Mënyrat e vlerësimit të politikave publike
Mund të konsiderohen tre lloj mënyrash të vlerësimit të politikave publike, të cilat në praktikë nuk e përjashtojnë njëra tjetrën:
-Në mënyrën e quajtur menaxheriale, vlerësimi është në kompetencën e vetë administratës publike. Më shumë i besohet ekspertëve, ajo synon në veçanti optimizimin buxhetor të politikave publike. Në këtë rast ajo që bën cilësinë e vlerësimit është pavarësia e vlerësuesit dhe objektiviteti i metodës së përdorur.
– Mënyra pluraliste e vlerësimit bëhet prej partnerëve të jashtëm të administratës dhe publikut që ka qëndrim pozitiv ose negativ për ndërhyrjen. Kjo është më e përdorur në Francë se në shumicën e vendeve demokratike perëndimore. Në këtë mënyrë e rëndësishme është të ketë një bazë informacioni të pranuar nga të gjithë dhe që të shërbej për krijimin e formulimit nga palët që financohen për gjykimet vlerësuese.
– Vlerësimi demokratik, e cila është një mënyrë që synon të nxis kryesisht debatet në gjirin e institucioneve dhe sidomos midis poleve ekzekutive dhe legjislative. Të zgjedhurit këtu kanë një vend qëndror dhe formulojnë publikisht gjykimet mbi vlerën e ndërhyrjeve duke u nisur nga informacionet e mbledhura (si hearings në Kongresin amerikan)
Një prej specifikave të vlerësimit është matja e impaktit real të një ndërhyrje publike të dhënë; duhet që ndryshimi social-ekonomik të jetë i dukshëm. (Shih skemën).
Sigurisht është shumë e vështirë të vlerësohet ky kontribut me saktësi. Metodat që përgjithësisht përdoren kërkojnë të veçojnë kontributin e një ndërhyrjeje duke e krahasuar situatën “me ndërhyrje” me situatat “pa ndërhyrje”, dhe/ose “para ndërhyrjes” me “pas ndërhyrjes”.
Punimet e para të vlerësimit në Shtetet e Bashkuara, të cilat frymëzohen nga mjekësia, kanë kërkuar të përdorin metodën eksperimentale me mostra kontrolli, por kjo shpejt u konsiderua e vështirë të zbatohet për vlerësimin e plolitikave. Të tjera metoda të bazuara mbi një “kundërshti” filluan të përdoren për të vlerësuar një ndërhyrje të thjesht ose për të vlerësuar një tregues të vetëm (për shëmbull, vendet e krijuara të punës). Në rastet e ndërhyrjeve më komplekse se një veprim i izoluar, nuk është e mundur të përdoret kjo lloj metode: në këto raste duhen kërkuar, etap pas etape dhe me mjete të ndryshme, treguesit e efekteve të prodhuara nga ndërhyrja.
Kështu, filluan të përdoren metoda eksperimentale, që imitojnë ato të përdorura në fushat e shkencave mjekësore, ose në përgjithësi, të shkencave të natyrës. Metoda eksperimentale konsiston në testimin e një hipoteze rastësore mbi një popullsi të dhënë, duke krahasuar një grup të quajtur “eksperimental” të përfituesve me një grup “të kontrollit” të jo përfituesve rigorozisht identikë. Metoda kërkon një zgjedhje rastësore të personave për shmangur deformimet që vijnë prek kampionit të zgjedhur. Metoda eksperimentale shpesh konsiderohet si e vetmja mënyrë shkencore e matjes së impakteve, megjithë disa kufizime që vijnë nga mënyra se si zgjedhen kampionet. Për këtë qëllim janë vendosur protokolle të ndryshme në mënyrë që krahasimi i përdorur për matjen e impakteve të jetë sa më real. Zakonisht, sidomos në rastet e politikave komplekse, përdoren metoda mikste, që zgjidhen në përputhje me specifikat e ndërhyrjeve.