rurale përfshin rrugët, ujitjen, tregun bujqësor, sistemet e kanalizimeve dhe te ujësjellësve, furnizimin me energji, telekomunikacionin dhe infrastrukturën sociale.

Infrastruktura rurale është më pak e zhvilluar se ajo në zonat urbane dhe ka pësuar dëmtime të ndjeshme gjatë viteve 1990-1991. Rreth 10000km të zonave rurale, që më parë kryheshin nga kooperativat kanë nevojë për rehabilitime dhe mirëmbajtje. Sistemet e furnizimit me ujë në zonat rurale bazoheshin në një çezmë kolektive për 60 banorë. Ende rreth 400, nga 2700 fshatra, nuk kanë ujësjellës, ndërsa rreth një e treta e sistemeve ekzistuese kërkojnë riparime ose zgjerime. Në shumë fshatra njerëzit kanë bërë vetë lidhjet dhe kjo ka çuar në mospërballimin e kërkesës për ujë me kapacitetet e sistemit ekzistues. Një panoramë e ngjashme paraqitet edhe për pjesën tjetër të infrastrukturës rurale.

Qeveria është në procesin e zhvillimit të strategjive të reja, për të siguruar shërbime urbane të mjaftueshme në kushtet e rritjes së shpejtë që po ndodh aktualisht dhe që pritet të vazhdojë në qytetet e mëdha. Qeveria është e angazhuar të sigurojë furnizimin me ujë dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga ndotjet e ujërave të zeza, duke i vendosur këto shërbime mbi baza komerciale me rikuperim të plotë të shpenzimeve. Kjo është e lidhur me planet për të filluar privatizimin e kufizuar të ujësjellësve. Mirëpo, rikuperimi i plotë i shpenzimeve nuk mund të arrihet menjëherë, meqenëse privatizimi apo komercializimi i plotë i të gjitha shërbimeve nuk do të çojë menjëherë në barazimin e shpenzimeve me koston e plotë të tyre, dhe ndërkohë do të duhet që një pjesë e mirë e shpenzimeve për rehabilitimin e ujësjellësve të financohen nga PIP (programi i investimeve publike). Politika afatgjatë e Qeverisë synon të krijojë baza krahasueshmërie të infrastrukturës dhe shërbimeve ne zonat rurale me ato në zonat urbane, kudo ku kjo është e mundshme. Në praktikë plotësimi i nevojave të zonave rurale nëpërmjet programit sektorial të investimeve gjatë viteve 1996-98 është e kufizuar, prandaj Qeveria do të mbështesë veprimtarinë nëpërmjet programeve të punëve publike dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ta zbutur këtë kufizim.

Banesat

Qeveria është në procesin e zhvillimit te politikave dhe strategjive që lehtësojnë aktivitetin privat te ndërtimit të banesave, që të zbusë vështirësitë e strehimit dhe të sigurojë të ardhmen e zhvillimit të zonave urbane. Kjo do të nxitë sektorin privat të banesave (nëpërmjet EKB), për shitje për individët ose për autoritetet lokale dhe krijimin e një sektori publik të banesave të menaxhuara efektivisht për të përkrahur shtresat më të papriveligjuara të popullsisë. Për një periudhë të shkurtër investimet buxhetore në sektorin e banesave do të drejtohen në subvencionimin e njerëzve me të ardhura të ulëta, të pastrehëve dhe ish të përndjekurve politikë. Ende pjesa e investimeve shtetërore në sektorin e banesave ka një peshe minore në krahasim me kërkesat.

Bujqësia dhe problemet e fshatit

Aktualisht gjendja e bujqësisë dhe e fshatit shqiptar është e rëndë. Fshatarit iu dha toka, por ai u braktis dhe u la në fatin e tij. Sistemet që mbështesin prodhimin janë dëmtuar. Pamundësia për të pasur dhe përdorur inputet bujqësore, si dhe zbatimi i politikave agrare të gabuara, kanë bërë që në Shqipëri të dominojë ekonomia bujqësore natyrore, e paaftë për të prodhuar për treg dhe për te konkurruar. Për pasoje, Shqipëria importon sot një pjesë të madhe të nevojave të saj ushqimore, deri te frutat, perimet, prodhimet blegtorale etj.

Fshati dhe bujqësia përfaqësojnë një nga gurët e themelit të Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Zhvillimi dhe përparimi i Shqipërisë nuk mund të arrihet i veçuar, pa zhvillimin dhe përparimin e fshatit. Me një fshat të varfër e të prapambetur nuk mund të ketë asnjëherë një Shqipëri të pasur e të përparuar. Mbështetja për një zhvillim të qëndrueshëm dhe modern të bujqësisë, si dhe investimet për infrastrukturën e fshatit do të jenë prioritete të Qeverisë për4 vjetët e ardhshëm. Për këtë objektivi afatshkurtër i programit të Qeverisë parashikon: Sigurimin e burimeve financiare për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara në periudhën e ngjarjeve të jashtëzakonshme në sistemin e bujqësisë dhe ushqimit, veçanërisht në strukturat shtetërore; mbulimin e nevojave për ushqimet bazë të popullsisë dhe krijimin e rezervave të domosdoshme, sidomos personat e thella dhe ato malore, në të cilat transporti gjatë periudhës së dimrit është i vështirë; zbatimin rigoroz të ligjeve për ndalimin e dëmtimit dhe masakrimit të pyjeve nga prerjet e jashtëligjshme, zjarret dhe dëmtime të tjera, marrja nën mbrojtje dhe ndalimi i shkatërrimeve të mëtejshme në sistemet e ujitjes dhe të kullimit; mbështetjen e investitorëve për të riinvestuar për vënien në punë të industrisë ushqimore të dëmtuar nga shkatërrimet e muajve të fundit.

Për të realizuar objektivat e mësipërm, Qeveria do të marrë të gjitha masat për:

  1. Hartimin dhe zbatimin e një strategjie për zhvillimin e bujqësisë.

Strategjia do të synojë t’i hapë rrugë rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, të rrisë efektivitetin dhe aftësinë e tij konkurruese brenda dhe jashtë vendit, të shfytëzojë ne maksimum resurset natyrore të vendit për përmirësimin dhe plotësimin në rritje të nevojave ushqimore të popullsisë, të nxisë zhvillimin e formave të kooperimit prodhues dhe tregtar në bujqësi; të hapë vazhdimisht vende të reja pune në fshat dhe qytet, të ruajë dhe përmirësojë mjedisin dhe peizazhin natyror shqiptar.

Në bazë të kësaj strategjie do të qëndroje prona private mbi tokën, zhvillimi dhe forcimi i saj në përshtatje me prirjet europiane të ekonomisë së tregut. Ajo do të shërbejë si një pikë e përhershme referimi dhe baza ku do të konvergojnë programet afatshkurtër dhe afatmesëm të zhvillimit të bujqësisë, rajonizimi i bimëve bujqësore dhe llojeve të blegtorisë, politikat agrare, ato të zhvillimit rural dhe agroturizmit, investimet për prodhimin dhe infrastrukturën, politika e kreditit, politika demografike dhe ajo sociale. Kjo strategji, e cila do të hartohet mbi kritere tërësisht shkencore, do të mbajë parasysh interesat e mëdha të vendit, realitetin shqiptar, faktorët klimatikë, tokësorë, demografikë dhe tradicionalë, mbrojtjen e mjedisit, si dhe prirjet e zhvillimit të prodhimit bujqësor dhe të marrëdhënieve të tregut në Europë dhe më gjerë. Ajo do të përpunohet nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë nga grupe komplekse shkencëtarësh dhe specialistësh, dhe pasi të tërheqë edhe mendimin e organizmave të specializuara ndërkombëtare, do t’i paraqitet Kuvendit Popullor për shqyrtim dhe miratim brenda një viti (deri nështatorinevitit1998).

  1. Hartimin dhe zbatimin e politikave agrare favorizuese dhe realiste

Legjislacioni ekzistues karakterizohet nga boshllëqe të shumta dhe paqartësi, të cilat nuk lejojnë një zhvillim perspektiv e të sigurtë të ekonomisë bujqësore. Qeveria do të hartojë një paketë të re ligjesh, të cilat do t’i hapin rrugë zbatimit të politikave agrare favorizuese dhe realiste për bujqësinë. Ato do te përfshijnë:

Kompletimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pronës private dhe krijimin e tregut të lirë për shitblerjen e tokës, nëpërmjet konsolidimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, përfundimin e kadastrimit dhe regjistrimit të tokës dhe pasurive të tjera të paluajtshme;

Mbështetjen financiare për të realizuar shërbime te veçanta, si: vaksinimet ne blegtori, luftimin e epizotive apo epifitive (miza e ullirit, invazioni i karkalecave etj.) për prodhimet bujqësore;

Politikën mbështetëse për investimet prodhuese dhe përpunuese me destinacion uljen e importeve ushqimore dhe rritjen e eksporteve;

Politikë favorizuese taksash dhe tatimesh për mallrat ushqimorë të prodhuar në vend në krahasim me ato të importuara, nëpërmjet ndërtimit te një sistemi tarifor detyrues për importet ushqimore dhe taksa te ulëta për inputet bujqësore dhe lëndët e para për industrinë ushqimore; . Politikën e kreditit bujqësor, rritjen e masës së tij, përdorimin në përputhje me prioritetet e përcaktuara, duke i dhënë përparësi kredive afatshkurtra dhe uljes së shkallës së interesit, i cili aktualisht është në nivele të papërballueshme nga fshatarësia;

Thellimin e reformës institucionale në bujqësi, duke forcuar institucionet, organizmat dhe agjencitë që ndërtojnë, zbatojnë dhe monitorojnë politikat sektoriale bujqësore, si dhe krijimin e strukturave të reja në fushën e monitorimit dhe nxitjes së tregjeve bujqësore.

  1. Mbështetje për zhvillimin e një bujqësie moderne dhe efektive

Një mbështetje e fuqishme do t’i jepet zhvillimit të bujqësisë nëpërmjet investimeve, rritjes së gamës të bazës materiale dhe përdorimit racional të saj, orientimit të llojeve të prodhimit bujqësor e blegtorial në përshtatje me veçoritë e rajoneve bujqësore dhe kërkesat e tregut.

Do te nxiten investimet për shtimin e vreshtarisë, serave, mekanizimit të bujqësisë, investimet për blegtorinë dhe aktivitete të tjera prodhuese. Kujdes i veçantë do të tregohet gjatë këtij mandati qeverisës për ngritjen e një sistemi efikas dhe modern të prodhimit të farnave dhe fidanave, rritjes së efikasitetit të shërbimit të mbrojtjes së bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Shërbimi Këshillimor i Bujqësisë, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin, do të pozicionohet në një rol më aktiv, në të gjitha hallkat e tij, duke marrë përsipër detyrime konkrete e të përgjegjshme për asistencë efikase në modernizimin e prodhimit bujqësor e blegtorial.

Do të synohet të rritet dukshëm roli i institucioneve shkencore të bujqësisë dhe i aplikimeve shkencore, i informacionit bujqësor dhe sidomos roli i shkencëtarëve dhe i specialistëve të bujqësisë, duke respektuar në radhë të parë nivelin e profesionalizmit të tyre. Në këtë kuadër, do te rritet

shkalla e bashkëpunimit edhe me organizmat përkatës ndërkombëtarë. Do të mbështetet zhvillimi i blegtorisë shumëllojshme, duke kombinuar metodat tradicionale me ato moderne të mbarështrimit.

Qeveria do te synojë të mbështesë me kredi krijimin e fermave familjare blegtorale ne zonat fushore për prodhimin e qumështit dhe mishit nga gjedhi (ferma me 5-10 lopë) dhe në malësi për mbajtjen e bagëtive të imëta. Shteti do të mbështesë përmirësimin racor të blegtorisë dhe do të përkrahe me përparësi investimet, edhe me kredi, për pronarët e rinj në fushën e rritjes së prodhimit të mishit dhe vezëve nga komplekset blegtorale të derrave dhe shpendëve, të privatizuara vitet e fundit. Shteti do të mbështesë dhe do të investojë, me financime të buxhetit dhe me projektet e huaja, për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, për diagnostikimin, kontrollin dhe luftimin e sëmundjeve dhe infeksioneve të kafshëve.

Qeveria e re do të vazhdojë të mbështesë ripërtëritjen e resurseve të peshkut në ujërat e brendshme, do të stimulojë zhvillimin e agrokulturës detare. Sektori i peshkimit do të fuqizohet me nxitjen e investimeve në infrastrukturën e marketingut, në industrinë përpunuese, në infrastrukturat portuale, për të zgjeruar mundësitë edhe për tregun e brendshëm, edhe për eksport.

  1. Përmirësimi i situatës ushqimore në vend Situata e vështirë ushqimore e vendit tonë në tërësi dhe sidomos për disa zona të veçanta është një fakt i njohur nga ne të gjithë. Kjo situatë është zbutur pjesërisht nga ndihmat humanitare të vendeve mike me Shqipërinë dhe të organizmave ndërkombëtare. Por, natyrisht, kjo gjendje nuk mund të tolerohet më gjatë.

Për ta ndryshuar këtë gjendje, objektivi kryesor do të jetë: përmirësimi i shpejtë dhe plotësimi në rritje i nevojave ushqimore të popullsisë, rritja e shkallës së pavarësisë për produkte ushqimore nga importi, si dhe krijimi i rezervave të mjaftueshme ushqimore për të përballuar situata përkohësisht të vështira, që eventualisht mund të krijohen.

Për arritjen e objektivit të mësipërm do të forcohet roli i shtetit për sigurinë ushqimore në vend nëpërmjet një sistemi monitorimi për rezervat ushqimore në ushqimet bazë, përcaktimit të rolit rregullator të rezervës së shtetit për tregun e grurit në vend dhe përcaktimit të politikës fiskale për ushqimet që importohen.

  1. Kujdesi për pyjet dhe mjedisin natyror. Pyjet, kullotat, flora, fauna, liqenet, basenet ujëmbledhës dhe mjedisi i bukur natyror janë një nga pasuritë më te mëdha kombëtare të vendit tonë. Qeveria do të tregojë një kujdes të veçantë për këtë sektor, duke shtuar investimet, duke forcuar rregullin dhe duke rishikuar legjislacionin, me prirjen për të kufizuar në maksimumin e mundshëm prerjet e pyjeve, prishjen e kullotave apo ndërhyrjet në dëm të mjedisit dhe peizazhit natyror të Shqipërisë. Do të bëhet riorganizimi i shërbimit pyjor drejt një decentralizimi dhe fuqizimi të rolit të Policisë Pyjore dhe te qeverisjes në rang prefekture e komune për të siguruar një mbrojtje më të mirë te burimeve pyjore.

Për rritjen e efektivitetit ekonomik dhe nxitjen e investimeve në ekonominë pyjore, do t’i jepet përparësi zbatimit të projekteve te zhvillimit me Bankën Botërore dhe donatore të tjerë.

ë. Zhvillimi i përshpejtuar i zonave rurale

Programi i Qeverisë për zonat rurale do të udhëhiqet nga koncepti i zhvillimit të integruar, ku faktorët ekonomikë, socialë, demografikë e kulturorë do të shihen të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Për këtë qëllim do të hartohen e zbatohen politika rurale, të cilat do të nxitin zhvillimin e harmonizuar të sektorëve të tjerë në fshat, që do të sigurojnë rritjen e punësimit dhe të të ardhurave të popullsisë rurale jo vetëm nga bujqësia, por edhe nga sektorë të tjerë.

Qeveria është e ndërgjegjshme se përmirësimi i jetesës në fshat, përmirësimi i gjendjes së arsimit dhe shërbimit shëndetësor, zhvillimi i bujqësisë, i tregtisë, i agroturizmit dhe i aktiviteteve sportive e kulturore është i lidhur ngushte me përmirësimin e të gjithë komponentëve të infrastrukturës, siç janë: rrjeti i rrugëve, uji i pijshëm, telefonizimi, shërbimi postar, elektrik, komunal etj. Aktualisht disa nga këto janë të shkatërruara totalisht, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar rëndë apo kanë mbetur në një gjendje tepër të prapambetur.

Qeveria do te mbështesë programet e fondacioneve të ndryshme që synojnë ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes sa më shpejt.

Arsimi dhe shkenca

Politika arsimore e Qeverisë do të synojë zhvillimin e mëtejshëm të arsimit mbi bazën e përvojës së pasur kombëtare, si dhe përafrimin gradual të tij drejt standardeve europiane.

Ne garantojmë arsim falas për të gjitha nivelet e shkollës publike, duke respektuar parimin që ai të jetë masiv dhe laik, e në të njëjtën kohë garantojmë arsimimin e minoriteteve në përputhje me të drejtat e përcaktuara në konventat ndërkombëtare. Duke

marrë parasysh rolin e mësuesit e të pedagogut, si dhe pozitën e tij aktuale, Qeveria është e vendosur të bëjë realitet vlerësimin e merituar moral, ligjor dhe financiar të tyre.

Dëmtimet e trashëguara të mjediseve shkollore, si dhe të pajisjeve të tyre, vlerësohen në miliona dollarë. Nisur nga ky realitet, është e domosdoshme të bëhet vlerësimi i saktë i dëmit, si dhe të merren masa urgjente për rehabilitimin fizik e strukturor të shkollave në të gjithë vendin, duke përfshirë këtu edhe rindërtimin e Universitetit Bujqësor.

Duke marrë parasysh faktin që në vendin tonë janë shfaqur shenjat e para të analfabetizmit, prioritet del hartimi dhe zbatirni i një programi të veçantë, që do të synojë parandalimin e analfabetizmit si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane.

Politika jonë arsimore presupozon shanse të barabarta për pranime në shkollat e larta përmes konkurseve. Ne do të rrisim në mënyrë të ndjeshme numrin e studentëve në shkollat e larta dhe do të krijojmë më shumë hapësirë për pranime nga Kosova, si dhe nga trevat e tjera shqiptare në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Përmes programesh të veçanta, do të synojmë të rrisim shkallën e demokracisë në të gjitha nivelet e shkollës, të thellojmë autonominë dhe konkurrencën midis shkollave tona të larta, të garantojmë rritjen e lirisë akademike të profesoratit, uljen e ngarkesës së pedagogëve, ekuivalentimin e diplomave etj.

Qeveria e re do të përkrahë të gjitha iniciativat për zhvillimin e arsimit privat, mbështetur mbi baza ligjore, e në të njëjtën kohe do të punojë për diversifikimin e arsimit në ato profile, për të cilat ka më shumë nevojë shoqëria, jo vetëm në kuadrin e nevojave të tregut të ditës, por dhe të perspektivës.

Shkencën, teknologjinë si dhe potencialin intelektual e profesional të vendit Qeveria e re i sheh si një faktor parësor për futjen e vendit në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe të integrimit ekonomik me Europën e më gjerë. Ne do të krijojmë hapësira pune dhe veprimi për intelektualët, si dhe për të çmuar realisht produktin e tyre intelektual në përputhje me vlerat reale të tij.

Qeveria do të punojë për rimëkëmbjen dhe modernizimin e kërkimit shkencor në fushën e teknologjive të prodhimit e të shërbimit. Përparësi do të ketë kërkimi shkencor-aplikativ, duke rritur lirinë akademike të këtij kërkimi, me qëllim që të shfrytëzohen burimet ekzistuese të prodhimit e të shërbimit.

 Në kuadrin e reformës institucionale do të përmirësojmë makrostrukturën e institucioneve kërkimore-shkencore e projektuese. Qeveria angazhohet të dyfishojë financimin nga Buxheti i Shtetit për shkencën, teknologjinë dhe botimet shkencore. Ne do të riaktivizojmë projektet me organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Do të vazhdojë programi TEMPUS – PHARE i Komisionit Europian për vitet 1998-2000. Ky program i prioriteteve kombëtare parashikon mbështetjen për arsimin e lartë dhe reformën institucionale, si dhe për ristrukturimin e curricuiave dhe te programeve të studimit.

Qeveria e re do të përkrahë pavarësinë e kërkimit shkencor akademik, duke bërë realitet autonominë e universiteteve dhe të Akademisë së Shkencave. Do të merren masa të menjëhershme për të rikthyer funksionimin normal të të gjitha organeve të Akademisë së Shkencave dhe të sistemit të instituteve të saj, mbi bazën e një legjislacioni bashkëkohor, për statusin e shkencës dhe të shkencëtarit.

Qeveria do të mbështesë zhvillimin e shkencave kombëtare albanalogjike dhe të institucioneve përkatëse në gjirin e Akademisë së Shkencave, për të rritur prestigjin e kësaj qendre; si fokus kryesor i studimeve për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.

Kultura, letërsia, artet dhe sportet

Duke e parë me realizëm rolin e kulturës, të letërsisë, të arteve dhe sporteve në qytetërimin e shoqërisë dhe në formësimin e konstitucionit shpirtëror të vendit tonë, Qeveria e re demokratike do të vlerësojë në shkallën më të lartë kulturën kombëtare dhe do ta mbrojë atë nga efektet që cenojnë identitetin e saj në procesin e integrimit kulturor ndërkombëtar dhe do të përkujdeset për zhvillimin e kulturës dhe të arteve në përputhje me standardet bashkëkohore. Programi ynë ka të bëjë me respektimin e plotë të lirisë së pakushtëzuar të krijimit, me vlerësimin, studimin dhe përhapjen e vlerave shpirtërore tradicionale kombëtare në të gjithë hapësirën shqiptare, duke organizuar veprimtari kulturore dhe artistike të përbashkëta, si konferenca shkencore, kolokiume, seminare, kongrese, festivale e të tjera. Këto veprimtari do te konsolidojnë më tej konceptin se kultura, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, është një kulture unike shqiptare dhe i takon popullit shqiptar. Këto veprimtari do të mundësohen përmes rritjes së fondeve edhe nga buxheti i shtetit.

Ndër përparësitë kryesore të politikës së Qeverisë në këtë fushë do të jetë ndalimi i trafikut të paligjshëm të thesareve kulturore edhe jashtë kufijve, si dhe bashkërendimi i punës me organizmat e posaçme kombetare dhe ndërkombëtare, që ato të gjenden e të rikthehen sa më shpejt në Shqipëri.

Qeveria do të krijojë mundësi më te mëdha për kontakte dhe shkëmbime me organizmat e specializuara ndërkombëtare, si UNESKO e të tjera, si dhe me fondacionet e ndryshme, duke krijuar garanci ligjore që investimet, fondet dhe donacionet të shkojnë në destinacionin e duhur.

Ne do të krijojmë hapësira më të mëdha për bashkëpunim me fondacionet dhe organizmat kulturorë e artistikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por edhe me organizata joqeveritare të interesuara për problemet e artit, të kulturës dhe sporteve.

Me programe të veçanta do të mundësohet rehabilitimi fizik dhe restaurimi i shumë monumenteve të kulturës, veçanërisht kalatë e Gjirokastrës dhe Krujës, disa muzeume, veprat arkeologjike të Butrintit, Apolonisë, Amfiteatri i Durrësit etj. Përmes kuadrit të nevojshëm ligjor për lehtësimin nga taksat e rënda, do të nxitet shtypi i pavarur, botimet e ndryshme, media private.

Qeveria e re do të tregojë një përkujdesje shumë më të madhe për institucionet kulturore artistike me peshë kombëtare, si Kinostudioja, Teatri Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Galeria e Arteve, por edhe për shkollat artistike, veçanërisht për Akademinë e Arteve.

Duke vlerësuar brezin e ri si forcën më vitale të shoqërisë, Qeveria do të realizojë masa nxitëse për pjesëmarrjen aktive të rinisë në të gjitha strukturat e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Objektivat për arsimin, shkencën e kulturën janë hartuar në përputhje edhe me interesat e rinisë. Ne do të vendosim raporte më të drejta me të gjitha organizimet dhe forumet rinore, si dhe me organizatat rinore joqeveritare që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve sociale të tyre, si droga, prostitucioni, sida, trafiku i paligjshëm i vajzave, emigracioni klandestin etj.

Në fushën e sporteve do të synohet të nxiten aktivitetet e te rivihen në eficiencë objektet sportive. Me një mbështetje buxhetore më të plotë për këto veprimtari, sipas përvojës ndërkombëtare, do të synojmë koordinimin e këtij buxheti me burime të tjera të ardhurash. Shtimi dhe vënia në evidencë e kontributit financiar të të ardhurave jashtëbuxhetore, si dhe administrimi racional i tyre do të ndikojë sigurisht edhe në cilësinë sportive. Krijimi dhe përdorimi i fondeve monetare nga loto sporti, shitja e lojtarëve, e drejta televizive, si dhe mbështetja financiare nga organizma të ndryshëm botërorë sportivë etj. do të nxitë edhe më tej sportin individual dhe sportin për të gjithë, përmes financimeve të ndryshme për rezultate të larta të arritura, për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare, për rregullim të ambienteve sportive dhe për investime që do të bëhen në këtë drejtim.

Shëndetësia

Shqipëria, në gjendjen aktuale, nuk mund të përballojë ekonomikisht vetësigurimin e të gjitha shërbimeve me cilësi të lartë për të gjithë popullatën. Rënia e cilësisë së shërbimit është e lidhur, veç të tjerash, me dëmtimin e bazës materiale, si dhe me uljen e përgjegjësisë profesionale në punë. Janë dëmtuar rëndë strukturat e shërbimit të epidemiologjisë, higjienës dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror. Mortaliteti infantil dhe ai 0-5 vjeç janë nga më të lartat në Europë; sëmundjet që përhapen nga ujërat e papastra janë në ngritje; sëmundjet e parandalueshme me vaksina shpesh marrin përmasa epidemike; sëmundjet seksualisht transmisive janë në rritje; ka rritje drastike të aksidenteve automobilistike etj.

Nisur nga ky realitet, programi emergjent dhe afatmesëm në sektorin e shëndetësisë do të përfshijë: përmirësimin e cilësisë së profilaksisë dhe trajtimit për çdo shtetas, vaksinimin kundër hepatitit B tek të porsalindurit, vaksinimin e moshës fëminore, mundësisht 100 për qind, uljen e mortalitetit infantil dhe atij amëtar, që është nga më të lartat në Europë, përsosjen e drejtimit brenda institucioneve shëndetësore, forcimin e shërbimit të mjekut të familjes, luftën kundër drogës, duhanit, alkoolit, intensifikimin e kujdesit për shëndetin mendor etj.

Programi mjekësor i Qeverisë synon shtrirjen e elementeve të ekonomisë së tregut në kujdesin shëndetësor, një planifikim më të decentralizuar, për të krijuar një autonomi më të lartë në marrjen e vendimeve, privatizim në sektorë të ndryshëm të shërbimeve shëndetësore, rritjen graduale të cilësisë së shërbimeve, si dhe sigurimin e një shërbimi maksimal në pediatri, obstetri, gjinekologji, patologji dhe kirurgji te përgjithshme, forcimin e kontrollit importit të barnave dhe të çmimeve të tyre, rritjen e shpërblimit të mjekëve dhe personelit mjekësor etj

Duke e konsideruar si një detyrë imediate për periudhën që po kalojmë, Instituti i Shëndetit Publik do të ndjekë problemet e higjienës, epidemiologjisë,

statistikës dhe ekonomisë shëndetësore. Reforma shëndetësore do të ketë si bazë harmonizimin e raporteve midis katër qëllimeve konkurruese për të gjitha palët, Këto janë: barazia, eficienca, plotësimi i nevojave të popullatës dhe përmbushja e interesave të ofruesve të shërbimeve.

Një vend të rëndësishëm në programin e Qeverisë zë edhe politika ambientaliste, e cila ka të bëjë jo vetëm me menaxhimin e territorit, ruajtjen e biodiversitetit dhe të ekuilibrave biologjike, por edhe me kontrollin dhe ruajtjen e kualitetit të ajrit, ujit dhe tokës.

Politika e jashtme

Në përballimin e krizës politike institucionale, ekonomike dhe sociale që po përjetojmë, roli dhe pesha e faktorit ndërkombëtar kanë qenë dhe mbeten të pazëvendësueshme. Rindërtimi i shtetit demokratik shqiptar dhe konsolidimi i tij, rivendosja e rendit dhe e stabilitetit, rimëkëmbja ekonomike dhe qëndrueshmëria e vlerave demokratike, përmirësimi i imazhit dhe e ardhmja e vetë Shqipërisë kërkojnë që faktori ndërkombëtar te çmohet me të gjitha potencialet e tij, të respektohet dhe të përllogaritet me seriozitetin më të madh.

Qeveria e re demokratike shqiptare, e ndërgjegjshme për detyrat dhe misionin që i takon të përmbushë, ka përcaktuar drejtimet themelore të politikës së saj të jashtme. Politika e jashtme do të udhëhiqet nga interesat kombëtare e në mbrojtje të tyre, në dobi të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, duke qenë dinamike dhe e ekuilibruar, në kërkim të miqësisë e partnerëve të besueshëm dhe të qëndrueshëm, që do të japë mesazhe mirëkuptimi e bashkëpunimi, paqeje e sigurie. Politika jonë e jashtme do të jetë transparente, do të respektojë institucionet dhe do të tërheqë në mënyrë konstante mendimet dhe sugjerimet e tyre. Ajo do të jetë rrjedhojë e përpunimit dhe zbatimit të ideve dhe vendimeve kolegjiale, e çliruar nga dogmatizmi dhe subjektivizmi, arbitrarizmi dhe autoritarizmi.

Historia e Shqipërisë, pozicioni gjeografik i saj dhe interesat e popullit tonë i japin në mënyrë të natyrshme politikës sonë të jashtme një profil dhe përmbajtje me pikësynim themelor integrimin sa më të shpejtë në gjirin e familjes së bashkuar europiane dhe në strukturat euroatlantike. Integrimi euroatlantik i Shqipërisë parakupton zhvillimin e të gjithë parametrave legjislativë e institucionalë, ekonomikë dhe sociale, shkencorë e ushtarakë dhe do të përbëjë një konstante strategjike për Qeverinë e re demokratike dhe vendin tonë.

 Ne do ta kthejmë Shqipërinë nga një problem shqetësues për demokracinë europiane, në një segment demokratik të saj, nga një objekt kujdestarie të Këshillit të Europës, në një anëtar konstruktiv të tij, nga një burim shqetësimesh për Komunitetin Europian, në një partner luajal të tij. Ne do të respektojmë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia jonë në Këshillin e Europës dhe do të punojmë për shtrirjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Bashkimin Europian, duke synuar veçanërisht thellimin e marrëdhënieve kontraktuale. Synim do te jete përmbushja e të gjitha kushteve për arritjen e nënshkrimit në kohë të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Europian.

Qeveria do të punojë që Shqipëria të jetë një anëtare e denjë e OSBE-së, që ajo të kapërcejë fazën foshnjore të demokracisë dhe të përmbushë me personalitet te plotë te gjitha detyrimet e saj në këtë organizatë, që ka bërë kaq shumë për të ringritur në këmbë demokracinë e sakatuar shqiptare. Për fat të keq, ne po trashëgojmë një situatë në të cilën u benë hapa prapa në integrimin në strukturat europiane, por edhe në NATO.

Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ngritur infrastrukturën demokratike, politike dhe ushtarake në funksion të partneritetit për paqe dhe për të rifituar besimin e ofruar për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Shqipëria edhe në te ardhmen do te jetë anëtare aktive në marrëdhëniet me OKB-në, agjencitë e saj të specializuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Qeveria që unë kam nderin të kryesoj i shpreh mirënjohjen e thellë Qeverisë Amerikane dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, zotit Bill Klinton, për ndihmën e çmuar që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë dhe popullit shqiptar në zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, si dhe në shmangien e deformimeve dhe të ekseseve autoritariste dhe subjektiviste që janë manifestuar në keto drejtime.

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne i konsiderojmë si shumë të rëndësishme për Shqipërinë, jetike për prosperitetin demokratik të saj. Prandaj Qeveria e re shqiptare garanton një vullnet dhe dëshirë të sinqertë që ato të zhvillohen e të intensifikohen në bazën e respektimit të vlerave demokratike, të lirive e të drejtave të njeriut në Shqipëri, të paqes e të sigurimit në rajon dhe mbi bazën e interesave reciproke në të gjitha fushat, politike, ekonomike dhe ushtarake.

Thellimi,   zgjerimi   dhe   intensifikimi   i marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet anëtare te Bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera të Europës Perëndimore, do të përbëjnë një dimension të fuqishëm të politikës sonë të jashtme. Marrëdhëniet me vendet fqinje e më gjerë në Ballkan do të përbëjnë një nga dimensionet bazë të politikës sonë të jashtme.

Italia dhe Greqia, nga specifika gjeografiko-natyrore e të qënurit fqinjë, nga intensiteti i shkëmbimeve ekonomike dhe vëllimi i investimeve, nga gjerësia e kontaktit njerëzor e kulturor, nga njohja e gjithanshme dhe e hollësishme e situatës shqiptare që këto vende mike krijuan, me rolin dhe kontributet prioritare që kanë dhënë për kapërcimin e krizës aktuale, por edhe nga logjika e perspektivës së integrimit të Shqipërisë në Komunitetin Europian dhe NATO do të jenë për ne partnerë kryesorë në rajon. Ne do të shtojmë veçanërisht me këto vende marrëdhëniet ekonomike, politike, kulturore dhe konsullore. Ndihmat dhe mbështetja që qeveritë mike të këtyre dy vendeve i dhanë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar është një bazë e mirë bashkëpunimi e mirëkuptimi për të kapërcyer situatën tejet të vështirë, të traumatizuar, në të cilën vazhdon të ndodhet Shqipëria. Ne duam të shpresojmë se deklaratat inkurajuese të Qeverisë Italiane dhe Greke për të ndihmuar në rindërtimin e Shqipërisë nënkuptojnë edhe synimin për rregullimin ligjor të statusit të shqiptarëve që aktualisht punojnë dhe jetojnë në Itali dhe Greqi.

Qeveria e re shqiptare është e pikëpamjes se përmes dialogut, në marrëdhëniet me Republikën Federative të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi), mund të diskutohen çështje të marrëdhënieve dypalëshe me interes reciprok. Mirëkuptimi ndaj të drejtave të ligjshme të shqiptarëve të Kosovës dhe realizimi i tyre do të përbënte një zhvillim cilësor pozitiv në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, prej nga do të rridhnin përfitime rajonale.

Qeveria e re shqiptare e konsideron problemin e shqiptarëve të Kosovës si një çështje mbarëkombëtare, zgjidhja e së cilës kërkon përpunimin dhe zbatimin e një politike të përbashkët po te përmasave mbarëkombëtare. Ajo do të përpiqet që të krijojë rrethana sa me të favorshme për realizimin e të drejtave te ligjshme të shqiptarëve në Kosovë në rrugë demokratike dhe në përputhje me aktet e njohura ndërkombëtare.

Ne deklarojmë gjithashtu dëshirën tonë të sinqertë për zhvillimin e mëtejshëm e të dobishëm te marrëdhënieve me Qeverinë e ish-Republikës

 Jugosllave të Maqedonisë. Ne mendojmë se afishimi, konkretizimi dhe garantimi i të drejtave të njohura e te pranuara ndërkombëtarisht të shqiptarëve në këtë vend krijon premisa shumë të favorshme, jo vetëm për të kapërcyer probleme si ato të krijuara kohët e fundit, por edhe për të garantuar një të ardhme më të mirë te marrëdhënieve tona fqinjësore.

Qeveria e re shqiptare është e prirur të kërkojë më shumë mundësi për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e tjera të Ballkanit e në radhë të parë me Turqinë. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi tradicional do të gjejë hapësira të reja. Ne do të mbështesim dhe do te marrim pjesë në çdo iniciativë apo plan te ri rajonal që synon paqen, sigurimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis popujve dhe vendeve të Ballkanit e të rajonit të Mesdheut, ashtu siç do të vazhdojmë të kontribuojmë në organizmat dhe nismat që tashmë ekzistojnë në rajon dhe jashtë tij.

Marrëdhëniet me Rusinë do të jenë në vëmendjen e Qeverisë së re. Ato do të realizohen dhe zhvillohen më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ne do të zhvillojmë një politikë të jashtme aktive, në kuadrin e familjes europiane, edhe me vendet e tjera të Europës Qendrore e Lindore. Marrëdhënie me interes reciprok Qeveria jonë do të zhvillojë me vendet aziatike e veçanërisht me Kinën dhe Japoninë. Qeveria Shqiptare do të zhvillojë më tej marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme si dhe me çdo vend tjetër që do të ketë interes, gatishmëri dhe përfitim reciprok.

Të nderuar kolegë deputetë,

Ky ishte programi i Qeverisë së re demokratike, në të cilin paraqiten synimet dhe objektivat kryesorë, përcaktohen detyra dhe angazhime jo vetëm për periudhën e parë të emergjencës, që do të konsiderohej si faza e daljes nga kriza dhe e fillimit të stabilizimit, por edhe për fazat e mëtejshme, gjatë të cilave do të realizohet stabilizimi i qëndrueshëm, arritja e parametrave te krahasueshëm me standardet e pranueshme europiane.

Jam i mendimit se ky program kërkon pasqyrimin e tij edhe në strukturën e Qeverisë së re. Unë personalisht dhe i gjithë ekipi që drejtoj jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe ngarkesën e madhe, për sfidën që na duhet të përballojmë. Por, me mjaft optimizëm, ndërkohë shprehim bindjen dhe angazhimin tonë maksimal për arritjen e suksesit tonë të përbashkët. Synimet dhe objektivat tanë janë të realizueshëm, sepse shprehin interesat e elektoratit të gjerë, që me votën plebishitare u prononcua qartë për fillimin e një epoke të re në demokracinë shqiptare dhe është i gatshëm që, përmes angazhimit dhe sakrificave të tij, të realizojë përmbushjen e vullnetit të tij.

Unë dhe Qeveria që drejtoj, ju sigurojmë se do të angazhohemi maksimalisht për realizimin e këtyre objektivave dhe synimeve, që janë kërkesa të këtij elektorati që na dha këtë votë, që na mbështeti dhe me padurim pret zgjidhje të shpejta dhe veprime të ndershme e publike.

Besimi dhe optimizmi ynë mbështeten, gjithashtu, në mbështetjen masive që Komuniteti Ndërkombëtar i ka dhënë tashmë filozofisë sonë të mirëkuptimit dhe pajtimit kombëtar, si dhe në angazhimet konkrete dhe ndihmat që ky komunitet ka projektuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky program i Qeverisë së re, i mbështetur në marrëveshjen para dhe paselektorale me 5 partitë e koalicionit qeveritar, Qendër e Majtë – Qendër, është shprehje e pluralitetit dhe partneritetit politik, që garanton suksesin dhe qëndrueshmërinë dinamike, të mbështetur në pragmatizmin e bashkëpunimit të partnerëve, në komplementaritetin politike profesional dhe në kompeticionin luajal, që ndërkohë garanton oponencën e brendshme, të domosdoshme për të rritur nivelin e vetëkorrigjimit.

Ky program, me synime dhe objektiva ambicioze, do të aplikohet e drejtohet nga Qeveria e re, si një grup intelektualësh dhe profesionistësh me përvojë në fushat e tyre të punës e të shkencës, por dhe me një stazh modest politik, të fituar në periudhën e shkurtër të demokracisë pluraliste shqiptare. Në ekipin që unë drejtoj, janë përfshirë në mënyrë të natyrshme dhe konform principeve tashmë të njohura p&r realizimin e një ekuilibri të qëndrueshëm, figurat kryesore të partive pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar.

Përpara se të përfundoj, më lejoni t’ju paraqes, gjithashtu, listën e anëtarëve të kabinetit që unë drejtoj dhe ndërkohë të kërkoj votëbesimin tuaj për programin dhe strukturën e Qeverisë së re demokratike. Qeveria që kryesoj, përbëhet:

  1. Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave: Bashkim Fino, i PS-së.
  2. Ministër Shteti pranë Këshillit të Ministrave: Kastriot Islami, i PS-së.
  3. Ministër i Brendshëm: Neritan Ceka, kryetar i PAD-së.
  4. Ministër i Mbrojtjes: Sabit Brokaj, i PS-së.
  5. Ministër i Punëve të Jashtme: Paskal Milo, i PSD-së.

ë.  Ministëri Drejtësisë: Thimjo Kondi, i pavarur.

  1. Ministër i Financave: Arben Malaj, i PS-së.
  2. Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit: Ylli Bufi, i PS-së.
  3. Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas: Elmaz Sherifi, i PS-së.
  4. Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit: Lufter Xhuveli, Kryetar i PA-së.
  5. Ministër i Tregtisë dhe Turizmit: Shaqir Vukaj, i PS-së.
  6. Ministër i Punëve Publike dhe Transportit: Gaqo Apostoli, i PSD-së.
  7. Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Ethem Ruka, i PS-së.

14,Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: Arta Dade, e PS-së.

  1. Ministëri Shëndetesisë dhe Mjedisit: Leonard Solis, i PBDNJ-së.
  2. Ministër Shteti për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Kuvendin Popullor: Arben Imami, i PAD-se.
  3. Ministre Shteti për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik Ermelinda Meksi, e PS-së.
  4. Sekretar Shteti për Integrimin Euroatlantik: Maqo Lakrori, i PS-së.
  5. Sekretar Shteti për Politikën e Mbrojtjes: Perikli Teta, i PAD-së.
  6. Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme: Ndre Legisi, i PS-së.
  7. Sekretar Shteti për Pushtetin Lokal: Lush Përpali, i PS-së.

Duke ju falënderuar, dua t’ju paraqes edhe marrëveshjen e partive politike të koalicionit qeveritar për angazhimin e tyre në realizimin e programit të Qeverisë së re demokratike, ku partitë politike të poshtëshënuara: PSSH, PSD, PAD, PBDNJ dhe PA, pjesëmarrëse në Qeverinë e re demokratike, shprehin vullnetin e tyre politik për realizimin e ketij programi, që synon te nxjerrë vendin nga kriza dhe ta futë në rrugën e stabilizimit dhe të prosperitetit. Vijojnë firmat e kryetarëve të pesë partive.

Me së fundi, do t’i sugjeroja Kryesisë së Kuvendit Popullor që t’ju paraqiste në formën e projektligjit për dhënien e votëbesimit Qeverisë që unë kryesoj, dokumentin që vijon: “Në mbështetje të nenit 33/4 dhe 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, Kuvendi Popullor, pasi shqyrtoi programin dhe strukturën e Qeverisë së re, të paraqitur nga kryetari i Këshillit të Ministrave, z.Fatos Nano, vendosi:

  1. T’i japë votëbesimin Qeverisë, të kryesuar nga z. Fatos Nano, i ngarkuar me detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, me dekretin përkatës të Presidentit të Republikës.
  2. Të miratojë programin e Qeverisë, të kryesuar nga z. Fatos Nano.
  3. Të miratojë strukturën e Qeverisë, të paraqitur së bashku me programin e saj.
  4. Me këtë akt ligjor Kuvendi Popullor përmbush edhe kompetencën kushtetuese që rrjedh nga neni 1ë, pika 13, e ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.

Ju falemnderit! (Duartrokitje)

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi