Fazat e politikave publike
Fazat e një procesi të politikave publike formojnë atë që zakonisht quhet cikli i politikave publike. Një model standart i ciklit të politikave publike është si më poshtë:
– identifikimi i problemit (Problem definition). Që Shteti të filloj të veprojë mbi një problem, duhet së pari të njohë ekzistencën e tij. Kjo është pika e fillimit të çdo politike publike;
– formulimi i një politike (Policy formulation). Kur problemi është identifikuar, duhet të analizohen shkaqet e tij, të propozohen zgjidhjet e mundëshme, pra, të propozohen politika që besohen se mund të zgjidhin këtë problem;
– marrja e vendimit (Decision-making). Midis zgjidhjeve të propozuara, domethënë, politikave të formuluara, zgjidhet një ose disa që konsiderohen si të përshtatëshme për të ndërhyrë mbi problemin. Autoritetet publike dhe mënyrat e marrjes së vendimit ndryshojnë sipas politikave.
– zbatimi (Policy implementation). Në vazhdim, duhet zbatuar vendimi, domethënë, duhen kryer veprimet konkrete;
– vlerësimi i rezultateve (Policy evaluation). Për të ditur nëse politika ka arritur objektivat e saj, duhen vëzhguar efektet që ajo ka pasur mbi problemin, pra të veprohet me një vlerësim të veprimit. Kjo mundëson të përcaktohet nëse politika ka qënë e suksesshme, apo nëse, në të kundërtën, problemi vazhdon. Në këtë rast duhet formuluar një politikë e re.
Shpesh vazhdimi ose përfundimi i një politike konsiderohet si një fazë e gjashtë e cklit të politikave publike.
Vlerësimi i politikës publike përbën sot një disiplinë të vecantë shkencore.