Fazat e politikave publike

Fazat e një procesi të politikave publike formojnë atë që zakonisht quhet cikli i politikave publike. Një model standart i ciklit të politikave publike është si më poshtë:

identifikimi i problemit (Problem definition). Që Shteti të filloj të veprojë mbi një problem, duhet së pari të njohë ekzistencën e tij. Kjo është pika e fillimit të çdo politike publike;

formulimi i një politike (Policy formulation). Kur problemi është identifikuar, duhet të analizohen shkaqet e tij, të propozohen zgjidhjet e mundëshme, pra, të propozohen politika që besohen se mund të  zgjidhin këtë problem;

marrja e vendimit (Decision-making). Midis zgjidhjeve të propozuara, domethënë,  politikave të formuluara, zgjidhet një ose disa që konsiderohen si të përshtatëshme për të ndërhyrë mbi problemin. Autoritetet publike dhe mënyrat e marrjes së vendimit ndryshojnë sipas politikave.

zbatimi (Policy implementation). Në vazhdim, duhet zbatuar vendimi, domethënë, duhen kryer veprimet konkrete;

vlerësimi i rezultateve (Policy evaluation). Për të ditur nëse politika ka arritur objektivat  e saj, duhen vëzhguar efektet që ajo ka pasur mbi problemin, pra të veprohet me një vlerësim të veprimit. Kjo mundëson të përcaktohet nëse politika ka qënë e suksesshme, apo nëse, në të kundërtën, problemi vazhdon. Në këtë rast duhet formuluar një politikë e re.

Shpesh vazhdimi ose përfundimi i një politike konsiderohet si një fazë e gjashtë e cklit të politikave publike.

Vlerësimi i politikës publike përbën sot një disiplinë të vecantë shkencore.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi