Kriteret e vlerësimit të politikave publike
Qasjet e vlerësimit përgjithësisht konsistojnë në studimin e një ose shumë kriteresh:
– Drejtësia, verifikon që objektivat e një ndërhyrje mbulojnë mjaftueshëm dimensionet e problemit socio-ekonomik që ajo rregullon.
– Efikasiteti, verifikon që efektet e pritura prej një ndërhyrjeje janë arritur në saj të veprimeve të kryera.
– Efiçienca verifikon që efektet e marra kanë qënë me një kosto të arësyeshme, për shëmbull, në krahasim me lloje të tjera të ndërhyrjes.
– Dobishmëria, verifikon justifikimin e një ndërhyrjeje përkundrejt jo vetëm efekteve të pritura, por gjithashtu kundrejt efekteve të tjera anësore të prodhuara, sidomos efektet negative eventuale.
– Koherenca e brëndëshme, verifikon që objektivat e ndryshme strategjike dhe operacionale të një programi janë në një raport logjik midis tyre; e thënë ndryshe, ato janë komplementare dhe jo të fryra.
– Koherenca e jashtëme, verifikon që objektivat e një ndërhyrjeje i korespondojnë ose kontribuojnë me ato të politikave të tjera të institucionit ose të institucioneve të tjera që veprojnë mbi territorin dhe nuk janë, në të kundërtën, në kontradiktë ose antagoniste.
Kriteret e gjykimit në vlerësimin e projekteve dhe të ndihmës për vendet në zhvillim
Për vlerësimin e politikave të ndihmës në vendet në zhvillim këto janë referenca të tjera të ngjashme, si ato të përdorura nga OCDE ose Banka Botërore. Banka Botërore shton dy kritere të tjera:
– Qëndrushmëria, verifikon që rezultatet e marra nuk janë arritje të brishta ose që “prishen” shpejt, por përkundrazi kanë një qëndrushmëri në kohë për tu konsideruar si arritje të verteta.
– Aftësimi (capacity building), shqyrton nëse veprimi i kryer ka sjellë rritjen e kapaciteteve dhe kompetencave të operatorëve që kanë marrë pjesë. Kjo është e vlerësueshme mjaft për operatorët lokal të politikave ndërkombëtare.
Përsa i përket OCDE, ajo dallon efikasitetin (objektivat janë arritur, por në cilat kushte?) dhe impaktin (cilat janë efektet pozitive ose negative përfundimtare për përfituesit e veprimit?); ajo përfshin gjithashtu nocionin e qëndrushmërisë.
Dallimi i vlerësimit të praktikave administrative të përafërta
Vlerësimi nuk është vetëm aktiviteti që synon përmirësimin e konceptimit dhe të administrimit të politikave publike: kontrolli i legalitetit dhe kontrolli i administrimit janë praktika të vjetra në sferën publike; ato janë përdorur prej administratave të një numri ndërmarjesh qysh prej viteve 1990: analiza e cilësisë, audit organizativ, etj.
Në dallim prej praktikave të tjera administrative si kontrolli i legalitetit dhe inspektimi, që kufizohen në analizën e proceseve të brëndëshme të institucionit, vlerësimi interesohet me prioritet rrjedhimeve të jashtëme të veprimeve të aksioneve publike, dhe kërkojnë të përcaktojnë lidhjet e rastit midis atyre dhe ndryshimeve social-ekonomike.
Vlerësimi nuk jep gjykimin mbi konformitetin e një ndërhyrjeje me ligjin ose praktikat e mirëadministrimit kontabël, siç bën në Francë Gjykata e llogarive ose një trup inspektimi. Vlerësimi gjykon një ndërhyrje nga pikpamja e efekteve të marra ose të zgjidhjeve të sjella në problemet social-ekonomike.
Së fundi, duhet të dallohet auditi i performancës dhe vlerësimi i ndërhyrjeve publike: përformanca interesohet për realizimet dhe pasojat e drejpërdrejta dhe të menjëhershme të ndërhyrjes, (psh, ku radarët rrugorë kanë sjell uljen e shpejtësisë së makinave?) dhe kur vlerësimi konçentrohet mbi impaktet e kësaj politike (psh, ku radarët kanë lejuar një reduktim të numërit të të vdekurve dhe të plagosur?).
Vlerësimi i politikave në Komisionin evropian
Është fillimi i viteve 1990 kur Komisioni evropian fillon vlerësimin e politikave në vendet anëtare të BE, sidomos duke bërë të detyruar vlerësimin e programeve dhe projekteve që përfitojnë financime evropiane. Në fund të viteve 1990, Komisioni evropian ngriti një trupë të shumtë pedagogjike, e përshtatur në politikat publike të vendeve evropiane. Ky corpus është rregullisht përditësuar dhe Komisioni evropian vazhdon të nxjerrë udhëzuesa dhe manuale të shumtë mbi vlerësimin e politikave publike.
Qysh prej vitit 2000, Drejtoritë e përgjithshme të Komisionit evropian realizojnë çdo vit qindra vlerësime retrospektive të programeve duke angazhuar një buxhet mesatar prej 45 milion euro, që tregon për vullnetin me të cilim ai mbështet përdorimin e vlerësimit “për të ndriçuar vendimmarrjen”. Në 2010 komisioni i ri theksoi vullnetin që ligjet evropiane t’i nënshtrohen në mënyrë sistematike vlerësimit, dhe kjo ka filluar të bëhet për programet operacionale.
Franca është një nga vendet e BE që e konsideron vlerësimin si një mjet të rëndësishëm për modernizmin e shtetit dhe për efikasitetin e veprimit publik. Tashmë ai është integruar në ciklin e zbatimit të politikave publike duke ngritur për këtë qëllim me ligj një numër strukturash ekzekutive dhe parlamentare. Në vitin 2008 vlerësimi i politikave publike futet në Kushtetutë; në nenin 24 thuhet se: “Parlamenti voton ligjin. Ai kontrollon Qeverinë. Ai vlerëson Politikat Publike“. Në nenin 51.2 riafirmohet roli i parlamentit në vlerësimin e politikave të kryera nga qeveria nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, ndërsa neni 47.2 përcakton se Gjykata e Llogarive asiston parlamentin dhe Qeverinë në vlerësimin e politikave publike.