Korrupsioni

Institucionet ndërkombëtare e përkufizojnë në mënyra të ndryshme fenomenin e korrupsionit. Sipas Transparency International, korrupsioni konsiston në abuzimin e një pushteti, të fituar përmes delegimit, për qëllime private. Ky përkufizim vë në dukje tre elementë përbërës të korrupsionit:

– abuzimin e pushtetit;

– qëllime private, që do të thotë se nuk përfiton vetëm abuzuesi i pushtetit, por përfshihen gjithashtu anëtarët e afërt të familjes ose miqtë e tij;

– pushtet i fituar prej delegimit, që do të thotë se mundet të burojë si prej sektorit publik ashtu edhe prej sektorit privat.

Transparency International përdor nganjëherë gjithashtu këtë përkufizim: “abuzim i pushtetit me qëllim pasurimin personal”.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës e përcakton korrupsionin si “përdorimin dhe abuzimin e pushtetit publik për qëllime private”. Për Komisionin Evropian, “korrupsioni është i lidhur me çdo abuzim të pushtetit dhe çdo parregullsi të kryer në një proces vendimarrje, në shkëmbim të një nxitje ose një avantazhi të padrejtë.” Përkufizimi i Grupit mbi Korrupsionin të Këshillit të Evropës është pak i ndryshëm: “korrupsioni është një shpërblim i paligjshëm ose çdo sjellje tjetër, kundrejt personave me përgjegjësi në sektorin publik ose sektorin privat, që shkel ligjin gjatë kryerjes së detyrave që ata kanë, qofshin këta nëpunës të shtetit, të punësuar në sektorin privat apo agjentë të pavarur, dhe që synojnë përfitimin e avantazheve të padrejta, të çdo natyre që ato të jenë, për vehte apo për persona të tjerë”. Sipas këtij Grupi është e vështirë të përcaktohen me saktësi kufijtë ligjorë të këtij fenomeni, por është e qartë se natyra e tij tregon se kemi të bëjmë me abuzimin e pushtetit ose pandershmërinë e marrjes së vendimit.

Banka Botërore mbështet përkufizimin e korrupsionit: “Përdorimi i pozicionit të tij prej një përgjegjësi të shërbimit publik për përfitimin e tij personal”. Instituti ndërkombëtar i planifikimit të edukimit të UNESKO-s ka studjuar korrupsionin sidomos në fushë e edukimit. Për këtë fushë, ai jep këtë përkufizim: “një përdorim sistematik i një detyre publike për një avantazh privat, që ka një ndikim  të ndjeshëm mbi disponibilitetin dhe cilësinë e të mjeteve dhe shërbimeve edukative, dhe, si rrjedhojë, mbi aksesin, cilësinë ose paanësinë e edukimit”.

Cilat janë arësyet e përgjithshme të fenomenit të korrupsionit?

Qeverisja e keqe: ligje të paqarta, sistemi i drejtësisë i papërshtatshëm, mungesë trasparence dhe përgjegjësie, mungesë e lirisë së shtypit;

– Mungesa e një politike parandaluese anti-korruptive dhe e vlerësimit të rëndësisë së çështjeve të tilla, si ato të etikës profesionale, të konflikteve të interesit, të refuzimit të dhuratave dhe avantazheve të tjera, etj

– Institucione të dobta: funksionarë me autoritet të fortë që nuk japin llogari, përgjegjësa zyrtarë të dhënë pas pagesave të dënueshme, etj;

Rroga të ulta: administrata publike në shumë vende ka rroga relativisht të ulta për disa nënpunës të tyre, si për mjekët, policët, doganierët, të cilët janë viktima të mentalitetit se këta nuk kanë nevojë të paguhen për shkak se përfitojnë gjatë kryerjes së funksionit të tyre;

Kultura e ulët administrative, etj.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, anglisht Corruption Perception Index (CPI), është një tregues i publikuar çdo vit, duke filluar që nga vitit 1995 prej organizatës Transparency International (TI). Sipas këtij treguesi bëhet klasifikimi i vendeve në bazë të “nivelit të ekzistencës së korrupsionit të zyrave publike dhe të politikanëve, të perceptuar nga publiku”. Klasifikimi përfshin një interval nga 0-100, ku 0 do të thotë një vend që është perceptuar si shumë i korruptuar dhe 100 si vendi që është perceptuar shumë i pastër. Në vitin 2003 sondazhi përfshinte 133 vende, në 2007 180 vende dhe në 2012 përfshin  176 vende.

Sipas sondazhit të vitit 2012 rezulton se 10 vendet më pak të korruptuara janë: Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia,Singapori, Zvicra, Australia, Norvegjia, Kanadaja, Vendet e Ulta dhe Islanda;

10 vendet më shumë të korruptuara janë: Somalia, Korea e Veriut, Afganistani, Sudani, Mianmar, Uzbekistani,Turkmenistani, Iraku, Venezuela dhe Haiti.

Vendet më të mëdha klasifikohen si më poshtë: ShBA me 73 pikë, Anglia 74 pikë, Franca 71 pikë, Gjermania 79 pikë, Italia 42 pikë, Brazili 43 pikë, Kina 36 pikë.

Në vendet e rajonit tonë kemi këtë klasifikim: Shqipëria 33 pikë, Greqia 36 pikë, Maqedonia 43 pikë, Mali i Zi 41 pikë, Kosova 34 pikë, Serbia 39 pikë, Bullgaria 41 pikë, Rumania 44 pikë.

CPI aktualisht vlerësohet si një tregues i rëndësishëm jo vetëm për shkencat ekonomike dhe sociale, por edhe për formulimin dhe vlerësimin e politikave antikorruptive të qeverive të shteteve të ndryshme.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi